A të ndihmon stërvitja për zhdukjen e migrenës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një grua që e lexoj shpesh këtë rubrikë dhe kam një pyetje: A ndihmon aktiviteti fizik në zhdukjen e migrenës? Kam dëgjuar që ushtrimet të ndihmojnë shumë në çdo lloj sëmundjeje...

Mario, instruktor: - E nderuar zonjë, aktiviteti fizik është shumë i dobishëm për çdo lloj diagnoze apo problemi, qoftë fizik, psikologjik apo edhe shpirtëror, ama, nuk mund ta zhdukë sëmundjen e migrenës. Ai vetëm ju ndihmon duke e zbutur këtë dhimbje. Një studim nga shkencëtarë të kësaj fushe, ka arritur në përfundimin se vetëm ngarja e biçikletës mund t’ju ndihmojë të luftoni dhimbjen që shkakton migrena. Sipas testimit, personat që vuajnë nga migrena dhe që stërviten, kanë më pak dhimbje koke dhe kanë dhimbje më të lehta. Rezultatet më të mira shihen pas tre muajsh regjimi stërvitor për tre herë në javë, qoftë jashtë apo brenda shtëpisë. Nuk do të thotë që për të përfituar nga stërvitjet, ju duhet të keni patjetër një aparaturë stërvitore në shtëpi. Ju mund të bëni edhe gjimnastikë të thjeshtë, zgjatje muskujsh dhe aktivitete tjera. Në qoftë se dëshironi të filloni një regjim stërvitor, mos e filloni me aktivitet kohor të gjatë apo të stërmundoheni; duhet ta filloni stërvitjen lehtë e me pushime të shkurtra të ndërmjetme dhe me kalimin e kohës, të rrisni intensitetin e tyre. Uroj që ky informacion t’ju ketë ndihmuar sadopak ta merrni parasysh faktin që të filloni të stërviteni jo vetëm për migrenën, por për gjithë mirëqenien tuaj fizike dhe psikologjike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.