Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Unaza e shoqes - Kam parë në ëndërr një komshien time që tani është e fejuar. Pashë sikur ishim bashkë dhe unë i kërkova asaj unazën e fejesës për ta provuar. Ajo ma dha, unë e vendosa unazën e floririt që kishte një gur të zi, pashë që më ra tamam dhe i thashë se po e fotografoja dorën, sepse mendova t’ia tregoja familjes se çfarë unaze i kishin sjellë. Nuk më kujtohet pastaj në qoftë se e bëra foton. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

- Përveç faktit që ju keni ndjerë njëfarë zilie brenda vetes ndaj kësaj vajze, keni menduar “po sikur të kisha qenë unë në vend të saj?!”. Domethënë, janë mendimet që ju kanë lindur në momentin që keni marrë vesh për fejesën e saj dhe ju janë shfaqur në këtë formë, në ëndrrën tuaj. Duhet të dini se fati është fat dhe çdokush merr fatin e vet, ndaj edhe ju jeni ende në kohë. Do të vijë edhe fati juaj, që do t’ju pëlqejë dhe do ta pëlqeni.

Nishane të bardha - Në ëndërr pashë sikur u mblodh gjithë fisi te shtëpia ku jam rritur në Shqipëri, nuk e di për çfarë sebepi, por nuk ishte rrëmujë, të gjithë ishin të qetë dhe shtëpia më dukej më e madhe dhe më e re. Për një moment, u gjenda para

detit; ishte i qetë, por jo i pastër. Herë shikoja nusen e dajës e herë më bëhej si nusja e dajës tjetër, që ka vdekur. Nuk e di pse u ndjeva shumë në siklet, seç kisha diçka që më mundonte dhe më zuri gjumi. Kur u zgjova, më kishin dalë ca nishane të mëdhenj të bardhë në disa pjesë të trupit, në fytyrë e në qafë dhe kur i hiqja, më linin poshtë 3 nishane të vegjël të zinj, që dukeshin si kokrra rrushi të thatë, por këto nuk i ndjeja. As kur i hiqja, nuk ndjeja dhimbje dhe as djegie. - Në nëndërgjegjen tuaj, keni njëfarë malli dhe pengu nga e kaluara. Ndoshta ka lidhje me familjen tuaj, ndoshta me ju personalisht, por edhe nishanet janë pengje nga e kaluara, që nuk do ta keni të vështirë t’i largoni, përderisa keni parë që i keni hequr dhe nuk keni ndjerë dhimbje apo djegie. Thjesht ka ardhur momenti që të reflektoni dhe duke pastruar e sqaruar gjërat me veten tuaj në lidhje me të shkuarën, do të merrni në dorë të tashmen dhe ta shikoni me sy më optimist të ardhmen. Deti i qetë që keni parë, tregon momente të qeta që ju presin, ndërsa deti i papastër, është frika që keni para qetësisë që ju pret. Gjithsesi, jetojeni çdo moment dhe priteni me entuziaz- ëm periudhën e qetë, sepse është reale, s’ka asgjë për t’u frikësuar. Kam parë një ëndërr shumë shpesh, kur kam qenë i vogël rreth 4- 7 vjeç ( sot jam 24 vjeç). Ëndrra ime ishte sikur bija nga lartësitë dhe kur mbyllja sytë në ëndërr, zgjohesha. Këtë ëndërr e shikoja shpesh dhe, sa herë e shikoja, i thoja vetes në ëndërr: “Mbylli sytë që të zgjohesh”. Në rast të kundërt, nuk zgjohesha dhe vazhdoja të bija nga lartësia. - Një ëndërr e tillë është shumë e zakonshme, sidomos në atë moshë. Në një moshë që rritesh çdo ditë, shikon ëndrra të tilla sikur bie nga lartësitë, apo sikur ecën me vrap. Janë proceset e rritjes, frika, pasiguritë për jetën, për momentet, përballjet me shkëputjen nga fëmijëria, për t’u rritur etj. Të gjitha këto shfaqen në atë mënyrë në ëndërr. Pra, s’ka asgjë për t’u shqetësuar, është ëndërr që tregon rritjen e një personi si karakter dhe mënyra se si ai përballon çdo gjë.

-

Bija nga lartësia Fustani i bardhë

dhe varëset - Mami im më kishte parë në ëndërr sikur kisha veshur fustan të bardhë dhe të fejuarin tim, sikur kishte veshur fustan të gjatë. Më pas kishte parë vjehrrën

time, sikur më vinte në qafë 2 varëse floriri, njëra ishte e bukur me lule e gjitha dhe një e kisha pasur në qafë, domethënë, u bënë dy varëse. Çfarë mund të jetë, ju lutem? Faleminderit. - Kjo ëndërr ka lidhje me mamanë tuaj, e cila si çdo nënë, është e shqetësuar për vajzën e vet, se si do t’i shkoja jeta në çift, çfarë do të ndodhë, a do të jetë e lumtur. Po kështu, ka lidhje edhe me ndonjë shqetësim familjar, ose ndonjë debat që mund të jetë bërë mes dy familjeve tuaja dhe të fejuarit, gjë që e ka bërë mamanë tuaj të ketë frikë për të ardhmen tuaj. Pra, e gjithë ëndrra ka lidhje me frikën, por nuk duhet të shqetësoheni, sepse juve ju vlerësojnë si person, edhe marrja e varëseve tregon vlerë dhe që ju, çdo pengesë do ta kaloni me shumë lehtësi, pa pasur probleme. Ju uroj fat!

Mes luleve të bardha - U bë disa herë që e shoh veten mes luleve të bardha. A ka ndonjë kuptim dhe a mund të ma shpjegoni, ju lutem? Më ka zënë pak frika, s’e kuptoj pse...

- Përse duhet t’ju zërë frika? Ëndrra që keni parë është e bukur në thelb; qëndrimi në mes të luleve të bardha paraqet paqe të brendshme, butësi, harmoni, ekuilibër dhe kënaqësi. Po kështu, mund të jetë edhe një simbol i rilindjes dhe marrjes përsipër të një qëndrimi të ri në jetën tuaj, ose të shikuarit e gjërave në një mënyrë pozitive. Por, rëndësi ka që në përgjithësi, ëndrrat me lule kanë kuptim pozitiv. Rrallë ndodh që ato të paraqesin një

lloj melankolie apo trishtimi.

Fallxhorja dhe

parashikimi - Nëse shikon në ëndërr një fallxhore e cila të thotë që në filan datë do të martohesh, si duhet ta kuptoj? Pres një shpjegim, nëse mundeni. Faleminderit.

- Fallxhoret nëpër ëndrra nuk janë shenjë e mirë, sepse përfaqësojnë përgjithësisht të keqen, mendimet negative, frikën, dyshimet për të ardhmen. Edhe parashikimi që ka bërë fallxhorja, s’ka lidhje me ndonjë martesë të mundshme, por tregon pavendosmëri dhe shqetësime për të ardhmen, pikërisht në lidhje me dashurinë. Mos i merrni parasysh ëndrra të tilla me fallxhore, sepse të rralla janë parashikimet pozitive me fallxhoret.

Comments

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.