Luana: “Dua të martohem me mashkullin misterioz!”

Intervista - - JAVA VIP -

Kjo nuk është hera e parë që asaj i dhurojnë lule, madje tufa të mëdha me trëndafila. Duket sikur një dyqan lulesh është shpërngulur para shtëpisë së Luanës dhe (s’kishte se si të ndodhte ndryshe) njëkohësisht, në faqen e saj publike në internet! Por duket se mashkulli që i ka dhuruar së fundi këtë tufë gjigande me trëndafila të kuq, “e ka tepruar” sepse ia ka mbushur mendjen Luanës që të martohet me të. Tashmë, biondja bukuroshe, është vënë “në kërkim” të identitetit të mashkullit misterioz që e ka surprizuar, madje emocionuar mjaft atë me formën që nuk dështon kurrë në përpjekjen për t’i bërë përshtypje një femre, lulet. Jemi të sigurtë që pas kësaj, mjaft meshkuj do të jenë në konkurrencë me njëritjetrin për t’i bërë Luanës dhuratën që do t’ia mbushë mendjen për t’u martuar, kështu që djema… gara konsiderohet e hapur! Dhe... boll më me lule!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.