Jam 55 vjeçe, e virgjër...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një zonjushë 55 vjeçe, ende e virgjër, që gëzoj shëndet të mirë. Deri tani nuk po shoh ndonjë shenjë të menopauzës me aq sa kam lexuar dhe kam marrë informacion. Në rast se po, a mund të pihet progresteron për ta shtyrë sa më shumë menopauzën? Për sa kohë duhet t’i pi dhe a e dëmtojnë organizmin progresteronet? Nga eksperienca e nënës sime, ju them se ajo, pas moshës 55 vjeçe, ka pirë ca ilaçe për ndërprerjen e menstruacioneve dhe jetoi deri në moshën 78 vjeçe. Po martesa mbi moshen 55 vjeçe, a sjell dëmtime në organizëm? Ju falënderoj për përgjigjet tuaja. Me respekt, Vera.

Dr. Elida Tepelena, obstetër- gjinekologe: E nderuar Vera, menopauza

-

është një proces fiziologjik si çdo proces tjetër jetësor dhe për këtë nuk duhet të kemi frikë. Ju jeni me fat që trashëgoni nga nëna juaj një menopauzë në moshë jo të hershme. Mendoj se nuk duhet t’ju trembë ky fakt dhe nuk jam dakord për ta shtyrë këtë fazë duke përdorur hormonoterapi, edhe për faktin që periudhën riprodhuese e keni patur pasive, ndërsa nëna juaj ka riprodhuar, kështu që nuk jeni në të njëjtat kushte. Uroj të keni një periudhë sa më normale të saj, por duke e ndihmuar me qëndrimin tuaj aktiv gjatë kësaj periudhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.