Indrit Çela: Bleri u tregua i mençur, unë jam më tradicional

Intervista - - MASTER CHEF -

kohë dhe duhet të jepnim maksimumin tonë. E kisha një ide, por nuk dija ç’rezultat do të jepte. Në momentin që kishte ngelur edhe një minut, pjata ime ishte bosh dhe s’dija nga t’ia filloja, por avash-avash, në dhjetë sekondat e fundit, kur pashë pjatën, u emocionova dhe i thashë vetes: “Po s’e mora me këtë pjatë, unë nuk gatuaj më në Master Chef!”. Doli si një pikturë e vogël, jo me shumë ngjyra të theksuara, me shumë shije... dova shumë dhe me Alfion, sikur ishim i njëjti person, i ndarë në dy pjesë...

- Si u bëtë bashkë ju të dy?

- Alfio më kontaktoi me mesazhe, siç më kanë kontaktuar shumë persona të tjerë, por Alfio, qe i drejtpërdrejtë dhe mesazhi i parë i tij, qe: “Do punë?”. (Qesh) Më pëlqeu kjo... Biseduam shumë gjëra, tani do të bisedojmë për gjithçka që mund të realizojmë dhe, për momentin, jam këtu!

- Më thuaj një mendim për secilin nga shefat...

- Gëzimi ka shumë njohuri, është shumë i edukuar dhe di të shprehet. Duke parë çdo situatë të konkurrentëve, ai i gjen fjalët e duhura për të zbutur dhe për të vlerësuar punën që është bërë.

Sokoli, mendoj se tek ëmbëlsirat është fantastik dhe e shoh të qetë, të buzëqeshur. Edhe kur bëjmë gabime të vogla, i merr me lehtësi, nuk u jep rëndësi të madhe, sepse janë gabime të vogla teknike që gjithkush mund t’i rregullojë në të ardhmen e tij dhe kjo është ideja e Master Chefit që ne të japim gjithçka, por edhe të mësojmë.

Renatoja... Edhe po mungoi diçka e voglël një pjate, mund të mos e shohë shumë negative sepse në situatën tonë, një reagim i tillë të pret këmbët, të ndal. Do të doja të mos kritikonte aq shumë, por të sugjerojë, të bëjë një balancë mes sugjerimit dhe kritikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.