Më i gjati udhëtim me tren në botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Më 9 dhjetor, një tren kinez kreu një udhëtim me distanca të largëta, duke përshkuar 8 vende dhe 13 mijë kilometra për 21 ditë, duke thyer kështu rekordin e udhëtimit më të gjatë me tren në botë. Treni e filloi udhëtimin nga qyteti Yivvu, në Kinën lindore me 18 nëntor dhe kaloi nëpër Kazakistan, Rusi, Bjellorusi, Poloni, Gjermani dhe Francë, për të përfunduar udhëtimin në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Treni transportonte 30 kontenierë të mbushur me lodra, objekte zyre e objekte të tjera dhe mori me vete prodhime spanjolle, si: Verë, vaj ulliri, mish derri, etj., në një përpjekje për të shtuar importin e produkteve spanjolle në tregun kinez. Ky udhëtim përbënte në thelb një test të madh që do të tregonte nëse ekzistojnë mundësitë e vendosjes së lidhjeve të qëndrueshme tregtare mes Spanjës dhe Kinës, ndërkohë që u quajt nga kryetarja e bashkisë së Madridit, Ana Botejo Serrano: “Rruga e mëndafshit e shekullit të 21-të”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.