A e dini çfarë i shkakton rrudhat dhe si reduktohen ato?

Intervista - - TEST -

1.

Përdorimi i një kremi hidratues i bën rrudhat më pak të dukshme: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 2.

Cili është shkaku kryesor i rrudhave në fytyrë: a. Plakja b. Duhanpirja c. Ekspozimi në diell d. Mungesa e hidratimit 3.

Nuk ke nevojë për krem mbrojtës nëse qëndron brenda në pjesën më të madhe të ditës: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4.

Buzëqeshja shkakton rrudha në fytyrë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 5.

Cili nga përbërësit e mëposhtëm e ndihmon lëkurën të duket më e re: a. Retinoidet b. Acidet alfa-hidrokside c. Acidi azelaik d. Të gjitha më lart 6.

Ajo që ju mendoni se është njollë nga mosha, mund të jetë një kancer lëkure: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 7.

Tek ata që pinë duhan, rrudhat fillojnë të duken që në moshën: a. 20 vjeç b. 25 vjeç c. 30 vjeç d. 35 vjeç 8.

Gratë kanë më shumë rrudha rrotull buzëve sesa burrat: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 9.

Ju jeni më joshëse përpara një kamere, nëse visheni me... a. Të bardha b. Të verdha c. Të kuqe d. Të zeza

10. rrudha: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

Heqja e grimit të syve mund të shkaktojë 11.

Kur duhet ta filloni trajtimin e lëkurës me produkte kundër plakjes? a. Në të 20-at b. Në të 30-at c. Në të 40-at 12.

Mospastrimi i grimit natën, mund të shkaktojë rrudha: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

1. Përgjigjja e saktë është a- ja

Dermatologët rekomandojnë kremin hidratues për të mbushur rrudhat e holla dhe për t’u dukur më e re. Një krem i mirë, mund ta mbrojë lëkurën tuaj nga tharja, e cila shkakton rrudhat. Shumica e produkteve që premtojnë reduktimin e rrudhave brenda 24- 48 orëve, kanë përbërës kryesor hidratantin.

2. Përgjigjja e saktë është c- ja

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell dhe dëmtimi nga rrezet ultravjollcë të dritës, shkakton ndryshime të padëshirueshme në lëkurë dhe rrudha. Sigurisht, qëndrimi larg diellit dhe veshja e rrobave me mbrojtje ndaj rrezeve ultravjollcë është mënyra më e mirë për të parandaluar rrudhat, por jo shumë gra do ta pranonin këtë. Kështu pra, përdorimi i një kremi me faktor mbrojtës kundër diellit 30 apo më shumë, është mënyra më e mirë e realizueshme për të mbrojtur lëkurën tuaj dhe për t’u dukur më e re.

3. Përgjigjja e saktë është b- ja

Edhe pak ekspozim në diell mund ta plakë lëkurën dhe të shtojë rrezikun e kancerit. Nëse qëndroni jashtë vetëm për një kohë të shkurtër, ose jeni në makinë, mund të mjaftojë kremi-pudër ose një hidratant me faktor mbrojtës. Kjo është gjithashtu e vërtetë nëse jeni brenda, por jeni ulur afër dritares, pasi rrezet UVA, që shkaktojnë plakjen, mund të penetrojnë nëpërmjet xhamit. Vetëm produktet që ofrojnë një faktor mbrojtës 30 ose më të lartë, mund të pretendohet se mbrojnë nga plakja e parakohshme dhe kanceri.

4. Përgjigjja e saktë është a- ja

Buzëqeshja, së bashku me shikimin shtrembër, rrudhjen e vetullave dhe shprehje të tjera të fytyrës, i bëjnë rrudhat e holla të fytyrës më të dukshme me kalimin e kohës, sepse me rritjen në moshë, lëkura nis të humbasë elasticitetin. Po ushtrimet e fytyrës, që bëhen për të përmirësuar tonicitetin e muskujve? Ato, në fakt, kanë efektin e kundërt.

5. Përgjigjja e saktë është d- ja

Produktet me retinoide, acide alfa-hidrokside dhe acidi azelaik kanë dhënë prova se mund të trajtojnë shenjat e moshës dhe ta bëjnë lëkurën të duket më e re. Acidi retinoid, që e ka prejardhjen nga vitamina A, mund të kthejë mbrapsht pjesërisht ndryshimet e shkaktuara nga plakja, ndërsa dy acidet e tjera kanë bazë natyrore dhe mund të përdoren për eksfoljimin e pakësimin e çngjyrosjes të lëkurës.

6. Përgjigjja e saktë është a- ja

Kini kujdes që të mos i anashkaloni ndryshimet e lëkurës dhe njollat e moshës, në pamje të parë, të padëmshme. Ajo që ju mendoni se është njollë e moshës, mund të jetë një melanomë (ose ndonjë tip tjetër kanceri lëkure). Për këtë arsye, është e rëndësishme të shkoni te dermatologu për çdo ndryshim që vini re në lëkurën tuaj. Njollat jokancerogjene, zakonisht, mund të hiqen me produkte zbardhuese.

7. Përgjigjja e saktë është a- ja

Nuk është sekret tashmë se duhanpirja të plak. Një studim ka treguar shfaqjen e rrudhave të para me mikroskop, që në moshën 20 vjeçare tek ata që pinë duhan. Ata që e kanë pirë duhanin për një kohë të gjatë, kanë lëkurë me rrudha të thella dhe si të trashur, por ata që e lënë këtë zakon, kanë përmirësime në tonalitetin e lëkurës dhe pakësimin e rrudhave, pra, kjo është një arsye më shumë për të hequr dorë nga ky zakon.

8. Përgjigjja e saktë është a- ja

Sipas një studimi hollandez, gratë kanë më shumë rrudha dhe ato janë më të thella rrotull buzëve, sesa te burrat. Burrat kanë më shumë gjendrra djerse dhe një qarkullim gjaku më të mirë rrotull buzëve, gjë që mund të shpjegojë pse kanë më pak rrudha.

9. Përgjigjja e saktë është c- ja

Studiuesit kanë zbuluar se veshja me të kuqe mund ta bëjë gruan të duket më joshëse, sidomos në sytë e burrave. Kështu, nëse jeni të shqetësuara se kamera ju nxjerr keq, mos bëni lifting të fytyrës. Në fund të fundit, bukuria është më e thellë se lëkura.

10. Përgjigjja e saktë është b- ja

Fërkimi i syve për të hequr grimin dhe rimelin nuk ju shkakton rrudha, por nëse nuk e trajton lëkurën me butësi kur heq grimin, ajo mund të irritohet dhe mund të duket përkohësisht me rrudha. Për rezultate më të mira, njomni një copë pambuku me solucion për heqjen e grimit dhe me butësi, largoni grimin nga fytyra çdo natë, para se të shkoni në shtrat.

11. Përgjigjja e saktë është a- ja

Teknikisht, përdorimi i kremit kundër diellit është trajtimi më i mirë kundër plakjes dhe ju duhet ta keni filluar atë qëkur keni qenë bebe. Në të 20- at ju mund të përdorni kremra me retinoide dhe antioksidantë për ta mbajtur lëkurën të re dhe të shëndetshme. Specialistët thonë se është më e lehtë ta mbash lëkurën të re, sesa ta bësh të duket më e re.

12. Përgjigjja e saktë është b- ja

Nëse shkoni në shtrat pa e hequr grimin nuk do të dukeni me rrudha, por me siguri, kjo nuk është një gjë e mirë për lëkurën tuaj. Grimi mund të zërë poret e lëkurës dhe të shkaktojë puçrra. Sado të lodhura të jeni, dedikojini dy minuta larjes dhe hidratimit të lëkurës, para se të shkoni në shtrat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.