Nëse ha më pak, frenon plakjen

Intervista - - SHENDET -

Dietat që kufizojnë marrjen e kalorive janë të afta të frenojnë plakjen. Zbulimi është bërë nga studiuesit e Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Nju Jorkut. Studimi, që është prezantuar në Kongresin e Shoqërisë për Neuroshkencën, në Uashington, ka treguar se një regjim ushqimor me një sasi të ulët kalorish, bllokon te minjtë zhvillimin e 900 geneve të ndryshme, të lidhura me plakjen. Shkurt, fjala e urtë se “je ajo që ha”, ka tashmë një bazë që përforcon tezën e nutricionistëve: Dieta të lehta, me pak karbohidrate, mund të na bëjnë të jetojmë më mirë dhe më gjatë.

“Studimi ynë, thotë Stefen Xhinsberg, autori i studimit, tregon se konsumimi i pak kalorive është praktikisht i aftë të ndalojë veprimin plakës të disa geneve. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se pakësimi i ushqimit mund të jetë burimi i rinisë, por ka disa elementë në favor të tezës se një ushqim “i lehtë” mund të vonojë efektet e plakjes dhe të disa sëmundjeve neurodegjeneruese”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.