Ermal Mamaqi denoncon mashtruesin

Intervista - - JAVA VIP -

Në një deklaratë zyrtare të bërë nga vetë ai, Ermali është shprehur shumë i shqetësuar për një person të quajtur Tedi Durishti, i cili u është paraqitur disa vajzave si përfaqësues i “Ami Event”. Ermali sqaron: “Dijen e kemi marrë nga vajza të ndryshme të “mashtruara” të cilat na kanë njoftuar se një person i quajtur Tedi Durishti, i vetëquajtur menaxher i kompanisë “Ami Event”, u kërkon vajzave një pagesë 50- 70 Euro në Western Union, Raiffaisen e të tjerë, për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e modeleve që do të reklamojnë fustanet e nusërisë së “Ami Event” në revistë, në faqen “Agjensi Modelesh” (https:/ / www. facebook. com/ fance. etedit. 1? fref= ts). Sqarojmë se “Ami Event” nuk ka asnjë lidhje me këtë individ dhe se nuk ka bërë asnjë lajmërim apo prezantim në asnjë nga faqet e saj zyrtare në lidhje me këtë of- ertë. Që nesër, për këtë person, fillon një ndjekje penale. Deri tani, na kanë shkruar 4 vajza, na kanë telefonuar në agjencinë “Ami Event” disa të tjera dhe këto raste po shtohen. Ftojmë të gjitha vajzat që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, t’u drejtohen organeve përkatëse për të denoncuar mashtrimin dhe vjedhjen”, ka përfunduar ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.