Në kuzhinën Master Chef

Intervista - - MASTER CHEF -

Blerina Çizmja: - Indrit, çfarë gatove sot, ti dhe Alfio?

Indrit Çela: - Taliatele të bëra në shtëpi, me ragu lepuri, supë peshku, në mënyrën veneciane.

- Sepse ke jetuar në Venecia...

- Po. (Buzëqesh) Atyre që më kanë mirëpritur, gjatë gatimeve, u vidhja disa receta, shijet. Kuzhina italiane ka bazë. Ata arrijnë të modifikojnë recetat e vjetra, pa ua ndryshuar shijen dhe kjo është shumë interesante.

- Është e mundur të bëhet kjo me kuzhinën shqiptare?

- Edhe mund të bëhet, sepse siç e shoh unë, kuzhina shqiptare është shumë e rëndë, me shumë kalori, që organizmi i përpunon me vështirësi. Shqipëria ka shumë produkte të mira, të freskëta e bio dhe ne mund ta ruajmë kuzhinën me shijen e produkteve që kemi, por me më pak kalori...

- Në Master Chef bie në sy jo vetëm që vijnë shumë djem nga Italia dhe sjellin me vete kuzhinën italiane, por edhe ata që banojnë këtu, janë shumë të ndikuar prej saj... Nuk ekziston mundësia që shefat t’i japin pak më shumë rëndësi edhe kuzhinës shqiptare?

- Kjo është edhe pak si shkollë... Për mua, për shembull, rikthimi im në Shqipëri do të thotë t’i jap një kulturë ndryshe, më të modernizuar, gatimit shqiptar.

- Me pak fjalë, pas u solle vërdallë nëpër botë, vendose të ktheheshe përfundimisht në Shqipëri, apo jo?

- Po, në të gjitha udhëtimet e mia e kisha një ëndërr, që të kthehesha një ditë në Shqipëri, por nuk e dija se kur. Në Master Chef shpreha një pasion, një talent dhe ia arrita qëllimit, sepse pavarësisht se nuk dola i pari, isha finalist dhe ky ishte një rezultat shumë i madh. Këtë gjë prisja, që të merrja konfirmimin e duhur për të ardhur në Shqipëri; ishte rasti më i mirë dhe unë po e shfrytëzoj!

- Mendoje se do të arrije deri këtu?

- Sinqerisht, jo. Deri te gjashtëshja, ose në gjysëmfinale e mendoja, por jo që do të arrija në finale, sepse konkurrentët ishin vërtet shumë të fortë. Avantazhi im është se gjysëmfinalistët vinin nga Italia, ndërsa unë kam shëtitur në vende të tjera dhe i kam dhënë më shumë kuzhinës në këtë aspekt. Tek unë, çdo pjatë ishte një temë, një udhëtim, një shije, si një ëndërr e përsëritur, për çfarë kisha vizituar nëpër botë...

- Çfarë do të të mungojë më shumë nga Master Chef?

- Emocionet, ankthi, që mund t’i gjejmë edhe diku tjetër, por jo aq të forta sa i patëm aty. Do të më mungojnë, natyrisht, sfidat me konkurrentët e tjerë, sepse çdo sfidë e kaluar ishte një lehtësim kur ia dilje dhe të jepte forcën për të ecur përpara.

- Pse mendon se fitoi Bleri dhe jo ti?

- Mendoj se Bleri u tregua i mençur sepse bëri më shumë pamje, më shumë paraqitje sesa produkt. Mbase në Master Chef këtë kërkonin, ndërkohë që unë i qëndroj mendimit tim dhe jam më shumë te shija. Jam më tradicional, më origjinal te shija...

- Çfarë do t’u thoje fansave të tu, që u dëshpëruan kur fitorja nuk shkoi te ti?

- Më e bukura është se nuk janë zhgënjyer, pasi më mbrojnë akoma, më japin akoma forca. Gjëja më e bukur ka qenë kur më kanë thënë: “Ato emocione që transmetove, na kanë ardhur”.

- Je gjithmonë aq i qetë sa dukeshe në sfida?

- Kam edhe 5 minutëshin tim, si çdo njeri (buzëqesh), por në 95 për qind të rasteve e kam ruajtur qetësinë. Sigurisht, nëse do të punosh në restorant, nuk mund të jesh i qetë sepse duhet të ecësh më shpejt, por në bazë të minutazhit dhe produkteve që kishim në Master Chef, unë e realizoja në mendjen time gjithçka e pastaj punoja. Kur dua të bëj një pjatë, e kam idenë të qartë.

- Ti nuk ke punuar më parë në kuzhinë, apo jo?

- Kam bërë një kurs kuzhine dy javor në Venecia, por kam një karakteristikë, siç i thonë në Itali, jam “shijues i mirë”. Provoj shumë dhe diçka që më pëlqen, e gatuaj dhe vetë. Me pak fjalë, e vjedh zanatin me sy.

- Cili nga gatimet që ke provuar, të ka lënë më shumë mbresa?

- Pjata që më çoi në finale! Edhe unë që e krijova vetë, u mrekullova. Për momentin, nuk dija çfarë po bëja se kishim 30 minuta

- Menjëherë pas spektaklit, u punësove në një restorant në Tiranë... Domethënë, jo vetëm e hodhe hapin për t’u kthyer në Shqipëri, por erdhe tamam!

- (Qesh) Po, kjo ishte një zgjedhje interesante, e men-

- Në një të ardhme, e imagjinon dot veten në rolin e shefave? Cili do të ishte profili yt...

- Them se po. E shoh veten më shumë te Gëzimi, pak te Sokoli, gjithashtu... - Po te Renatoja? - Te Renatoja... Mbase nuk kam karakterin e duhur

- Cili është produkti yt i preferuar?

- Produkti i detit, peshku. Mbase sepse më pëlqejnë vendet e ngrohta, me det dhe sikur jam i asaj natyre.

- Cilën pjatë do ta gatuaje më me qejf?

- Pjatën e finales! Atë natë isha shumë në tension dhe do ta gatuaja më me qejf, me më pak tension dhe emocione...

- Cilën pjesë të menusë do të mbaje ti, nëse do të të pyesnin a të pëlqen të gatuash pjatë të parë, të dytë, apo ëmbëlsirë?

- Mund të zgjidhja edhe pjatën e dytë, por më shumë antipastën, sepse do të bëja një hyrje shumë të mirë. Nëse bën një

- Çfarë do t’u thuash atyre që duan të të takojnë?

- Në radhë të parë, të vijnë të shijojnë gatimet e mia dhe të Alfios te Diplomat 1 dhe së dyti, nëse kanë një pasion ose një ëndërr, të mos ndalen dhe ta shprehin, ashtu siç m’u dha mundësia mua në Master Chef, të shfaqja një pasion që nuk e dinte askush, përveç familjes sime... hyrje të bukur, gjithçka lehtësohet edhe po të bësh gabime te të tjerat. Pjata e parë është shumë e rëndësishme.

- Gatuan gjithçka, apo ka ndonjë gjë që nuk e gatuan dot?

- Nuk i gatuaj dot kafshët e shpendët e egër... Më vjen shumë keq, t’i gatuaj ata... nuk e di pse... - Po ndonjë gjë që nuk e ha dot? - Djathin! (Qesh) - Shijet e tua të degustimit ku anojnë...

- Më pëlqen shumë kuzhina mesdhetare, erëzat e Siçilisë, borziloku, speci djegës, pak pikant, domatet e vogla, kaperi. Çdo shije e kësaj kuzhine, më inspiron.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.