Problemet me kokën, m’i japin sytë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ju përshëndes, doktoreshë Rezarta. A mund të ndodhë që dhimbjen e kokës ta kem nga problemet që kam në sy, sepse sa herë që lexoj, më dhemb koka? U vizitova dhe mjeku më tha se nuk kam asnjë problem me kokën, ndoshta e kam nga sytë. Kur e ul kokën, më vjen për të vjellë dhe më rëndojnë shumë qepallat. Edhe kur shoh televizor, më dhemb aq shumë koka, sa gati i mbyll sytë, duke i rrudhosur. Pres një përgjigje sa më parë. Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderuar letërshkrues! Një përqindje shumë e madhe e ankesave të dhimbjes së kokës, lidhet pazgjidhshmërisht me problemet e syve. Në botë, të gjitha protokollet mjekësore të klinikave neurologjike, që trajtojnë dhimbjen e kokës, kanë pjesë përbërëse të ekzaminimeve rutinë bazë edhe një kontroll të imtësishëm tek okulisti, pasi përmes një vizite të detajuar okulistike, zhvillohen sëmundje të tilla në sy, të cilat shpjegojnë shumë dhimbjen e vazhdueshme të kokës, që nuk qetësohet me medikamente. Përsa u përket sëmundjeve të syve që shoqërohen me dhimbje koke, vlen të përmenden: Defektet e refraksionit ( nevoja për syze optike) sidomos hipermetropisë (nevoja për syze plus), tensioni i syrit etj.

- Në rastin tuaj konkret, sipas ankesave që ju më shkruani në letrën tuaj, mendoj se keni ndonjë problem për syze, pasi ju referoni se rrudhni shumë sytë kur lexoni në televizor, pra, muskujt e syve tuaj shtrëngohen fort, krijojnë spazmë dhe për njëfarë kohe fillon lodhja e tyre dhe dhimbja e kokës. Kjo nevojë për syze mendoj se është e vazhdueshme edhe gjatë ditës (pra, ju duhet t’i mbani syzet edhe gjatë ditës, pasi edhe kur e ulni kokën, ju keni dhimbje koke dhe ndjesinë për të vjellë). Nuk përjashtohet fakti që të keni edhe probleme të lehta të Spondiloathrozës cervikale (probleme në vërtebrat cervikale të qafës, duke iu referuar faktit që keni edhe ndjesinë e të vjellit). Duhet të kryejmë një vizitë që t’ju ndihmoj për zgjidhjen e këtij problemi. Faleminderit për letrën tuaj. Jeni i mirëpritur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.