Hoze Luisi i propozon Monserratit

Intervista - - TELENOVELA -

Viktori dhe Nadia, gjithashtu janë gjallë dhe Nadia ka sjellë në jetë një vajzë të cilën ata të dy e kanë quajtur Viktoria. Tashmë, Nadia është e verbër, për shkak të aksidentit me avion. Ata të dy shkojnë të vizitojnë Alehandron në spital, por Viktori është shumë pesimist për gjendjen e shokut të tij dhe thotë se, me siguri, Alehandroja nuk ka për të dalë kurrë nga koma.

Monserrati shkon të takojë Hoze Luisin dhe i thotë atij se tani e ka parë videon në telefonin e Alehandros. Ajo e falënderon Hoze Luisin për atë që ka bërë për të dhe i kërkon të falur për mënyrën se si ajo e ka trajtuar... Hoze Luisi i thotë se të gjithë këtë e ka bërë vetëm që ajo të jetë e lumtur... Monserrati i thotë se ka qenë shumë e lumtur dhe se sakrifica e tij do të thotë shumë për të... Ata të dy përqafojnë njëri- tjetrin dhe qajnë për bashkëshortët e tyre të vdekur, por në fund të fundit Monserrati ka një fëmijë, ndërsa Hoze Luisi është fare i vetëm në këtë botë...

Ai e pyet Monserratin nëse pas gjithë këtyre viteve, ndjen ende diçka për të. Mon- serrati stepet për një moment dhe pastaj i thotë se e ka shumë për zemër, por dëshiron që ata të mbeten shokë. Hoze Luisi i thotë se as që bëhet fjalë të jenë vetëm shokë së bashku...

Refuhio i thotë Monikës se edhe ai është i dashuruar me të, por vetëm pati frikë t’ia thoshtë vetë i pari. Ai i puth dorën, por ajo acarohet dhe i bërtet se është e dashuruar me Dimitrion e jo me të!

Hoze Luisi i kërkon Monserratit të dalin së bashku në një takim dhe ajo pranon. Monserrati del me Esmer- aldën, e cila i thotë se jeta po i jep asaj dhe Hoze Luisit një shans të dytë për t’u dashuruar, ndaj duhet të përfitojë nga ai shans. Monserrati i thotë se do të dalë në takim me Hoze Luisin, vetëm nëse bashkë me ta, do të dalin në takim edhe ajo me Refuhion...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.