Në kuzhinë me Blerin...

Intervista - - MASTER CHEF -

Blerina Çizmja: - Bler, je vetëm 21 vjeç, ama, një 21 vjeçar me titullin MasterChef! Më thuaj, me çfarë kanë qenë të mbushura më së shumti këto ditë, pas fitores?

Bleri Dervishi: - Ka qenë një emocion i rrallë, që nuk e kisha provuar kurrë më parë, diçka e jashtëzakonshme, që vërtet të ndryshon jetën. Sidoqoftë, nuk mund të mos them se Master Chef ishte një eksperiencë shumë e vështirë dhe vetëm nëse ke pasionin e duhur e jep më të mirën nga vetja, ia del mbanë.

- Çfarë shijeje kishte fitorja?

- Shije krenarie, sakrifice, vendosmërie, pasioni dhe dashurie për këtë profesion.

- Të ka thënë ndokush se nuk e meritoje ti fitoren?

- Po, ka patur shumë nga ata që më kanë kritikuar pas fitores, ose që nuk ishin dakord me disa vendime, ama për mua, këto nuk kanë rëndësi... Fitova unë! Jam unë Master Chef Albania 2!

- Pse fitove ti dhe jo Indriti?

- Besoj se ndodhi ngaqë krijova pjata me shije të forta, por të mbushura me pasion, që atij ndoshta as që do t’i kishin shkuar ndërmend...

- Cila është e mira dhe e keqja e të qenit i njohur nga të gjithë?

- E bukura është se të gjithë të duan dhe je idhulli i tyre. Por, gjëja e keqe është se duhet të bësh shumë kujdes me gjithçka... Edhe gabimin më të vogël të bësh, të qortojnë menjëherë.

- Cili ka qenë komplimenti më i bukur dhe reagimi më i keq i dikujt, pas fitores?

- Komplimentin më të bukur e kam marrë atë natë... Më kanë thënë: “Bravo! Je i madh dhe e meritove 100 për qind!”, kurse më i keqi: “Fitove vetëm sepse e bëre shefin për të qarë”.

- Shumë prej jush e kishin nisur këtë pasion në njëfarë mënyre, nga “halli”, sepse duke i patur prindërit në punë, duhet të gatuanin vetë...

- Unë e kam nisur sepse që i vogël, ndiqja mamin tim në restorant, ku laja pjatat. Më besoni se edhe në atë punë ka një lloj kënaqësie, por sigurisht, është më mirë të jesh shef… (Buzëqesh) Dëshira ime për të mësuar, nuk ka ndalur kurrë. Mbi të gjitha, e kam fituar Master Chefin falë prindërve të mi, që kanë qenë të ashpër me mua…

- Si mendon, po të kishe jetuar në një familje të pasur, ku nuk do të kishe nevoje t’i afroheshe fare kuzhinës, do ta kishe patur këtë pasion?

- Mendoj se edhe nëse do të kisha jetuar në një familje të pasur, do të kisha zgjedhur të njëjtën rrugë, sepse në fund të fundit, paratë nuk janë asgjë… Ai që ka rëndësi është pasioni brenda teje. Nuk mund të jetosh duke mos bërë asgjë. Të paktën unë, kështu jam!

- Cili është ai gatim i mamasë, që ti nuk e bën dot kurrë si ajo?

- Supërat, në përgjithësi, nuk i bëj dot kurrë si mami, me atë shije prej mamaje dhe dashuri që hedh brenda...

- Po i gjyshes?

bërë në kuzhinë, sa u - Zbulimi i fundit që ke përket përbërësve?

që kanë, janë një - Farat e kias, që me kalçumin

këtë mineral, bashkë me nga produktet kryesore me

miligramë kalcium për çdo farat e susamit. Kanë 600

shumë sesa qumështi, 100 gramë fara, 5 herë më

Omega 3, sa 20 % e peshës përmbajnë acide yndyrore

që i bën të ngjashme me së tyre, një karakteristikë farat dhe vajin e lirit.

në këtë garë? - Çfarë zbulove për veten

dhe të përqendrohem - Kam mësuar të punoj

jam nën presion. shumë mirë në punë, kur

një pjatë me temë fi- Si do ta kishe titulluar

kishe përgatitur atë? toren dhe me çfarë do ta

Praktikisht, në një pjatë - Konkretizim shpërthyes.

të përbërës të ndryshëm, për të vetme, do të ishin 20

udhëtimin e jetës sime, që përmbyllur kështu të gjithë

Chef Albania 2. Një më ka sjellë fitoreën e Master

që vetëm nga arobashkim teknikash e përbërësish,

kishte lënë të gjithë pa fjalë ma dhe nga shija, do t’i

kulinarie. dhe të shokuar... Një orgazmë

jote? - Cili gatim do të ishte sfida

në kuzhinë me një shef - Të mund të përballesha të madh.

dot? - Çfarë nuk do ta gatuaje

është shpesh gjëja më - Gjëja më e lehtë në botë, e vështirë për t’u gatuar.

dhe e gatu- Me cilin përbërës je familjarizuar an më me qejf? - Me çokollatën.

kështu që mund të - Tani, kupën e ke në dorë,

yt në kuzhinë? ma thuash: Cili është difekti

serioz... - Jam shumë i ashpër, shumë

të bëri fitues? - Po pika e fortë, ajo që

në vetvete. - Vendosmëria dhe besimi

- Oh, fasule me pastërma! Sa herë shkoj në shtëpinë e saj, gjej fasule me pastërma! Eh, do të kisha ngrënë me kuintalë prej saj, me të jam rritur... Nuk kam për ta harruar kurrë kur shkoja të kullosja lopën me gjyshin tim, apo kur thanim mishin mbi sobën me dru... apo kur ndihmoja gjyshen për të zgjedhur fasulet, pasi i kishim mbledhur dhe për t’i ndarë, që më pas të thaheshin, ndërkohë që unë haja bukë me djathë e domate...

- Për ç’gatim të merr malli më së shumti?

- Për fasule me pastërma... dhe për bukë, domate dhe gjizë, bërë nga gjyshja ime! Pastaj, byrek me qepë dhe domate... Unë ha gjithçka dhe përshtatem me gjithçka, sipas situatës. Në kuzhinën time më pëlqen gjithmonë të eksperimentoj duke nisur nga tradicionalja, nga një produkt kryesor, për të ndërtuar mbi të një histori, një identitet...

- Si shpjegohet që të katër gjysëmfinalistët ishit shqiptarë me banim në Itali? Ju, djemtë tanë, të gjithë në kuzhinë përfundoni kur jeni në emigracion?

- As unë nuk e di se pse... Me siguri, sepse duke qenë në Itali, kemi patur mundësi për të studiuar e për të ecur përpara në këtë rrugë dhe ka qenë pasioni që na ka sjellë deri këtu... Nuk mendoj se përfundojmë të gjithë në kuzhinë... Thjesht, nganjëherë, dikush futet në kuzhinë si pjatalarës, sepse mendon se është gjëja më e lehtë, ama ju siguroj se edhe detyra e pjatalarësit është shumë e vështirë; ka shumë përgjegjësi.

- Cila është, sipas teje, ajo pikë ku kuzhina italiane bashkohet me shqiptaren?

- Besoj se është Adriatiku, rruga e erëzave... Në shumë restoranre bë Shqipëri, kërkojnë të gatuash gatime italiane me produkte që vijnë nga Italia ose që peshkohen në Adriatik.

- Më jep një përshkrim për secilin nga shefat...

- Shef Sokoli mendoj se është një nga pastiçierët më të mirë që mund të gjesh.

Shef Renatoja, është shefi i vërtetë, nga ata që të bërtasin, të mbajnë gjithnjë nën kontroll, di se ç’do të thotë kuzhinë dhe është ekstremisht serioz kur është në kuzhinë, ndërsa kur është jashtë, është një njeri krejt tjetër. E admiroj pa fund për atë që është, sepse e meriton.

Shef Gëzimin, më shumë sesa si një shef, do ta përshkruaja si një artist, sepse ai ka një kulturë dhe njohje 360 gradëshe, në botën e kuzhinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.