Disa arsye të pazakonta pse shtojmë në peshë

Intervista - - SHENDET -

Nëse po merr ni më shumë kalori se zakonisht, apo keni pakësuar sportin, është normale të shtoni në peshë. Por, nëse e bëni gjithçka si më parë dhe përsëri po shtoni në peshë, duhet ta kërkoni më thellë shkakun e këtij shtimi... Ja, çfarë duhet të dini!

1. Mungesa e gjumit

Ka dy arsye pse mund të shtoni në peshë kur keni probleme me gjumin. Së pari, nëse flini vonë, ka gjasa të hani vonë natën, gjë që do të thotë të merrni edhe më shumë kalori. Një tjetër arsye është ajo që ndodh në trupin tuaj, kur keni mungesë gjumi: Ndryshimet në nivelin e hormoneve shtojnë urinë dhe oreksin e gjithashtu, ju bëjnë të mos ndjeheni shumë të ngopur pasi keni ngrënë.

2. Stresi

Kur kërkesat e jetës bëhen shumë të fuqishme, trupi ynë kalon në fazën “e mbijetesës”. Ai sekreton kortizolin, “hormonin e stresit”, që shkakton një rritje të oreksit. Pastaj, është e qartë se ne kërkojmë ushqime kalorike që na bëjnë të ndjehemi mirë kur jemi të stresuar. Ky kombinim është terreni ideal për të shtuar në peshë.

3. Ilaçet antidepresive

Një nga efektet e padëshirueshme të disa antidepresivëve është shtimi në peshë. Flisni me doktorin për të bërë ndryshime në trajtimin tuaj, nëse mendoni se ilaçi ju shton në peshë, por mos e ndërprisni apo ndryshoni kurrë ilaçin tuaj vetë. Ka njerëz që pësojnë një shtim në peshë pas fillimit të tra- jtimit, thjesht sepse ndjehen më mirë, gjë që e shton oreksin. Në fund, edhe depresioni në vetvete mund të shkaktojë shtim në peshë.

4. Steroidet

Mjekimi me steroide (ilaçe antiinflamatore), siç është prednisone, njihet për shtimin në peshë. Mbajtja e lëngjeve dhe oreksi i shtuar janë arsyet kryesore. Disa njerëz mund të shohin një ndryshim të përkohshëm në mënyrën se si trupi i tyre grumbullon dhjamë gjatë marrjes së steroideve, në vende si fytyrë, bark, ose pas qafës. Nëse keni marrë steroide për më shumë se një javë, mos i ndërprisni men- jëherë, sepse kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Flisni me doktorin tuaj më parë.

5. Ilaçet

Disa ilaçe të tjera janë të lidhura me shtimin në peshë. Lista përfshin ilaçe antipsikotike (të përdorura për të trajtuar çrregullime si skizofre- nia dhe çrregullimi bipolar), bashkë me ilaçet që trajtojnë migrenën, ngërçet, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Këshillohuni me doktorin për të gjetur ilaçin që trajton simptomat tuaja dhe pakëson efektet dytësore.

6. Mos u nxitoni për

pilulën

Ndryshe nga ç‘ mendohet, kombinimi i pilulave kontraceptive ( estrogeneve dhe progesteronit) nuk është provuar se shkakton shtim të gjatë në peshë. Mendohet se disa gra që marrin pilula të kombinuara, mund të kenë një lloj shtimi në peshë të lidhur me mbajtjen e lëngjeve, por zakonisht, kjo nuk zgjat shumë. Nëse ende nuk jeni të bindur, atëhere flisni me doktorin tuaj.

7. Hipotiroidizmi

Nëse tiroidja juaj nuk prodhon aq sa duhet hormon tiroidik, ka gjasa të ndjeheni të lodhur, të dobët, të keni ftohtë dhe të shtoni në peshë. Pa sasinë e duhur të hormonit të tiroides, metabolizmi juaj ngadalësohet, gjë që shton mundësitë për të marrë kilogramë të tepërt. Edhe një tiroide që funksionon në kufirin minimal të mundshëm, mund të shkaktojë shtimin në peshë. Trajtimi i hipotiroidizmit me ilaçe mund t’ju bëjë të bini pak në peshë.

8. Mos akuzoni

menopauzën

Shumica e grave shtojnë në peshë rreth menopauzës, por ka mundësi që hormonet të mos jenë shkaktari i vetëm për këtë. Plakja ngadalëson metabolizmin, kështu që ju digjni më pak kalori. Edhe ndryshimet në stilin e jetesës (si për shembull pakësimi i sportit) luajnë rolin e tyre. Por ai që ka lidhje me menopauzën është vendi ku grumbullohet dhjami, më shumë rreth belit, sesa në ije dhe kofshë.

9. Sindroma e Cushing-ut

Shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme e sindromës së Cushing-ut, si pa- sojë e të cilës trupi prodhon shumë hormon stresi, kortizol, i cili shkakton shtimin në peshë dhe çrregullime të tjera. Ju mund ta keni këtë sindromë nëse merrni steroide për astmën, artritin apo lupusin. Kjo ndodh edhe kur gjendrrat tuaja prodhojnë shumë kortizol, ose mund të jetë e lidhur me një tumor. Shtimi në peshë bëhet më shumë rreth fytyrës, në qafë, në pjesën e sipërme të kurrizit, apo bel.

10. Sindroma e vezoreve

polikistike (PCOS)

PCOS është një problem hormonal i zakonshëm te gratë në moshën pjellore. Shumica e këtyre grave kanë kiste të vogla në vezoret e tyre, gjë që shkakton një çrregullim hormonal që ndikon në ciklin menstrual të gruas dhe mund të shkaktojë akne e pilozitet (qime) të tepruar. Gratë me këtë sindomë janë rezistente ndaj insulinës (hormonit që kontrollon sheqerin në gjak), gjë që mund të shkaktojë shtimin në peshë. Pesha ka tendencë të grumbullohet në zonën e barkut, duke i bërë këto gra të rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës.

11. Lënia e duhanit

Lënia e duhanit është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin. Kur e lini atë, mund të shtoni pak në peshë, por jo aq sa mund të mendoni. Në përgjithësi, njerëzit që e lënë duhanin, shtojnë më pak se 5 kilogramë, por ju duhet të mos ndjeni më uri disa javë pasi e keni lënë, gjë që lehtëson punën për të rënë në peshë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.