11 gjëra që burrat duan vërtet të bëjnë ditën e Shën Valentinit

Intervista - - INTIMITET -

Shumë seks, shumë dashuri, shumë mish dhe juve, përkrah. Një program i tërë... 1. Të bëjnë dashuri. Ja një gjë që burrat duan vërtet ta bëjnë për Shën Valentin dhe në ditët në vazhdim. U punon mendja, apo jo?

2. Të shkojnë në një restorant ku mund të hanë biftek.

Nëse shkoni në një restorant shik për të festuar, duhet të paktën të ketë biftek... për të.

3. Të bëjnë dashuri prapë...

...vetëm për ta marrë veten nga hera e parë.

4. Të japin dhe të marrin çokollata.

Duhet thënë se janë të mira, por dijeni që burrat preferojnë më shumë një biftek të mirë, sesa një kuti me çokollata.

5. Të luajnë lojëra elektronike.

Jo lojëra inteligjence, se nuk janë shumë romantike, por sidoqoftë, lojëra elektronike.

6. Të injorojnë festën dhe të bëjnë diçka zbavitëse.

Të ikën gjithë qejfi kur kopjon të tjerët, si të ishe robot.

7. Të flenë gjumë në drekë.

Kjo mund të përfshijë edhe përkëdhelje, por jo medoemos. Burrat, thjesht, do të donin të shihnin ëndrrat e grave...

8. Të shkojnë në një vend të magjepsur.

Nëse një vajzë propozon të shkojnë në një vend të magjepsur për Shën Valentin, ai do të jetë gati të martohet me të. Mendojeni këtë...

9. Të pinë shampanjë... shumë.

Të vish në qejf nuk është shumë shik, por është zbavitëse (abuzimi me alkoolin është i dëmshëm për shëndetin).

10. T’u premtohet se nuk priten prej tyre poema dashurie... as tani, as më vonë.

Kjo është diçka e bezdisshme dhe e pamundur për një burrë, megjithëse jo për të gjithë...

11. Të kenë një ditë pushimi.

Nëse Shën Valentini është një festë e rëndësishme, burrat duan të kenë një ditë pushimi. Mbase është një justifikim për të qëndruar në shtrat gjithë ditën. Për fat të keq, sivjet, kjo festë bie në një ditë pushimi...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.