Yetje - ërgjigje ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRG JIG PËR GJITHÇKA -

- Kam nevojë për përgjigjen tuaj... Si ta kuptoj që partneri im ka prirje homoseksualizmi ose biseksualizmi? Faleminderit.

- Pyetja juaj është pak e ndërlikuar... Pse e them këtë? Sepse askush tjetër përveç jush, nuk mund ta kuptojë nëse partneri juaj është homoseksual apo biseksual. Përgjigjen tjetër mund ta gjeni nga një psikolog, i cili duke i bërë disa pyetje partnerit tuaj, do të zbulojë prirjen e tij. Edhe ju mund t’i bëni një lloj testi, pa e kuptuar ai. Provokojeni me pyetje të tipit: “Çfarë e tërheq te një femër, po te një mashkull? Të pëlqen të bësh marrëdhënie intime me të dyja gjinitë?”. Këto, sigurisht, bëjani në formë shakaje sepse mund të ofendohet dhe të merrni përgjigje që mund t’ju lëndojnë. Ose shoqërohuni sa më shumë me të, gjithmonë duke pasur pranë edhe shoqërinë tuaj dhe shikoni me vëmendje sjelljen e tij si ndaj meshkujve, ashtu edhe ndaj femrave. Megjithatë, nëse ai është me ju, do të thotë se ka diçka që e tërheq te ju, pra, pak e vështirë të konfirmohet nëse është homoseksual apo biseksual. E keni ju në dorë ta vërtetoni këtë gjë, gjithmonë, pa u bërë me fiksime në këtë çështje...

- Jam 28 vjeçe, nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me një

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

mashkull dhe ky që kam është burri i parë për mua. U bënë gati 7 muaj që bëjmë seks dhe unë nuk arrij asnjë lloj kënaqësie, ndërsa ai arrin në orgazëm dhe është shumë i kënaqur. A do të arrij unë ndonjëherë të eksitohem e të ndjej kënaqësi si të gjitha femrat e tjera? Theksoj që e dua partnerin tim.

- Rëndësi ka që ju e doni partnerin tuaj, të tjerat rregullohen me kalimin e kohës. Nuk jeni ju e vetmja femër që e vuani këtë problem, aq më tepër mosha juaj, e cila nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale, pa eksperiencë, do ta ketë pak më të vështirë për të arritur kënaqësinë seksuale. Do t’ju sugjeroja të lexoni më shumë rreth temave seksuale, të shihni edhe filma erotikë dhe të masturboheni vetë, në mënyrë që të zbuloni pikat tuaja të kënaqësisë. Në momentin që do t’i zbuloni, mund t’ia thoni dhe partnerit tuaj dhe t’i kërkoni ndihmë që t’ju ndihmojë ta arrini edhe ju kënaqësinë seksuale, siç e arrin ai. Në momentin që nuk keni probleme shëndetësore, të tjerat rregullohen, vetëm ruani qetësinë dhe mos u bëni me ankth kur bëni dashuri. Flisni hapur me partnerin dhe hapni edhe tema erotike; kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë.

- Unë kam dy vjet pa bërë seks. A ka mundësi të ngjaj si e virgjër tani, pas gjithë kësaj kohe?

- Nuk mund të jeni më e virgjër, edhe pse keni kohë që nuk keni bërë seks. Kur himeni prishet, ai nuk kthehet më siç ka qenë. Thjesht, organi juaj seksual mund të jetë mbyllur pak, por ai është krijuar që të jetë elastik, si ndaj marrëdhënieve seksuale, ashtu edhe gjatë lindjes. Rëndësi ka që kur të rifilloni marrëdhëniet seksuale, preludi i dashurisë, pra, përkëdheljet, të jenë pak më të gjata se herët e tjera, në mënyrë që muskujt e vaginës të çlirohen dhe të keni lubrifikimin e duhur gjatë marrëdhënieve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.