Këpus flokët sa herë kam probleme

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje që po më mundon shumë, që ta di nëse është ves apo shqetësim nervor. Ju lutem, doktor Agroni më ktheni një përgjigje; ju ndjek rregullisht prej shumë vitesh. Jam 26 vjeçe, e pamartuar. Sa herë që shqetësohem në punë apo edhe në familje, prek pareshtur fijet e flokëve, madje edhe i këpus (flokët i kam të gjatë). Ju lutem, më ndihmoni, si duhet të veproj? Çfarë duhet të përdor, a duhet të përdor ndonjë ilaç? P r e s përgjigje; ju lutem, më ndihmoni. Faleminderit. Ada.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Sipas të dhënave tuaja, unë mendoj se vuani nga shqetësime nervore që ne i quajmë “tike” apo “vese”, që hasen në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm e kur janë të shqetësuar, apo kalojnë një situatë të vështirë, ose

-

ndodhen në ambiente që u krijojnë emocione të forta. Njerëz të ndryshëm i kanë këto tike në forma e shfaqje të ndryshme, si për shembull, lëvizin nga karrigia kur janë ulur, ose bëjnë sikur rregullojnë rrobat, apo flokët, ose fusin gishtin në gojë etj. Në këto raste, konsultimi me një mjek neuropsikiatër do të sillte zhdukjen e këtyre tikeve. Për shembull, mund të përdoret kjo skemë mjekimi për një periudhë 1 mujore:

1. Stugeronë 25 mgr. 3 x 1 kokërr pas buke.

2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr pas buke.

3. Neurobexi 3 x 1 kokërr pas buke.

4. Shmangni pijet nxitëse të Sistemit Nervor Qendror. Ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.