Armina Mevlani: “50 Hijet e Greit”, një film i trashë

Intervista - - JAVA VIP -

Libri i kthyer si shumë të tjerë në film, “50 Hijet e Greit”, është kthyer në kryefjalën e komenteve që e shoqërojnë, jo vetëm mes grupeve shoqërore apo në rrjete sociale, por edhe në debatet televizive. Me komente të shumta dhe me mendime të shumëllojshme është shoqëruar edhe premiera e këtij filmi, me skena mjaft provokuese. Por ja që ka edhe nga ata që janë mjaft indiferentë ndaj këtij filmi të kthyer tashmë në fenomenin e momentit. Njëra ndër to është Armina Mevlani e cila i është kthyer librit, duke dhënë mendimin e saj: “Nuk kam marrë asnjëherë mundimin të lexoj “50 hijet e Greit”, më është dukur tepër komercial dhe shumë i trashë për të humbur kohë me të! Ndoshta më mirë një roman klasik dashurie (nga ata të vjetrit madje) ose ndonjë film të Kubrik tip “Eyes Wide Shut”, në vend të këtij filmi! Si mendoni?”. Hëm, e ç’të mendojmë? Shumica, tani, po shohin filmin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.