Pronari më shiti hyrjen që kisha paguar

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, i nderuar avokat! Unë që po ju shkruaj, jam një qytetar nga Tirana. Pas disa viteve punë në emigracion, në Greqi, vendosa të investoja në Shqipëri, konkretisht, në Unazën e Re, komuna Kashar, për të blerë një apartament me sipërfaqe 100 m2, në vlerën 50 000 euro. Për këtë, kam kontratë porosie. Apartamentin e porosita që në themel, pasi ishte me çmim te leverdisshëm. Kur u ktheva nga Greqia pas dy viteve, shkova te firma e ndërtimit për të marrë çelësat e apartamentit, por pronari i pallatit më tha që e kishte shitur apartamentin tim. “Nëse do, mund të marrësh një apartament tjetër me sipërfaqe 120 m2 te pallati i ri që e kam ende në ndërtim, mund të presësh sa të mbarojë pallati. Nëse nuk e do apartamentin, atëhere do të të rikthej paratë sapo ta shes këtë apartament, pasi tani jam “ngushtë” me likuiditetet”, më tha. Avokat, të lutem, më ndihmo... Si ta rimarr hyrjen e përfunduar?

Përshëndetje zotëri! Më vjen shumë keq që keni rënë viktimë e shoqërive të ndërtimit jo serioze. Në studion ligjore që unë drejtoj, kemi shumë raste analoge kohët e fundit. Gjej rastin këtu të këshilloj qytetarët e tjerë, që të mos blejnë prona të papërfunduara të cilat janë pa certifikatë pronësie. Nuk mund të riskoni, duke blerë një pronë pa dokumentacioninligjor, pasijunuk e keni fituar pronësinë me pagimin e shumës. Thjesht, keni një kontratë sipërmarrjeje ose porosi dhe asgjë më shumë. Apartamenti mund të mos jetë ai që ju keni diskutuar paraprakisht me përfaqësuesit e shoqërisë së ndërtimit etj.

- Përsa i përket problemit tuaj konkret, uroj që ju të keni qenë blerësi i parë i këtij apartamenti. Në këtë rast, legjislacioni i Re-

-

Nenet 476 dhe 698 te Kodit Civil, te cilet perkatesisht parashikojne: “Çdo mangesi ne permbushjen e detyrimeve e detyron debitorin te shperbleje demin qe ka pesuar kreditori, pervecse kur ai provon se mospermbushja nuk ka ndodhur per fajin e tij. Ne kete rast kreditori ka te drejte :

a) te kerkoje ekzekutimin ne natyre te detyrimit, veçanerisht dorezimin e sendit ose kryerjen e punimeve si dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit ose b ) shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit”.

“Ne kontratat me detyrime te ndersjellta, kur njera nga palet kontraktuese nuk i permbush detyrimet e veta, pala tjeter kontraktuese, sipas rastit, mund te kerkoje permbushjen e detyrimit ose zgjidhjen e kontrates, perveç shperblimit te demit”. Në nenin 850 të Kodit Civil është parashikuar shprehimisht se: “Sipërmarrja është kontrata me të cilën, njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet që me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë, kundrejt çmimit të caktuar në kontratë”.

Në nenin 659 të Kodit Civil është parashikuar shprehimisht se: “Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës, një ose

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania

publikës së Shqipërisë ka përcaktuar se përfituesi i pronës është porositësi i parë. Nëse porositësi i parë do ta shesë apartamentin që kishte porosituar, atëhere do të zgjidhte kontratën me shoqërinë e ndërtimit dhe shoqëria do të lidhte kontratë porosie me blerësin ose porositësin e ri.

- Ne nenet 419 dhe 659 te Kodit Civil, parashikohet shprehimisht se: “Detyrimi eshte nje marredhenie juridike me ane te se ciles nje person, debitori, detyrohet te jape diçka ose te kryeje apo te mos kryeje nje veprim te caktuar ne dobi te nje personi tjeter, kreditorit, i cili ka gjithashtu te drejte te kerkoje t’i jepet diçka ose te kryhet ose te mos kryhet veprimi” dhe “Kontrata eshte veprimi juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne, ndryshojne ose shuajne nje marredhenie juridike”

- Ne nenin 481 te Kodit Civil ku parashikohet se: “Debitori qe nuk permbush nje detyrim te kerkueshem ne afatin e caktuar quhet se eshte ne vonese, perveçse kur ekzekutimi eshte rrjedhim i rrethanave qe nuk kane lidhje me fajin e debitorit”. disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike”.

Në nenin 662 të K.Civil është parashikuar shprehimisht se: “Kontrata është me detyrime të dyanshme, kur palët detyrohen reciprokisht ndaj njëra-tjetrës”.

Neni 690 i K.Civil parashikon se: “Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjelltë të palëve ose për shkaqe të parashikuara në ligj”, ndërkohë që neni 693 i K.Civil parashikon se: “Kontrata detyron palët jo vetëm përsa është parashikuar në atë, por edhe për të gjitha pasojat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit”.

Neni 16 i Kodit te Procedures Civile: “Gjykata e zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj. Ajo ben nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen pa u lidhur me percaktimin qe mund te propozojne palet”.

- I nderuar zotëri, në përfundimt të arsyetimit ligjor të mësipërm, për të kërkuar të drejtën e cila ju është mohuar nga shoqëria e ndërtimit, nëse ju i keni shteruar të gjitha rrugët për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje me ndërmjetësim, atëhere duhet t’i drejtoheni gjykatës me një kerkesë padi, ku të kërkoni:

1. Detyrimin e palës së paditur, të zbatojë kontratën e sipërmarrjes, duke i dorëzuar paditësit apartamentet sipas objektit të kontratës.

2. Detyrimin e të paditurit, të dëmshpërblejë paditësin për dëmin e shkaktuar nga vonesa në dorëzimin e apartamenteve, deri në ditën e ekzekutimit të apartamenteve.

3. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpenzimet gjyqësore, shpenzimet e avokatit dhe shpenzimet e ekspertit. Shpresoj të jeni informuar me analizën juridike! Jeni të mirpërituar pranë Studio Ligjore “Duraj”, pasi ne jemi të specializuar për të ofruar shërbimin avokator për problemin që keni!

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.