Shkencëtarët zbulojnë një planet të ngjashëm me Tokën

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një trup qiellor që rrotullohet rreth një ylli të largët, në konstelacionin e Lirës, mund të jetë planeti më i ngjashëm me Tokën jashtë sistemit tonë diellor. Planeti, të cilit i është vënë emri Kepler 438b, është pak më i madh se Toka dhe sillet rrotull një ylli xhuxh portokalli, që i jep atij 40% më shumë nxehtësi sesa merr planeti ynë prej Diellit. Madhësia e vogël e Kepleri 438b e bën atë që të ketë më shumë gjasa të ketë shkëmbinj, ndërkohë që afërsia e tij me yllin, bën që temperatura të jetë ajo e duhura, që të ekzistojë ujë në të. Një sipërfaqe shkëmbore dhe uji në formë të lëngshme, janë dy nga faktorët më të rëndësishëm që po kërkojnë shkencëtarët kur përllogarisin shanset e një planeti për të qenë i përshtatshëm për zhvillimin e jetës në të.

Kepler 438b, i cili është 479 vjet dritë larg, bën një rrotullim rreth yllit të tij çdo 35 ditë, duke e bërë vitin në këtë planet të jetë 10 herë më i shkurtër se ai i Tokës. Planetet e vegjël kanë më shumë shanse të jenë shkëmborë sesa të mëdhenjtë dhe ky është vetëm 12% më i madh se planeti ynë, kështu që shkencëtarët përllogarisin që Kepler 438b ka 70% shanse të jetë i tillë. Shkencëtarë të Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikën, lajmëruan për ekzistencën e tij bashkë me 7 planete të tjera që ndodhen në zona të banueshme pranë yjeve të tyre. Të gjithë ata janë vrojtuar me teleskopin hapësinor të NASA-s, Kepler, kur kanë kaluar para diellit të tyre, duke bërë që drita e kapur nga teleskopi të pakësohet periodikisht me një sasi të vogël. Një tjetër planet, Kepler 442b, ndodhet në të njëjtën yjësi, 1100 vite dritë larg. Ai është afro 1/3 më i madh se Toka dhe merr afro 2/3 më shumë dritë, si edhe ka 60% mundë- si të jetë shkëmbor, sipas një raporti të publikuar në The Astrophysical Journal. Para zbulimit të këtyre dy planeteve, ata më të ngjashëm me Tokën ishin Kepler 186f, që është 10% më i madh se Toka dhe merr 1/3 më shumë dritë dhe Kepler 62f, që është 40% më i madh dhe merr 41% të dritës. Shkëncëtarët nuk e dinë nëse planetet kanë atmosferë, por nëse ato rrethohen nga shtresa gazi të izoluara, temperaturat e tyre duhet të jenë 0-60 gradë celsius.

Astronomët tani po presin brezin tjetër të teleskopëve, përfshi këtu edhe zëvendësimin e teleskopit Hubble, atë James Webb Space dhe atë European Extremely Large Telescope (teleskopin shumë të madh evropian), të cilët po ndërtohen në shkretëtirën Atacama të Kilit, që do t’i ndihmojnë ata të ekzaminojnë atmosferën e planeteve të largëta për shenja jete. Ndërkohë, shkencëtarët po kërkojnë shenja të tjera, jo të drejtpërdrejta, që planeti mund të jetë i përshtatshëm për jetën. Kështu, po shihet për ekzis- tencën e satelitëve, që shtojnë mundësitë për të qenë i banueshëm. Hëna jonë, për shembull, rregullon lëvizjen e Tokës dhe i bën temperaturat më të qëndrueshme sesa do të ishin pa të. Edhe planetet që janë në të njëjtin sistem diellor me gjigandë gazi, si Jupiteri, janë interesantë, sepse madhësia e madhe e planetit shërben si një mburojë ndaj përplasjes me asteroidët dhe kometat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.