Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

Më thyente xhama - Kam parë në ëndërr sikur një person më thyente xhama në trup. Ato thyheshin pas përplasjes në tokë dhe copëzoheshin në trupin tim. Nuk më dilte gjak, ama. Çfarë kuptimi ka?

- Ëndrra tregon që do të ndiheni i lënduar nga ky person. Ju nuk i shpreheni për dhimbjet që ju ka shkaktuar dhe kjo gjë do t’ju dhembë akoma më shumë. Duhet të jeni më të hapur nëse nuk do donit mes jush të vihej një mur i madh, që më vonë, do të jetë më e vështirë të kapërcehet.

Hodha pasqyrën - Në ëndërr pashë sikur hodha një pasqyrë nga dritarja dhe thashë me vete: “Sa gjynah!”. Pastaj, pashë sikur isha në makinë me ish- të dashurin dhe ai thoshte për një gocë: “Sa më pëlqen ajo bjondja!”. Unë u ndjeva shumë keq që ai fliste në syrin tim ashtu. Dua një shpjegim. Juera.

- E dashur Juera, keni nevojë t’i sqaroni më mirë me veten tuaj disa çështje të cilave keni qenë vetë ju që u keni dhënë drejtim, por në të njëjtën kohë, edhe ndjeni një lloj pendese. Hedhja e pasqyrës do të thotë që ju shpesh i bëni gjërat pa i menduar shumë. Keni nevojë të reflektoni me veten tuaj përpara se të arrini në një përfundim apo në veprime të rëndësishme. Ish-i dashuri është pjesë e këtyre mendimeve që keni ju, por tashmë çfarë ka ikur, nuk mund të kthehet më, vetëm kini kujdes për të ardhmen.

Vëllai që nuk jeton më

- Përshëndetje! Kam parë mbrëmë vëllain që ka një vit që më ka vdekur, sikur unë i vajta te varri dhe ai u çua. U gëzova dhe e shikoja se mos kishte ndryshuar trupi i tij një vit nën tokë, por vetëm flokët i kishin rënë, kurse trupi ishte i njëjti, i bukur yll, siç ishte në të vërtetë. Unë i thashë: “Si ka mundësi? Me çfarë je ushqyer këto kohë? S’ke ndryshuar fare!”. Ai më hodhi dorën në qafë dhe u nisëm për në shtëpi, të gëzuar që të dy. Më tha: “Jam përpjekur të dal, por nuk dilja dot, se ju më futët të gjallë aty”. Unë mendoja çfarë kishim vënë në arkivol, por vetëm rroba mendova. Rrugës na flisnin njerëz të çuditshëm. Pastaj m’u shfaq nusja e tij, që ishte e mërzitur e vetëm ne gëzonim. Nuk e di ç’do të thotë, por di që humbja e tij më ka shkatërruar.

- Ëndrra juaj është shumë e qartë... Ju kanë ngelur shumë pengje të lidhura me të, gjë që shfaqet shumë mirë edhe në ëndrrën që keni parë. Më vjen keq për humbjen e vëllait tuaj, uroj që dhimbja që keni, t’ju zbutet me kalimin e kohës dhe të mbani mend vetëm gjërat e bukura që keni kaluar me të. Ëndrra juaj tregon një lloj pengu që ju ka ngelur ndaj tij. Ju ndiheni keq apo fajtor për humbjen e tij, por kjo s’ka kuptim dhe s’keni arsye pse të mërziteni, sepse nuk është faji juaj. Kjo është arsyeja pse ju e shikoni në ëndërr, sepse ju vijnë llojlloj mendimesh në kokë në lidhje me të. Përse e quani veten fajtor? Nuk keni arsye, ishte e shkruar që ai aq të jetonte. Duhet të shkoni të ndizni ndonjë qiri për të, të luteni për shpirtin e tij e qetësinë tuaj dhe mos mendoni më negativisht, apo të keni brerje ndërgjegjeje, sepse i bëni keq vetëm vetes tuaj dhe vëllait tuaj në atë botë. Të vdekurit shfaqen në ëndrrat tona në shumicën e rasteve, kur nuk jemi mirë shpirtërisht. Përpiquni të qetësoheni, të mendoni gjëra të bukura, të jetoni jetën tuaj dhe do të shikoni që edhe ëndrrat tuaja do të ndryshojnë. Çfarë ju ka thënë vëllai në ëndërr, është mendimi juaj, pengu juaj pa arsye, asgjë më tepër. Duhet të kujdeseni më shumë për veten e për ata që ju rrethojnë dhe vazhdoni jetën përpara. Gjithë të mirat.

Vajzës i ra një shkëmb - Kam parë në ëndërr vajzën time, sikur po kullosnim lopën në një shpat mali. Unë fillova të ecja nëpër mal dhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.