Kam shumë dhimbje qafe

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

- Këto kohë kam shumë dhimbje qafe, a nga lagështia apo nga spondiliatroza në qafë, s’e kuptoj. Çfarë të bëj që t’i evitoj këto dhimbje? Pres një përgjigje nga ana juaj. Theksoj që po kaloj edhe një periudhë stresante. Faleminderit.

Dr. Fatos Hoxha, reumatolog: Së pari, duhet të evitoni stresin. Bëni shëtitje në ajër të pastër mbasditeve, në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm. Çdo mëngjes, bëni të pak-

-

tën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. Dushin, bëjeni me temperaturë mesatare. S’duhet të harroni të merrni në rregull ilaçet që ju ka caktuar mjeku juaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.