A mund të bëj bashkim familjar me babain?

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant me banim në Torino, me leje qëndrimi afatgjatë, së bashku me bashkëshorten. Jam në marrëdhënie pune dhe kam marrë një shtëpi me qira, të cilën e paguaj rregullisht. Dua të bëj bashkim familiar me babain, për arsye se është i moshuar dhe nuk ka kush t’i shërbejë. Një vëlla që është në Shqipëri është në kushte invaliditeti dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë, si nga ana financiare, ashtu edhe për përkujdesje. Si duhet të veproj për të bërë bashkimin familjar?

- I nderuar letërshkrues, krahas bashkimeve familjare me bashkëshortet ose me fëmijët e mitur, ekziston mundësia për bashkim familjar edhe me prindërit, por kushti është: Prindërit duhet të jenë mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për të mbështetur ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara. Për të bërë bashkim familjar me prindin, është e domosdoshme të paraqisni këto dokumente që vlejnë për të gjitha bashkimet familjare:

- formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur).

- pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); - një fotokopje e pasaportës; - 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser; - certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës);

- fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar, me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim;

- fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI).

- Për aplikimet për bashkim familjar për prindër mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për t’i mbështetur ata për motive të rënda shëndetësore të dokumentuara. a) Certifikata e lindjes së fëmijës që kërkon ribashkimin; b) certifikatën e trungut të familjes, nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar; c) fotokopje e lejes së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin kur një ose më shumë fëmijë do të jenë rezidentë në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike konsullore në këtë vend). d) certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës, duke deklaruar se fëmijët që jetojnë në Shqipëri, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore të dokumentuar, e kanë të pamundur jetesën e tyre.

Theksojmë se aktualisht, kërkohen edhe dokumentacione nga bankat, që vërtetojnë transfertat në cash, në favor të prindit, me të cilin kërkohet bashkim familjar. Në fillim të janarit, si çdo vit, INPS ka rivlerësuar shumën vjetore të të ardhurave që duhet të realizojë aplikuesi për vitin 2015, duke e rritur atë në 5.830,76 euro. Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.