Babi i Ledrit vlerësohet me çmim

Intervista - - JAVA VIP -

Agron Vula, babai i reperit Ledri Vula, është vlerësuar me çmimin “Montazhi më i mirë” në filmin “Agnus Dei”, me regji të Agim Sopit, në festivalin “Mostra Internacional de Cinema da Amazona”, i cili mbahet tradicionalisht në kryeqytetin e Amazonës, në Brazil. Në këtë festival, i cili është zhvilluar në datat 24-31 janar, kanë marrë pjesë 400 filma nga 32 shtete. Siç edhe dihet, babi i Ledrit është një regjisor i njohur dhe me çmimin e marrë, vërtetoi profesionalizmin e tij. Ledri është shprehur mjaft krenar për babain e tij. Ka qenë pikërisht familja ajo që këmbënguli që Ledri të shkëputej nga “Baba Stars” dhe konfliktet e shumta që ky label kishte me reperin Noizy. Tani, Ledri u rikthye solo, gjë që ka pasuar me sjelljen e këngëve dhe bashkëpunimeve mjaft të suksesshme nga ana e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.