Shën Valentini me EINXHI SHKIRËN

Intervista - - SPECIALE -

E bukur, seksi, lozonjare

mjaft dhe me përgjigje

disa pikante; këto ishin

bënë nga cilësitë që e Einxhin të ishte person

intervazhi i duhur për

Shën istën speciale të

sigurtë Valentinit. Jam e

një se do ta lexoni me frymë këtë intervistë

do ta mjaft të çiltër dhe

armosndjeni më shumë ferën e festës...

Mia. B: - Na ishte njëherë Shën Valentini.... Einxhi, me trego versionin e historisë që di ti për këtë festë?

Einxhi Shkira: - Ka aq shumë variante të kësaj historie, sa më e mira është që gjithësecili nga ne të rikrijojë një histori të vetën ditën e Shën Valentinit. Historia daton në shekullin e tretë, periudhë kur Shën Valentini ishte peshkop i Romës. Ai vizitonte të gjitha familjet dhe i këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë. Klaudio, perandori i atëhershëm, donte që të gjithë burrat të hynin në radhët e ushtarëve dhe mendonte se ata ishin më të devotshëm në luftë nëse nuk ishin të martuar, prandaj i ndaloi të gjitha martesat dhe fejesat. Shën Valentini, në kundërshtim me këtë urdhër, filloi të martonte çifte fshehurazi dhe kur kjo u bë e ditur, ai u dënua me prerje koke, ekzekutim që u krye më 14 Shkurt. Me kalimin e viteve, ajo u kthye në një datë dedikuar të dashuruarve dhe shprehjes së dashurisë në mënyra nga më romantiket...

- Ti vetë, e feston?

- Për momentin, nuk më përkon mirë si datë në kalendar, prandaj them ta shtyj për më vonë. (Buzëqesh)

- Vitet e fundit, kjo festë po ironizohet, disa edhe e kanë kthyer në festë familjare...

- (Qesh) Ndonjëherë ne shqiptarët jemi qesharakë, por tek e fundit, gjithsecili feston sipas kapacitetit, njohurive dhe mundësive të veta. Me rëndësi është që përpiqen të bëjnë diçka për njeriun e tyre të zemrës. Sado qesharake qoftë mënyra, duhet vlerësuar pozitivisht sepse bëhet për një qëllim të mirë dhe në fund të ditës, pavarësisht paragjykimeve tona, ata janë të lumtur me njeriun që duan.

- Si është në mendjen tënde një darkë perfekte Shën Valentini?

- Vetëm unë dhe ai, ambient intim, pamje relaksuese nga deti… Verë të kuqe, ushqime të lehta, mundësisht të ëmbla dheeee, sigurisht, atë natë do ta kisha evituar parukieren e veshjet e tepërta.

- Më tepër bën apo të bëjnë dhurata?

- Në të dyja rastet ndjej kënaqësi, por shansi i të qenit një femër, të jep ca privilegje më shumë, siç janë edhe dhuratat. (Buzëqesh)

- Dhurata që do të doje tani...

- Të më impresionojnë me zgjedhjen. Mënyra si një mashkull pretendon të më bëjë të ndihem mirë është më e rëndësishme sesa objekti që mund të më dhurojë.

- Nëse do t’i ndryshoje diçka kësaj feste dhe mënyrës si ajo festohet...

- Duke e lidhur me faktin që për momentin s’e kam në kalendar, do të kisha dashur t’i ndryshoja datën. Të festohej në sezonin veror do të më pëlqente më shumë dhe mënyra e të festuarit do të kishte qenë më kaliente sesa ajo xhiroja me xhupa dhe kapuça nga liqeni. (Qesh)

- Nga të gjithë meshkujt e famshëm, cilin do zgjidhje për të darkuar atë natë?

- Nuk më pëlqen të darkoj me baballarë, por nëse më mundësoni ndonjë gjë me Majkëll Ballak (i divorcuar), do ta pranoja me gjithë qejf. (Buzëqesh)

5 Këshilla nga Einxhi

1. Evitoni festimet në kolektiv, duke gjetur një vend intim, që të mund të shpreheni lirshëm e ta festoni siç duhet.

2. Bëhuni sa më joshës dhe seksi për partnerin tuaj (përfshi këtu veshjet, parfumet apo të brendshmet e tyre të preferuara)

3. Çlironi çdo fantazi dhe shijojeni në maksimum, duke e kthyer në një natë të paharrueshme për të dy.

4. Bëni sa më shumë “qejf”, nëse më kuptoni se çfarë dua të them. Pa atë, nuk quhet festa.

5. Mos harroni masat mbrojtëse, nëse nuk doni që diku nga nëntori, të bëheni prindër (Megjithëse unë kam lindur në nëntor dhe jam shumë e lumtur që mami dhe babi s’e kanë ndjekur këtë këshillë.). (Qesh)

- Dhurata më speciale që ke marrë për këtë festë?

- Hëm... Dhuratë speciale quhet diçka që i reziston kohës, që të mbetet gjithmonë në kujtesë dhe që mua tani, pas pyetjes tënde, të më vinte direkt ndërmend përgjigjja, por kjo gjë nuk ndodhi!

- Po ajo surprizë e bërë nga ndonjë mashkull që të ka simpatizuar?

- I kam lejuar të më surprizojnë me ndonjë “Të Dua”! Duke njohur karakterin tim të vështirë, disa e kanë lënë thjesht në tentativë surprizën dhe unë përpiqem t’i evitoj sa më shumë, pasi dikujt që nuk e dua e që s’mund t’ia kthej në të njëjtën mënyrë, s’kam si t’ia pranoj dhuratën, ndërkohë që i refuzoj dashurinë.

- Nëse natën e Shën Valentinit dikush do të të parashikonte të ardhmen, do ta pranoje apo atë natë do druheshe të dije çka të pret?

- Ne femrat, shpesh, tundohemi ta dimë të ardhmen dhe joshemi nga këto lloj ofertash, por atë natë do preferoja të mos e dija sepse nëse është diçka e bukur, do ta shijoja më shumë surprizën. Nëse është diçka e keqe, sërish s’do të mund të bëja asgjë për ta ndryshuar fatin e asaj nate.

- Mendon se më shumë çifte ndahen apo bashkohen natën e Shën Valentinit?

- Dhuratat, zemrat, lulet, çiftet e dashuruara dhe gjithë atmosfera e kësaj dite, ka një ndikim të caktuar emocional tek ata që janë çift ose singëll. Disa beqarë, ditën e Shën Valentinit, e kuptojnë që s’duan të jenë më vetëm, por me dikë që e kanë për zemer, vendosin të shprehin ndjenjat dhe krijojnë një lidhje të re, ndërsa ata që janë çift, e kuptojnë se ndjenja e tyre s’është aq e madhe sa për të qenë bashkë në një ditë ku festojnë të dashuruarit e kështu, ndahen fare. Zakonisht, kjo e fundit ndodh para datës 14 shkurt. (Qesh)

- Ti, çfarë do të bësh atë ditë?

- Me shumë mundësi, do të jem në krye të detyrës, pasi MAD Tv organizon një koncert sekret ku do t’i këndohet dashurisë, pra, do të jem duke shijuar performancën e këngëtares Besa, të cilën e pëlqej shumë.

- Çfarë roli ka dashuria në jetën tënde?

- Dashuria është inspirim, energji, motivim, sukses... është vetë jeta! A mund të ketë rol më të rëndësishëm se kaq?!

- Për 3 minuta, për çfarë do të zgjidhje të më flisje?

- Për ëndrrat dhe dëshirat… me pak fjalë, shumë gjëra të bukura. (Buzëqesh)

- Do të ta bënte më shumë qejfin një biletë për në Tailandë apo thjesht, një “Të dua”?

- Në Tailandë është e sigurtë që do të ma thotë disa herë: “Të Dua”! (Buzëqesh)

- Bën plane për festa?

- Më pëlqen të jem e kujdesshme, të ndjehem mirë me veten e t’ia kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme, kështu që dy-tre plane të vogla paraprake, duhen.

- Zakonisht, gjatë kësaj feste, kursen apo je dorëshpuar?

- S’më pëlqen idea që ka festë dhe, hajt bëjmë dhurata. Për njerëzit që dua, më lind dëshira të bëj dhurata pa motiv, qofshin ato të vogla apo të mëdha. Nuk do ta kurseja veten për ato.

- Cila do të ishte dhurata më e shëmtuar që mund të të bënte dikush për Shën Valentin?

- S’besoj se ka dhuratë të shëmtuar, aq më pak për Shën Valentin, ku gjesti vlen më shumë se dhurata.

- Çfarë nevojitet për të patur një jetë të mbushur me dashuri?

- Duhet të dish të tolerosh, të falësh e të kërkosh falje, shumë sinqeritet dhe mbi të gjitha, duhet të jesh ti e para që të japësh shumë, shumë dashuri. Nëse ajo nuk ndodhet në zemrën tonë, s’do ta mbushim dot kurrë jetën me dashuri, sado të na japin të tjerët.

- Një dedikim dashurie merr më shumë vlerë në kartolinë apo në mesazh celular?

- Legjendat thonë se në mbrëmje, para ekzekutimit, Valentini shkroi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, së cilës thuhet se me ndihmën e tij dhe besimin te Zoti, i erdhi shikimi. Shprehja: “Nga Valentini yt”, e përdorur në atë letër, është e njohur edhe sot, duke u përdorur masivisht në letrat e kartolinat e dashurisë. Pra, nëse do t’i kishte çuar mesazh në celular, kjo shprehje kaq e bukur, nuk do të ekzistonte më. (Buzëqesh)

- Cila është shprehja më e bukur që di për dashurinë?

Ajo: “Unë jam një katastrofë!”. Ai: “Bëhu katastrofa ime!”. Kjo është shprehja dhe përgjigjja më e bukur sepse tregon se dashuria të pranon ashtu si je, madje defektet e tua mund të jenë arsyeja pse të duan.

- Po libri më i bukur për dashurinë?

- Nuk më pëlqejnë shumë librat që flasin për histori dashurie. Më i bukuri do të jetë ai i dashurisë që jetojmë vetë.

- Çifti më i bukur për ty...

- Edhe kur s’kanë qenë ende çift, më dukeshin idealë për njëri-tjetrin, Bred Pit me Anxhelina Zholinë.

- Përralla më e bukur për dashurinë?

- “E Bukura dhe Bisha”.

- Do të doje të ishe Arieli, Borëbardha, Hirushja apo Pokahontasi?

- Pokahontasi.

- Qyteti më romantik?

- Po të isha me personin që do doja, çdo cep i botës do të më dukej romantik.

- Më mirë të të duan apo të duash?

- Të të duan, ndjehesh shumë mirë. Të duash, ndjehesh e gjallë. Më e mira? Të jetë reciproke!

- Shën Valentini është më shumë një mundësi për të gjetur dashurinë apo për të tradhtuar?

- Shën Valentini s’është mundësi për asnjërën nga këto. Ata që presin këtë ditë për t’u dashuruar, i paskan humbur kot gjithë ditët e tjera të vitit dhe ata që e shohin si një mundësi për të tradhtuar, duhet të jenë njerëz të dështuar. Kjo festë është një mundësi vetëm për ata që dashurojnë dikë dhe atë ditë e manifestojnë ndjenjën e tyre me njëritjetrin. Të tjerët, janë jashtë loje komplet. (Qesh)

- Motoja me të cilën ecën në dashuri?

- Dashuria s’mund të ketë moto sepse nuk na ndodh çdo ditë. Nëse Zoti të bekon me këtë ndjenjë, thjesht, duhet shijuar dhe qëndruar besnikë, në radhë të parë asaj që ndjen brenda vetes, dashurisë!

- Le ta mbyllim intervistën me urimin tënd për të dashuruarit....

- Iu uroj që dashuria e tyre të zgjasë sa më shumë dhe të mos e humbë kurrë vlerën, pavarësisht vështirësive që kalojnë për të arritur lumturinë në çift. Dashuria është e vetmja gjë që s’mund t’i vësh çmim, s’mund të bëhen pazare, as nuk shitet e as nuk blihet. Është e vetmja dhuratë në jetë që të vjen falas. Pranoni dhe jepni sa më shumë dashuri, sidomos për Shën Valentin, që të ndjeheni sa më të plotësuar me veten dhe me misionin tuaj në tokë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.