TÇjKjeA triN

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

- Vota e popullit grek ishte revoltë ndaj ish-klasës politike e kthyer në kastë, si dhe ndaj masave që e meritojnë në të vërtetë. Standardet nuk ndryshojnë, ardhja në pushtet e Ciprasit me gjak shqiptar nuk do ndryshojë asgjë në lidhje me politikat që ata ndjekin ndaj vendit tonë, megjithëse të majtët, sidomos ata ekstremë, e konsiderojnë veten internacionalistë. Nuk do ta heqin ligjin e luftes me shtetin e kombin tonë, por popujt tanë janë miqësuar mjaft.

uri.

Flora.

Durim Sos-

- Jeta, sado e madhe të duket në sytë tanë, është aq e vogël sa nuk jua merr mendja. Po të pyesim prindërit tanë, ata do ta verifikojnë se jeta tani është, mbas pak nuk është, pra, për mendimin tim, jeta është që çdo moment dhe sekondë të saj ta realizosh vetëm për lumuturi. Sepse siç thotë edhe një fjalë e urtë “ç’të sjell sekondi, s’ta sjell e gjithë jeta”.

- E nderuar Znj. Merita, pyetja ime ishte në sensin satiriko-ironik, po keshtu mund te zgjidhje te pergjigjeshe edhe ti. Ju, ketu, keni diskutuar edhe per “Mustaqet e Çelos”, pse të mos diskutojmë për mustaqet e Jarit, që e kemi edhe President?!

Sosuri

Trendafili i Kuq

- Unë do te falja e do te harroja, kjo është gjetja më e mirë për veten, shiko vetem vijen e finishit, pra objektivin ku i ke vene vetes detyrë të arrish.

Sosuri

Arditi Lushnjë.

Durim

- Rrobat lahen më pluhur rrobash, padrejtësia me drejtësi kështu që po më bën keq do të bëj. Jo për gjë por Nënë Tereza nuk jam që të fal dhe as Zoti kështu që do paguaj me të njëjtën monedhë.

- Sigurisht, patjeter që mjeket duhet të testohen, sidomos ata të ketyre 20 vjetëve të fundit. Shumica e ketyre janë bërë mjeke me miq me lek e ndonjeherë edhe me mall, por duhet te testohen nga njerëz te niveleve Akademike jo nga koleget e ulët se prapë mund tja hedhin, e njëjta vlen edhe per Mësuesit.

Durim

- Është një gjendje shumë e vështirë për një person që i qëllon ky lloj problem. Unë mendoj se duhet ta ndihmosh tjetrin që të dalë nga kjo lloj rruge që ka marrë, unë dikur e bëra, por duhet shumë kohë që t’ia dalësh mbane, vetëm me shumë mundim do keni rezultatet që prisni. Nuk mund të lësh në baltë jo të fejuarin, por as edhe shok.

- Do ndahesha pa as më të voglin dyshim nga 1 bixhozxhi, sidomos kur nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë e ti nuk ke mundësi ta ndryshosh, ndahu.

Durim Sosuri.

Studentja.

Vagabondja.

Elle.

- Do mërzitesha se është mbase normale, por ka edhe zgjidhje të tjera po deshi të jetojë me mua do i kërkoja të merrnim një femijë nga shtëpia e fëmijës. Po nuk pati mundësi ekonomike do gjeja zgjidhe tjetër e cila është të bësh fëmijë me gjilpërë nga një spermë e panjohur. Do jetonim siç jemi dhe do kishim fëmijë.

- Po sa me fat je mi goce, ne edhe pse i kemi hapur sytë si bufi, s’po na bien jo mashkull, por as edhe pluhur ne qerpik kurse ti ke dy hajde hajde Nisa sa fat paske hahaha. Pastaj sa mirë meshkujt mbajnë nga dy apo tre femra në të njëjtën kohë ashtu bëja dhe ti mbaje aty dhe atë që s’ta plotëson njëri, ta plotëson tjetri. vetëm aty, por edhe në spitale të tjera. Mbaj mend një herë vajta me vëllain se kishte problem te dora dhe kishim nevojë për kirurg, prisnin njerzit në rradhë ashtu bëra dhe unë. Kaloj pak kohë dhe spo shikoja asgjë dhe pyeta” është doktori ktu apo jo” dhe më thanë jo, u tërbova dola të kërkoja doktorin dhe e solla në zyrë duke I bërtitur se njerzit ishin të sëmurë ndërsa ky pinte kafe. Këta janë spitalet tona të bukura, mos rafshim në duart e tyre se na piu e zeza.

Arti.

Klevisi.

- Tamam o Merita, sapo hymë, direkt filluan krimet. Më duket se krimet janë bërë si puna e sahatit tik-tak dhe vrasje. Po kemi kaluar nga mendja, o njerëz! Nuk mund të lëvizim të lirë sepse rreziku mbijeton gjithandej, këtu vjen lypësi të kërkon para dhe po nuk i dhe, të godet si i çmendur. Ç’të presësh pastaj të lëvizim të gjithë me armë në dorë për të mbrojtur veten tonë? Aman, se po na bën kriminelë vetë shteti!

Kastrioti

- Çfarë pas një muaji? Tani i kapin dhe pas dy orësh janë jashtë! Po ku kemi ne ligje dhe shtet që të rrinë një muaj brenda apo aq sa duhen dënuar?! Korrupsioni këtu ekziston 100 %, prandaj edhe bëhen gjithë këto krime dhe vjedhje, se të gjithë një grup janë, si shteti, si gjykata, si policia. Të gjithë bashkë, hanë e pinë, bëjnë krime e vjedhje, prandaj dhe nuk po e merr veten kurrë ky vend. dhe pse të na vëjë gjoba aq të mëdha, sikur kemi punë të përditshme apo rroga të mira na e bëri këtë poshtërsi?! Të paguaj energjinë jam dakord, por jo atë që nuk e kam shpenzuar. Më në fund, të na ndihmojnë sadopak të marrim veten se na grinë fare, çdo ditë e nga pak.

Gerti.

- Bashkëshorti thuaj, jo i dashuri, prandaj dhe do e pranoja, se është njeriu i jetës sime, por nga ana tjetër, nuk do të ishte keq të merresha me ndonjë aktivitet që mund të më japë edhe një liri edhe një krijim. Sado para të kesh, kur nuk krijon dhe nuk të falënderojnë për atë që bën, nuk ka vlerë jeta, kështu që do t’i kisha edhe paranë dhe në njëfarë mënyre do bëja diçka të vlefshme.

Drita

- Hahaha, më vjen të qesh sepse çdo vit që ikën, më ka lënë shumë pengje dhe mund të mbush një roman me pengjet e viteve, por shpresa vdes e fundit dhe shpresoj se ky vit do të më japë një gjë të mirë, s’dua asgjë tjetër, të kap një llotari të mirë që të kem një të ardhme të rehatshme dhe të ndihmoj edhe të tjerët që kam afër.

Elle.

Besi.

- Kam pothuajse 20 vjet që fal, fal e fal e tani ka ardhur një kohë që edhe u rrita, por edhe nuk fal më, bëre gabim, të vura vizë të kuqe dhe të fshiva nga harta e jetës sime. Jo, nuk hakmerrem, por edhe nuk merrem më me asnjë, sepse thjesht nuk ia vlen të harxhosh kohë për askënd.

- Avash ti, se nuk janë më femrat ato që kërkojnë një martesë të pasur, por edhe çunat dhe nuk flas vetëm për tani, por gjithmonë kështu ka qenë. Kisha një shokun tim që thoshte “unë do martohem me shumë zero nga pas” isha i vogël dhe jo i djallëzuar, por mbas shumë vitesh, kur u takuam, e dini se ç’më tha “u martova me njërën që ka pasuri të paparë. Atë që desha, e realizova, bëra martesë me shumë zero nga pas” atëhere e kuptova se ç’donte të thoshte. Pra, për mua, jemi njësoj.

Flora

Artjola.

Mamaja

Adriani

- Mbyllni sytë dhe mendoni tjetrin duke të të shqetësuar orë e sekondë. Po e bëtë, do shihni se sa e lodhshme është kjo gjë, në mes një çifti. Pra, sa më lirë ta lësh tjetrin, aq më shumë do ta kesh në jetë, sa më ngushtë t’ia biesh duhet të dish se i keni orët e numëruara bashkë.

- Po thuhen gjëra të tilla te vëllai, o njerëz? Po sigurisht që do bëja të paditurën dhe nuk do t’i tregoja kurrë. Mendja e njeriut tani është normale dhe për sekonda, tjetrit i kalon truri dhe bëhet kriminel. Pra, s’do t’i thoja kurrë, por do të mundohesha t’i tërhiqja veshin nuses dhe do ta ktheja në rrugë të mbarë.

- Aman, të mbyllet, se dy fëmijët e mi ditë dhe natë janë aty e po ikën shkolla për lesh, ta them troç. Unë do ndihesha shumë e lumtur sikur dikush ta mbyllte, se jo vetëm fëmijët e mi, por edhe shumë familje janë ndarë për shkak të Facebookut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.