Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Te mjeku

- Doktor, unë nuk jam njeri, por qen...

- Në rregull, zotëri... Shtrihuni mbi krevat, ju lutem...

- Oh, faleminderit doktor! Në shtëpi nuk më lënë asnjëherë të ngjitem mbi divan...

Në bar

Një i ri, shumë i ndrojtur, sheh në bar një vajzë të vetmuar në një cep, duke pirë një pije. Pasi merr kurajon e duhur, i afrohet vajzës dhe e pyet:

- A mund të ulem këtu me ty, të bisedojmë pak?

Për habinë e tij, vajza, me zë të lartë dhe shumë e inatosur, i përgjigjet:

- Jo, nuk dua të bëj seks me ty, më lër të qetë!

Natyrisht, i riu, i vënë në siklet, kthehet në tavolinën e tij. Pas pak minutash, vajza i vjen në tavolinë dhe i pëshpërit në vesh ëmbëlsisht:

- Më fal për qëparë... Jam studente psikologjie dhe po vëzhgoj reagimet e njerëzve në situata shumë të siklet- shme...

Djali, pa humbur kohë, i bërtet me zë të lartë: - Çfarë? 100 euro? Më mirë nuk bëj seks gjithë jetën sesa ta bëj me ty!

Turisti teksan

Një turist i pasur nga Teksasi ulet në një bar të Tiranës dhe tregon me zë të lartë e krenar për atdheun e tij:

- Në Teksas, mund të hipësh në një tren të hënën, të hash drekë, darkë, të flesh në të njëjtin tren dhe të mërkurën të zbresësh e të jesh akoma në Teksas...

- E çë pastaj? - i përgjigjet baristi. - Ti mendon se vetëm në Teksas ka trena të ngadaltë?!

Festa

Një çift po hanë në restorant, kur gruaja shikon ishburrin të ulur në bar dhe me një vështrim krenar, i drejtohet të shoqit:

- E shikon ish-in tim? Ka filluar të pijë qëkur jemi ndarë, që shtatë vjet më parë!... - i thotë ajo të shoqit.

- Nuk ka mundësi, e dashur... Askush nuk feston për një kohë kaq të gjatë...

Pyetja

- Babi, babi, pse u martove me mamin?

- Hë mor bir... Edhe ti s’po ia gjen dot përgjigjen kësaj pyetjeje ë?

Policët në Afrikë

Dy policë, kanë shkuar me mision në Afrikë. Në kohën e lirë, shkojnë për gjueti dhe, që ditën e parë, vrasin një luan. Të lumtur, zbresin nga makina dhe nisin ta tërheqin luanin nga krifa, por nuk ia dalin dot. Një afrikan, që po kalonte atypari, u thotë se është më mirë që ta tërheqin nga bishti. Shumë të lumtur, policët nisin ta tërheqin nga bishti dhe e shohin se është shumë më e lehtë, deri në një moment, kur njëri thotë:

- Ore, mirë që nga bishti qenka më e lehtë, por unë nuk po e marr vesh se pse, në vend që t’i afrohemi makinës, po shkojmë gjithnjë e më larg saj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.