Ç’duhet të bëni nëse shtoni në peshë papritur?

Intervista - - SHENDET -

1.

Mos i ndërprisni apo ndryshoni ilaçet pa u këshilluar më parë me mjekun. Vlerësojeni rëndësinë e ilaçit që jeni duke marrë, pasi ai mund të jetë kritik për shëndetin tuaj. Shtimi në peshë mund të ketë edhe shkaqe të tjera dhe doktori mund t’ju ndihmojë të gjeni se çfarë po ndodh.

2.

Mos e krahasoni veten me persona të tjerë që marrin të njëjtin ilaç. Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat efekte dytësore ndaj të njëjtit ilaç. Edhe nëse një ilaç e ka bërë dikë tjetër të bjerë në peshë, mund të

mos ndodhë e njëjta gjë me ju.

3.

Nëse shtimi në peshë ka ardhur për shkak të mbajtjes së ujit, kini parasysh se kjo peshë nuk është e përhershme dhe nuk është dhjamë. Pasi të keni ndërprerë ilaçin apo problemi juaj të jetë rregulluar, fryrja nga uji mund të pakësohet. Ndërkohë, pakësoni kripën nga ushqimi.

4.

Konsultohuni me doktorin për ndonjë ilaç tjetër që mund të merrni. Në shumë raste, ai mund të bëjë zëvendësimin e ilaçit me një tjetër që nuk ka të njëjtin efekt dytësor.

5.

Mësoni nëse shtimi në peshë shkaktohet nga një ngadalësim i metabolizmit, ose nga ndonjë problem tjetër mjekësor, apo mjekim. Në rastin e parë, zhvilloni aktivitete fizkulturore që nxisin metabolizmin. Vazhdoni të lëvizni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.