CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Kryeministrin Edi Rama, këtë javë, deshëm ta intervistojmë në lidhje me dy lajme të botuara, që kanë lidhje me njeri-tjetrin, edhe pse duken të largët: Lajmi i parë vjen nga Instituti i Statistikave. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, nga Shqipëria janë larguar 46.413 persona. Lajmi i dytë ka të bëjë me jehonën e festimeve të 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Pikërisht në prag të kësaj date, Astrit Hatellari, njeriu që i vuri litarin monumentit të Enver Hoxhës, dorëzoi medaljen “Pishtar i Demokracisë”, duke deklaruar: “Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam!”. Pikërisht kjo shprehje e tij është ajo që i lidh të dy lajmet. Është e vërtetë se kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam, as në 20 shkurt të 91-shit e as në 23 qershor të 2013-ës. Dhe këtë nuk e thotë vetëm Astriti, apo vetëm ata 40 e ca mijë të ikur. E thonë miliona shqiptarë që ende vuajnë e ende nuk shohin dritë në fund të tunelit. Ndaj edhe marrin rrugët e Europës, se nuk “ngopen” as me lulishten e zyrat e reja të kryeministrit e ministrave e as me zyrat e punës, të lyera me të kuqe. A e di zoti Rama këtë? A e kupton ai se njerëzit kanë nevojë për “fasada” e lulishte, por në radhë të parë, kanë nevojë për punë e investime, për mbledhje ministrash, por më shumë kanë nevojë për shtet?!

SALI BERISHA

As ish-kryeministrin Berisha nuk e takuam dot këtë javë. Atë deshëm ta pyesnim për diçka që na ngeli “peng”, nga fjalimi i tij në Parlament të enjten. Ai deklaroi se “goditja ndaj Edi Ramës në ’97-ën ka qenë krim pasioni”. Ç’ka dashur të thotë ai me këtë, që Edi Ramën e kanë goditur sepse kishte ngacmuar ndonjë vajzë, kishte lënë ndonjërën apo kish marrëdhënie me ndonjë të martuar? Ai duhet ta dijë, përderisa deklaroi me aq siguri në Parlament. Dhe, si njeri që di gjithçka për krimet, deshëm ta pyesnim: Po Servet Pëllumbi, Agim Fagu, Teodor Keko, Neritan Ceka, Gaqo Apostoli, Ndre Legisi, Arben Imami, Zamir Dule, Bardhok Lala etj., për probleme pasioni u rrahën në atë kohë? Po unë që po

BUJAR NISHANI

Bujar Nishanit, presidentit tonë të nderuar, këtë javë deshëm t’i bënim ca pyetje “familjare”. Për t’u shfajësuar nga akuzat që i bëhen se ka ndikuar me pushtetin e tij që gjykata të marrë vendim për prishjen e kishës katolike në Elbasan, ai tha se ajo tokë nuk është e tija, madje as e gruas së tij, por e vjehrrës. Mendon ai se shqiptarët janë budallenj dhe “i hanë” këto? Po nusja e tij, e kujt është, a nuk është e vjehrrës? I urojmë jetë të gjatë vjehrrës, por nuk mund të mos pyesim: Po shkruaj tani këto pyetje, për pasion u godita, 6 ditë para zgjedhjeve të 26 Majit, në mes të Tiranës, te kolonat pranë Sheshit “Avni Rustemi”, ndërsa po shkoja te shtëpia e Fatos Nanos së burgosur, për t’i çuar pyetjet për një intervistë? Nëse edhe unë jam rrahur për pasion, i bie që të kishim (kundër natyrës e dëshirës sime) ndonjë marrëdhënie homoseksuale bashkë, sepse atë person që më goditi, e pashë kohë më vonë, krah jush, duke ju mbrojtur në një dalje që bëtë mes popullit, në qendër të Tiranës. Apo kur përmendni pasionin, doni të thoni se ju keni pasion krimin?! tokat, përse i do vjehrra e tij, a nuk i do për t’ia lënë trashëgim së bijës, Zonjës së Parë?! Se vjehrra me vete, në varr, vetëm 3 m2 tokë do të marrë! Apo presidenti nuk mendon se shqiptarët i hanë këto, por i beson edhe vetë ato që thotë?! Apo merr shembull nga Berisha që deri ca vite më parë na thoshte se ishte kryeministri më i varfër në Europë, se nuk kishte as shtëpi tjetër veç asaj që i dha Enveri në Brrakë e as lekë në banka, ndërkohë që vajza e tij “lundronte” në miliona euro? Edhe ai thoshte: Ato pasuri nuk janë të miat, janë të vajzës...

FATOS NANO

Këtë javë kërkuam të intervistojmë edhe ishkryeministrin Fatos Nano, por nuk mundëm. Madje na thanë se ai nuk është fare në Shqipëri. Megjithatë, shumë agjenci lajmesh e gazeta, këtë javë njoftuan se ai kishte zhvilluar një sërë takimesh me liderë të opozitës si Sali Berisha, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj. Qëllimi i takimeve, siç theksonin gazetarët, kishte qenë mbështetja për kandidaturën e Nanos për kryetar bashkie në kryeqytet. Të jetë e vërtetë, apo është thjeshtë një sajim i shtypit? Apo është ndonjë lajm i sajuar nga Nanoja, për të matur “pulsin” e politikës?! Nga Fatos Nano çdo gjë mund të presësh. Ai e ka provuar se është i paparashikueshëm. Prandaj edhe deshëm t’i bëjmë një intervistë këtë javë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.