Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Beni, vrapon me të shpejtë drejt shoferit të një makine, që po parkon:

- Zotëri, ju lutem, më jepni pak benzinë! Ka marrë flakë shkolla...

Një grua me katër fëmijë, fton për drekë të vjehrrën, ndërkohë që i shoqi është në punë. Gjatë drekës, Matilda e pyet të ëmën se si ka lindur vëllai, Fredi dhe e ëma, e vënë në siklet, përgjigjet:

- Erdhi një shqiponjë dhe e la para portës...

Pastaj Matilda pyet se si lindi e motra, Flavia dhe mami, akoma më në siklet se më parë, i thotë se Flavian e solli një pelikan. Por vajza nuk ndalet pa e marre vesh se si ka ardhur në jetë edhe vëllai i vogël, Markoja...

- Atë e solli një lejlek... - thotë mamaja, - dhe e la para portës, si të tjerët...

Atëhere, vjehrra, e lum- tur që e ka zbuluar sekretin, i thotë: - Hëm... isha e sigurtë se kanë qenë zogj të ndryshëm...

- Uau, doktor! Ç’është kjo? 200 euro vetëm për të shkruar nja dy rreshta, në një copë letër?

- Zonjë… për të shkruar ato “dy rreshta”, siç thoni ju, mua m’u desh të studioja plot 30 vjet!

- E çfarë pastaj? Duhet të paguaj unë, pse ju jeni pak i trashë nga trutë?

- Zotëri, më falni, po pse keni vënë nga një banane në secilin vesh?

- Që të mos më afrohen arinjtë... - E ku ka arinj këtu? - E sheh që funksionon?!

- I dashur, pasi të marto- hemi, ti do t’i ndash me mua hallet e tua... - Po unë nuk kam halle... - Do të kesh, i dashur, do të kesh...

Dy shoqe po bisedojnë dhe njëra, vendos t’i tregojë tjetrës, sekretin e saj:

- E di cili është kompleksi më i madh që kam? Më duket vetja e shëmtuar...

- Oh, më beso! Ti nuk ke asnjë kompleks...

- Më ka zënë belaja me gruan... - i thotë njëri, shokut të tij të ngushtë. - Ajo ka një ves të keq që unë s’po ia heq e s’po ia heq dot... - Çfarë vesi? - Po ja, del natë për natë... - E ku shkon? - Më kërkon mua...

- Si po ecën? - pyet i verbëri, topallin.

- Siç e sheh... - i përgjigjet topalli të verbërit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.