UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Urimin e parë, në prag të 14 shkurtit, ndryshe nga herët e tjera, e kam për një pedagog universiteti. Për Profesor Muharrem Jakupin, që u ofron njerëzve më shumë buzëqeshje e dashuri njerëzore edhe monografinë e tij “Tipologji” dhe rishkrime të anekdodave të Nastradinit. Për të kanë shkruar edhe miqtë e mij, mjeku shkrimtar Izet Çulli dhe Kastriot Hadëri. E paçi zemrën si gjithnjë, plot dashuri!

- Siç të thashë edhe te holli i Ministrisë së Bujqësisë: “Sa herë vjen 14 shkurti, Dita e dashurisë së Njeriut për Njeriun, në vetëdijen time, ti je kryefjala. A nuk është një dashuri për njeriun tjetër, ndikimet e sinqerta e përkujdesjet pa interes që u ke dhënë dhjetëra shkrimtarëve, piktorëve, artistëve, sportistëve dhe jo vetëm? Dhe Zoti, ta ka bërë mbarë për zemrën që ke. Kështu mbetsh përherë miku im i shtrenjtë Luan Leka. Urime edhe të gjithë punonjësve të “EHV”-së.

- Një urim i veçantë, shkon në prag të këtij 14 shkurti për Mirela Fortuzin (Bërdëllimen). Fryt i dashurisë tënde me Tanin, janë dy fëmijë, tani, jo më aq të vegjël dhe që janë dobësia e gjyshit, Kipit, që e dua aq fort. Ju uroj të gjithëve lumturi!

- Tani, një pjesë e madhe e dashurisë tënde është orientuar nga nipi yt, i dashur shoku im Rexhep Tabaku. Apo, nuk të ka “këputur” kokën. Dashuri dhe mirëkuptim paçi në familje, i dashur miku im i papërsëritshëm!

- Nuk e them vetëm unë, e nderuara Fitnete Sula. Nuk e them vetëm unë që ti ke një respekt dhe dashuri që spikat, për njerëzit që të rrethojnë dhe të tjerë që i takon me rrallë. Them se kjo lidhet me genin tënd aq fisnik. Ta gëzosh 14

shkurtin dhe suksese “Intersigut”.

- Ngadalë dhe pa zhurmë, ti ke zënë një vend të palëkundur në zemrën time, i dashur arkitekt, Arben Shtylla. Më vjen mirë që dëgjoj gjithandej fjalë respekti dhe dashurie për ty. Jo vetëm te “Palma” ku të kanë vënë pseudonimin “Njeshi”, jo vetëm të ish-studentët, apo anëtarët e “Rotari-Klub”. Më vjen aq mirë që ndihmove me aq dashuri shahistin e madh Fatos Muço. Kështu, mbetsh, i dashur mik, i rrethuar nga respekti dhe dashuria e njerëzve.

- U bë kohë e kohë që nuk jemi parë, e dashur Monika Kryemadhi. Dhe jemi kaq afër me shtëpi... Po, unë të kam fort në zemër, për dashurinë që ke për njerëzit. E kam të provuar këtë... Kështu mbetsh përherë, gruaja e mikut tim Ilir Meta. Shëndet dhe gëzim te fëmijët!

- Përveç fitoreve në kampionat, ty i dashur Gaz Demi, të ndjek në mënyrë konstante edhe një “Fitore” tjetër. Ajo quhet: Respekt dhe dashuri e mijëra njerëzve, kudo në Shqipëri dhe jo vetëm. Merr dashuri dhe respekt, ai që jep dhe ti je nga këta, miku im, o Zot, sa i vjetër. Të uroj gjithë të mirat, në këtë 14 shkurt. Përqafime, Resulit.

- I dashur Paulin! Uroj që 14 shkurti të të ketë gjetur jo vetëm me gëzim në familje, por edhe në krye të punës të Prefekturës së Shkodrës dhe Pukës, qytete ku kam aq shumë miq. Me Shkodrën më lidhin 9 muajt ku punova si vullnetar në Baçallëk, ku ra termeti i ’79-s, kurse me Puken, vitet ku punova arsimtar. Të përqafoj fort, miku im dhe i Bert Shalës.

- Tani je në krye të familjes tënde, me dy fëmijë të mrekullueshëm, i dashur shoku im i fëmijërisë, Ahmet Novi, por unë kam patur fatin të njoh edhe babain tënd të paharruar. Njoh edhe Verën, edhe Erion Bogdanin, djalin e saj, nga sporti. Tani njoh edhe burrin e Mires, Arben Shtyllen. Për atë Zot, njeri më i mirë se tjetri. Ju uroj kaq lumturi, në diten e dashurisë së Njeriut për Njeriun, 14 shkurtin. Urime.

- I dashur Roland Hysa! Pavarësisht se nuk më flet më në telefon, unë të uroj sinqerisht nga zemra: Gëzuar familjarisht 14 shkurtin. Gëzuar edhe të gjithë punëtorëve të ngarkim- shkarkimit të miellit. Jam krenar që kam qenë hamall, jam krenar që kam punuar në atë kolektiv që më dha shtysë të bëhem gazetar dhe shkrimtar. Urime të gjithëve!

- Sa u gëzova për përgëzimet që mora nga SHBA-ja, i dashur Bujar Leskaj. Po ti, nuk je vetëm kryetar i KlSH-së, je edhe një prind që të ka bekuar Zoti me 4 djem. 4 djem, kush nuk do t’i donte? Në prag të 14 shkurtit, festës së dashurisë njerëzore, të uroj kaq shumë lumturi në familje!

- Dhe kur vjen puna te Tonin Aliaj dhe familja e tij, këtu them: “Ndal”. I njoh që të vegjël fëmijët e tij. O Zot, sa janë rritur! Dhe gjithnjë, të rrethuar nga dashuria dhe kujdesi i pafundëm i Danës dhe Toninit. Ju uroj kaq gëzim, në ditën e 14 shkurtit!

- Ëmbëlsira: Janë të dy me mbiemrin “Hoxha”. Njëri është Artani, administratori T.B.U. dhe tjetri, Flamuri ( adashi im), administratori i firmës “KLER”. Njëri “prodhon” specialistë të ekonomisë, nga më të mirët. Tjetri, këmisha, që nderojnë Shqipërinë në Itali dhe jo vetëm. Nuk e di, a njihen, por në zemrën time janë bashkë si dy pika loti. Njëlloj të dashur dhe të respektuar. Urime të dyve, për 14 shkurtin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.