IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dikur isha e fejuar me një person të tillë dhe durova sa durova, por ashpërsia dhe dhuna nuk durohen gjithë jetën, kështu që brenda një viti e denoncova në polici dhe e e mbajtën brenda derisa u stabilizova me jetën time. Pra, nuk di se si mund të veprojë dikush tjetër, por unë u lirova nga ai person.

Durim Sosuri

Flora.

-

suri.

X BLOND.

- Mediat mirë jua bëjnë se u shërbeni verbërisht dhe jo profesionalisht, doni të manipuloni mendjet e njerëzve me gënjeshtra. Po qe i ligjshëm, denonco.

- Fatkeqësi natyrore ndodhin kudo. Në raste të tilla, i rëndësishëm është solidariteti ndërmjet njerëzve. Fajin më të madh e kanë njerëzit që ndërtuan sipas qejfit kur u tha mendja, i bllokuan kanalet me gjithfarë mbeturinash. Shteti është si kryefamiljari, shpërndan për gjithë nevojat, nga pak, në familje.

suri.

-

Durim So-

Me natyrën nuk mund të shfajësohet askush. Faji më i madh është i shtetit dhe i bashkive, sepse populli paguan, por as rrugë nuk ka dhe as kanalet e përshtatshme për këto raste. Pra, shteti duhet t’u japë strehë dhe ndihmën e duhur, jo vetëm të kërkojë votën, por edhe të merret me ta kur kanë nevojë.

Problemi më i madh aktual i jetës sime është papunësia. Kam menduar disa rrugë për ta zgjidhur dhe besoj se do të kem sukses, inkurajoj veten.

Durim So-

- Jam shumë i lumtur që më në fund, ky shtet ndërroi karrige. Kam shpresa të mëdha se do bëhen ndryshime të mëdha për të mirën e popullit dhe të ne emigrantëve. E vetmja gjë e keqe është se ka futur edhe një parti tjetër dhe ai debili na prish punë midis dy vendeve.

- Jetoj në Greqi dhe është hera e parë në jetën time që u gëzova jashtë mase për këtë zgjedhje, është i ri, ka fuqi e projekte të reja dhe shumë më të mira nga ato që kam jetuar deri tani. Tani mund të them se e ardhmja ime dhe e të gjithëve është më e mirë se më parë. Jep shpresë për të ardhmen dhe nuk flas mbas 10 vjetësh, por nga dita në ditë.

Flora.

Elle.

Emigrant.

Eleftheria.

- Jeta është një dhuratë nga Zoti dhe duhet të duam veten tonë në radhë të parë, që të na duan edhe të tjerët. Pra, jeta për mua është edhe e shtrenjtë, por në këto ditë që kanë ardhur, shpeshherë pyes vetveten: “Kur kaloj gjithë këto probleme dhe asgjë nuk më ecën, pse të jetoj?”. Por, janë disa momente që vlejnë për një jetë të tërë, kështu që jeta është momente dhe mos harroni të krijoni momente të tilla se aty është lumturia.

- E para është se, çfarë është shkruar që në ditën e parë që kemi lind, ajo do bëhet, pra, Zoti është mbi të gjitha. E dyta është dëshira e madhe dhe sakrifica që bën ti për të t’u realizuar dëshira, sepse po nuk sakrifikove, mos prit rezultate. Pra, vetëm po ta bindësh veten se do ta realizosh, atëhere edhe natyra të ndihmon.

- Ballkani mbetet vatër zjarri sepse lidh Evropën kryesore me Azinë dhe Afrikën, pra, jemi mu në mes të mesit, duan të gjithë një pjesë tokë nga vatra jonë që të kryejnë lëvizje dhe u duhet një bazë. Ky është mendimi im. Mbase dhe nuk e kam të drejtë, por kështu besoj se është.

Zoi.

- Ngaqë jam lodhur duke falur, ka ardhur koha të mos fal më. Mbase ju dukem e egër, por nuk mban më ujë pilafi im, kështu që nuk lejoj më të më prekin as edhe ajrin që marr. Pra, e dashur Ana, kjo është zgjedhja ime dhe mbase mund edhe të hakmerrem ndaj tyre.

Elle.

Berti.

Leta.

Berta.

Besa.

- Hahahaha, janë testuar një herë kur dhanë provim dhe moren diplomën këta, kështu që nuk na e varin më, sado të flasim ne. Kështu është kur tjetri bëhet me para harron se nga erdhi dhe të shtyp pa pikë mëshire.

- Sigurisht që duhet të testohen se çdo ditë shkenca ecën përpara dhe duhet të mësojnë çdo të re që del. Pavarësisht se këtu në Shqipëri është shumë e vështirë të merren me çdo të re që vjen, ngaqë kanë një diplomë, kujtojnë se janë në rregull, por unë si person, po nuk pyeta se kush është, nuk futem në duart e asnjë doktori. Janë bërë kasapë, na hëngrën të gjallë.

- Jo, mo, i dashur Bashkim, tani thua mendimin tënd ashtu siç e ke, pastaj sa do të ndëshkojnë më tepër se ç’na kanë ndëshkuar, ku do vemi? Epo, të na vrasin fare pastaj dhe të shohim kush do t’i votojë dhe kush do t’i paguajë, sepse ne jemi ata që i mbajmë të gjallë.

Elle.

- Unë mendoj, e respektuar Elia, se çdo njeri ka të drejtën e një shansi. Po e kapi, ok, vazhdojmë, ama po e la të ikë, e kam lënë edhe unë. Sepse thonë se fati i mirë një herë të troket te dera dhe po nuk e hape, iku, s’të vjen më, prandaj edhe unë do bëja një sakrificë dhe, po e pashë që nuk ia vlen, do t’i them, “iku vapa me gushtin”. Ciao.

- Qëkur isha i vogël, mbaj mend një çift që nuk bënin fëmijë dhe akoma janë bashkë. Tani, mua po më qëlloi një rast i tillë, nuk mund të them se çfarë mund të bëja, por do gjeja një zgjidhje sa më shpejt. Të krijosh familje do të thotë të kesh fëmijë. Po të mos kesh fëmijë, s’ka as familje.

- Unë do zgjidhja impulsivin sepse gjërat duhet të thuhen troç dhe pa naze. Vetëm kur je i pastër, mund të dish se ku do përfundojë një lidhje. Pra, s’ke pse të mendohesh gjatë, se jeta e ka verifikuar që ata që hiqen të urtë, ta pinë gjakun në të ardhmen.

Flora.

- Aty ku do paguash më pak shiko të shkosh se universiteti është universitet. Ndryshimi është nga rregullat që duhet të zbatohen dhe profesorët nuk i zbatojnë. Studentët mundohen të marrin diplomë dhe të dalin në jetë, pra, çdo gjë varet nga profesorët dhe besoj se në Angli janë universitetet më të rrepta dhe japin mësim ashtu siç duhet.

Genti Tiranë.

- Si të na duket që futesh pak i sëmurë dhe del me 100 sëmundje të tjera? Vetëm spital nuk mund të quhet, por magazinë mikrobesh dhe bixhoz. Ndihmë marrim vetëm po patëm kuletë të shëndoshë. Po nuk patëm, na piu e zeza. Kot nuk thojnë që paraja ka bërë vrimë në ujë.

mi.

Bashki-

- Kush të tha ty, e dashur Merita, se me fillimin e vitit të ri do ndryshojë çdo gjë? Jeta vazhdon ashtu siç ishte, bile unë them se kemi marrë të poshtmen dhe s’e dimë kur do ngrihemi. Me gjithë këto probleme që ka njeriu, aty kemi mbërritur, të vrasim njëri-tjetrin për të siguruar jetën tonë. Halle-halle kjo dynja, por halli-hallit tha nuk i ngjan.

- Krimet janë bërë si puna e orës që punon gjithë kohës domethënë sa ka bateri. Edhe krimet nuk shikojnë është festë apo jo dhe tjetri të merr jetën. Në këto kohë që jemi, njerëzit më duken shumë të tërbuar dhe krimet po ndodhin edhe brenda në shtëpi. Sigurisht që nuk ndihem i sigurtë sepse sa të sjell sekondi, s’ta sjell gjithë jeta. Del nga shtëpia dhe s’je më i sigurtë në do kthehesh apo jo.

Agroni Fier.

Elle.

- Pse, pse, pse... Po kush e gjeti psenë që ta gjejmë ne? hahaha. Shteti, gjykata, policia dhe gjithçka ka të bëjë me para, janë kriminelët më të mëdhenj. Paraja është e ëmbël dhe kur të duash të bën kriminel, kështu që kriminelët, kur i fusin në burg, paguajnë kriminelët e tjerë dhe dalin direkt jashtë. Këtë lloj drejtësie

- A nuk mendoni se është faji i ishKryeministrit, për gjendjen e mjeruar monetare në të cilën gjendemi tani me gjithë këto fatura dritash që po paguajmë?

- Kur vetë kryeministri ka qenë dhe është vetë hajdut, si do merret me popullin e shkretë? Kjo puna e energjisë është bërë si puna e lumit. Ajo që u bë, u bë. Fale popullin, të paktën gjobën falja dhe kërko me këste energjinë. Mos na vrisni, se leshtë do merrni në fund, o kryeministër.

Bashkimi.

Vagabondi.

- Nuk është faji i tij nga një anë se kur bën pushtet, ke edhe ministra që janë vënë në pozitë të zgjedhin problemet që dalin. Pra, nuk është faji i ish-kryeministrit, por i Ministrit të Mjedisit, që i la gjërat zvarrë dhe arritëm në këtë pikë. Ai nuk bëri detyrën e tij ashtu siç duhej.

Studentja.

- Po të gjeja tani një mashkull të tillë, direkt do pranoja të martohesha me të dhe s’do ta kundërshtoja fare. Do m’i kishte paguar të gjitha dhe s’do të kisha më nevojë të kërkoja për punë dhe të lutesha andej-këndej për një copë rrogë. Në vjen inat se kam diploma, por më mirë një martesë e tillë sesa të rri rrugëve për të kërkuar punë.

Flora.

- Hahahaha, çdo vit që kalon më lë jo një, po shumë pengje, saqë libri ku shkruaj ngjarjet e jetës është mbushur dhe mund ta botoj. Tani jam gati t’i ndaj me ju mendimet dhe sakrificat që kam bërë dhe nuk më është realizuar asgjë. E vetmja gjë për të cilën falënderoj Zotin është se më ka lënë shëndetin dhe për këtë them se jam shumë e pasur.

Nisjeta.

- Personi që të lëndon, s’ka qenë kurrë shok apo shoqe, pra, nuk është nevoja t’i japësh më rëndësi. I vë një vizë të kuqe dhe e fshin nga jeta jote. Nuk jam unë ai që do ta ndëshkoj sepse jeta vjen rrotull dhe të gjithë paguajmë për të mirat dhe të këqiat që bëjmë, herët apo vonë. Pra, as nuk fal dhe as nuk hakmer-

- Kam qeshur me të madhe kur lexova këtë muhabet qesharak. Po Enver Hoxha i ndau shqiptarët dhe akoma Çamërinë e kemi në Greqi, ndërsa në kohën e Saliut është ndërtu infrastruktura e mbytur me borxhe dhe me gjendje e varfëri që vetëm Kenia apo Somalia mund ta kenë. Prandaj Saliu i humbi zgjedhjet! Shqipëria është si mos më keq, bëhet fjalë për një copë bukë thatë! Kjo që bëhet në Shqipëri është tmerr i kohës moderne. Vjedhje e korrupsion, ka ngelë populli i shkretë me gishta në gojë!

- Ka ardhur bota përmbys dhe tashmë, si vajzat, ashtu edhe çunat kërkojnë lidhje vetëm për interes dhe pa u mbushur viti, ndahen se jeta nuk u erdhi ashtu siç e kishin menduar. Pra, mos kërkoni që tjetri të jetë i pasur se për mendimin tim, i pasuri të blen dhe të hedh kur të dojë.

Flora.

- Kur tjetri të pyet orë e sekondë, të çan kokën, nuk do riija as edhe një sekondë me të. Thjesht për arsyen se jeta është e imja dhe nuk lejoj askënd të më vërë kushte dhe të më kërkojë llogari se çfarë bëj e ku ndodhem. Vetëm po të dua unë, mund të them, përndryshe mori biletë dhe udhëtim pa kthim personi që më çan kokën.

-

Besniku. Forumi i pyetjepërgjigjeve dhe

historive...

“Abortova fëmijën për t’u hakmarrë ndaj tij!”

-

Ai qe të tradhton nje here, do të të tradhtoje perseri, me apo pa femije. Kurajo! Po s’e deshe ti veten tende, mos pretendo te te doje njeri tjeter. Meso te duash veten, rifito besimin ne vetvete se jeta s’ka kuptim, në qoftë se nuk e jeton.

- Mos u merzit, nuk eshte fundi botes. Njeri i mirë është ai që e kupton gabimin per te mesuar. Herë tjeter, të bëjë më shumë kujdes. Kurrë mos perdor nje të tretë per te zgjidhur problemin tend. Duhet t’i përgjigjesh vetvetes. Çfarë do ndodhte po të ndaheshe nga Aljoni, duke rritur një engjëll?

“Më shqetëson burri, se është bërë musliman”

-

Koment per ata që ofendojnë... Feja Islame nuk na lejon neve me ofendu, e veçanërisht femrat... Allllahu thotë ne Kuran: La ikrahe fi diini-Nuk ka dhunë në islam. Mashkulli musliman ka te drejtë me u martu me të krishterë ose çifute dhe ata kanë të drejtë me e praktiku fenë e vet, por ne e dime se All-llahu nuk pranon tjeter fe perveç Islamit. Inne diine indallahi Islam.

Bismilahi Rrahmani Rrahim. E nderuara zonje, t’ju jap një këshillë se jam një burre plak e kam pa shumë ne kete dynja. Jetoj ne SHBA prej 41 vitesh. Këtu, më shumë se njëzet mijë amerikanë pranojnë fene islame çdo vit dhe shumica prej tyre janë femra. Po hyne ne youtube, dëgjo ligjerata islame, Elhamdu lilah, kemi plot dijetarë shqiptarë qe kanë studiuar fene islame. Nuk te kushton gje, se tash ne kete zaman te kompjuterave, tanë boten e ke para veti. Te lutem t’i bosh selam bashkëshortit prej meje, një vllau ne Islam.

Fefki Muslija Kenosha Wis USA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.