Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Jehona e klithmave rrënqethëse përplaset honeve të thella të shpirtit të saj dhe kamuflon gjithësinë me petkun e brymës së acart’ përngjan me vello nusërie e gjithçka n’vend e ngrin... sythat s’buisën më, si pranverën e kaluar ata kanë ftohtë... as zogjtë shtegtarë, s’u panë sivjet si mund t’fluturonin pa ajër? ndonjë cicërimë harabeli dëgjohet tek-tuk Ret’ janë të papërshkueshme prej rrezeve të diellit trishtimi i ktheu në ajsbergë qiellorë shpresës dimërake i dëgjohet frymëmarrja e fundit mes rënkimesh. pyetjen e kapën ethet... përse? përse? përse?!

Kujtesa ime

Skender Laze Trebeshina Me kujtesën shpesh jam krenuar Vitet ikin, ajo e freskët gjithmonë Prej saj shumë të mira pata Por edhe të këqija, që i kuptova vonë. Do të doja të bukurat të freskëta t’i ruaja Të këqijat t’i fshija me një gomë të madhe Por të dyja gjurmë të thella aty kanë lënë Herë grinden bashkë e herë hedhin valle. Në shume raste, për fat, e keqja triumfon E mira si një zonjë e madhe hap rrugë Veçse e keqja gjithmonë diçka na mëson Por në fund, ajo që mbetet jam prapë unë...

Aida Previzi Nën petkun e errësirës ty të mban pa prekur Vjedhurazi hyn në endrra, si poezi a prozë Vargje monumentesh skalitur përmbi hekur. Më kot kërkoj rrugëdalje nga kujtimi yt N’ato orë të vona ku malli më rri ngjitur Ty s’të do ‘’harresa’’ edhe pse s’të shohin sytë Kujtimi yt, e dashur, në zemër është skalitur.

Bledi Ylli

Sytë që dua

“Ta dua zemrën”, në heshtje kam thënë Por sytë t’i kam dashur aq shumë Zemrën nuk kam mundur dot të ta shoh Sytë t’i kam adhuruar kur mbesin tek unë. Zemra, për fat, nuk ka gojë të flasë Por sytë flasin aq shumë me zërin e saj Sa herë për mua ajo ka rrahur shumë Ma kanë thënë ata sy, si të zënë në faj E di, sytë shohin shumë, jo vetëm mua Miliona sy të tjerë ka kudo në botë Por kanë tjetër dritë sytë që unë dua I ndjej me kilometra, edhe kur s’i shoh dot...

Aida Previzi

Jam

Në çdo libër që lexon Jam unë që të flas e ti më dëgjon! Në muzikën, kur e dëgjon e në të humbet Unë jam nota, që në çdo qelizë tënden rrëshqet Buzës së detit, kur shkon të qetësohesh Jam vala e tij e të ftoj t’më afrohesh Te dielli që mëngjeseve del... Jam rrezja e tij që fytyrën të përkëdhel! Te hëna lozonjare që del në mbrëmje Unë jam trupi i saj, që ti sodit me ëndje! Në ajrin kur merr frymë lehtë Jam oksigjeni, që të mban në jetë!

Të gjithë të duan

I shoh se si rendin pas teje me mijëra e mijëra meshkuj të tjerë gjaku për ty u vlon në deje

Laerta Kajtani Atë joshje të bukur Veç unë i pari e provova pasionin tënd të çmendur marrëzisht e dashurova Të gjithë të duan asnjë nuk mund të t’ketë se... je e imja përjetë!

Në ëndërr

Erdha përsëri tek i njëjti “Bar-cafe” por kësaj radhe vetëm, pa ty Kamerierët - vonestarët e përhershëm nuk erdhën as t’më pyesnin, për çudi! Siç duket, s’më panë ata njerëz qëndrova heshtur për një kohë të gjatë E zbrazët më dukej tavolina e vjetër që kaq shumë ngjasonte me shpirtin e ngratë! Një shekull e ca më duket kalova duke të pritur, t’më vish përmalluar Të gjitha hyrje-daljet i numërova portreti venitej në sy dëshpëruar! Vendosa të ik, për ku nuk e di s’mbaj mend si erdha, as si do t’shkoj Shtrenjtë e kam paguar gabimin me ty por ndoshta do zgjohem kur dita t’agojë!

Ditëlindjen pa ty

Fatmira Loci Si ta shuaj mallin për ty Kur në shpirtin timë dëborë ka rënë Si do ta festoj ditëlindjen pa ty Pse pranë zemrës nuk të kam. Dimri sivjet na ka marrë inat Vetëm gurë nuk lëshoi nga qielli Ditët me diell të pakta janë Në horizont pres, dukjen e ylberit. Nata qytetin e mbuloi Furtuna dëgjohet gjithandej Dëbora malet i mbuloi E unë në dritare rri e pres. Sytë nga qielli i drejtoj Që të dalloj të bukurin yll Po ti në largësi më qëndron Atje larg, larg në mërgim. Ditët ikin një nga një Trishtimi më kaploi Pres të më dërgosh një shkëndijë Lotët e shpirtit të më pushojnë.

Luljeta Gjosha Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.