Bleona lançon linjën e saj të bizhuterive

Intervista - - JAVA VIP -

Kot nuk thonë “dardha bie nën dardhë” apo “cilësitë janë të shkruara në gene”. Klea Ndoci, vajza e dytë e këngëtarit Frederik Ndoci, është pjesë e “The Voice of America” dhe ka kaluar në raundin e tretë. “Klea është përzgjedhur për të vazhduar më tej artin e fisit tonë. Mbështetja juaj është shumë domethënëse për të, sepse asaj iu ndalua e drejta për të qenë pranë meje, babit të saj, që nga viti 1997. Ajo është vërtet e mirë në cilësi dhe në shpirt sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë. Zoti vonon, por nuk harron e unë, me kokën ngritur nga qielli e sytë e mbushur me lot, them faleminderit”, përfundon Frederiku në një publikim në faqen e tij në Facebook. Klea Ndoci, u bë e njohur fillimisht pas publikimit në një televizion amerikan të historisë së saj për abuzimin me drogën që nga mosha 14 vjeçare, çka konsiderohet si diçka e lënë pas krahëve, ndërkohë që muzika dhe shkrimi i teksteve nuk janë i vetmi pasion i saj. Pak kohë më parë, ajo ishte një ndër 10 femrat më të bukura të Kalifornisë në një konkurs bukurie të zhvilluar atje.

Gjithashtu, fotografia është një tjetër pasion i saj, megjithatë, kënga duket se është fokusi për momentin dhe Klea, po përpiqet të realizojë si duhet edhe ambicien e saj në art, duke treguar se ka një talent të trashëguar, gjë që e bën të atin, të përlotet nga gëzimi.

Tani, bizhutë që ju do të mbani, mund të jenë edhe të linjës që këngëtarja Bleona Qereti ka hedhur së fundi në treg. Pas këngëve, koncerteve dhe skandaleve, duket se këtë herë, Bleona do ta provojë me një ide biznesi, duke hedhur në treg linjën e saj personale të bizhuterive të cilën sapo e ka lançuar. Kënëtarja madje, ka hapur edhe faqen ueb: www.shopBLEONA.com * # bleonairecollection, , ku nuk ka ngurruar aspak t’i cilësojë bizhuteritë e saj thjesht, “të mahnitshme”. Të shohim sa efikase do të rezultojë kjo ide në përmbushjen e ambicieve të Bleonës, ndërkohë që shfaqja e saj e fundit në ekran për publikun shqiptar, do të jetë në programin “X Factor”, si një nga 4 anëtaret e jurisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.