Monserrati përgatit dasmën me Hoze Luisin

Intervista - - TELENOVELA -

Hoze Luisi afrohet shumë me Lauriton dhe, Rozario, duke parë sa të lumtur janë ata të tre, i jep Monserratit bekimin e saj që të martohet me Hoze Luisin. Nga ana tjetër, ky i fundit i propozon Monserratit për martesë dhe ajo pranon. Ajo i thotë se ka ndryshaur, se nuk është më siç ishte më parë, por Hoze Luisi i premton se do ta bëjë të lumtur deri në fund të jetës. Nga ana e tij, Alehandro vazhdon të jetë në spital, por nis t’i kujtohet gjithë çfarë ka ndodhur me të. Ai nis ta ndjejë se Hoze Luisi po ia merr Monserratin dhe hap sytë.

Pasi ka parë fotografinë e pianistes që ngjan si Nadia, Pedro vendos të shkojë vetë në Buenos Aires për të verifikuar se kush është ajo. Amelia i kërkon që ta shoqërojë në këtë “udhëtim pune”.

Monika vazhdon t’i telefonojë Dimitrios, por ai nuk i përgjigjet. Atëhere telefonin e hap Laurito, i cili i thotë asaj se ai është djali i Dimitrios dhe se ky i fundit është pak i zënë. Monika trishtohet nga ajo që dëgjon.

Dimitrio i thotë Monserratit se është shumë i lumtur për fejesën e saj me Hoze Luisin. Ajo i thotë se nuk është e sigurtë nëse duhet të martohet me të, por Dimitrio i kujton se sa e palumtur ka qenë në ata 7 vjet, ajo dhe Laurito, gjithashtu. Natën, Monserrati del në bregdet dhe qan, duke kujtuar Alehandron. Asaj i duhet ta pranojë se ai nuk do të kthehet kurrë, në mënyrë që të vazhdojë jetën e saj. Ajo puth për herë të fundit unazën e saj të martesës dhe e fut në një shishe, të cilën e hedh në oqean. Pastaj shikon dorën e saj pa unazë dhe nis të qajë e tmerruar... Alehandro e ndjen dhimbjen e saj, zgjohet dhe e thërret në emër. Ai arrin të ngrihet nga krevati, për të shkuar te Monserrati, por rrëzohet në dysheme. Pastaj arrin të ngrihet dhe vesh rrobat, i vendosur për të shkuar te gruaja e tij. Ai i fshihet Viktorit dhe del nga spitali. Kur kthehet në dhomë, Viktori, shikon se Alehandroja nuk është aty. Alehandroja humbet në Buenos Aires dhe nis të qajë në park, kur Viktori arrin ta gjejë. Ai e pyet Viktorin se ku janë dhe sa ditë ka në koma, por shokohet kur shoku i tij i thotë se nuk janë ditë, por vjet, plot shtatë vjet! Alehandro kërkon të takojë të ëmën dhe djalin e Viktori i thotë se për këtë po përpiqet Jozefina, e cila tashmë është nisur për në Aguaazul, që t’i tregojë Rozarios se Alehandroja është gjallë. Alehandro fa- jëson veten për vdekjen e Monserratit.

Laurito i thotë se ëmës se dëshiron që Hoze Luisi të rrijë pranë tyre, pasi ai i ka tharë lotët në sytë e saj dhe ajo vendos përfundimisht të martohet me të. Dimitrio i tregon Monikës se në telefon u përgjigj nipi i tij dhe se ishte një shaka, por Monika, shumë e zemëruar me sjelljen e tij, i thotë se ajo për të nuk ishte vetëm se marrëdhënia e një nate dhe del në korridor duke qarë. Dimitrio i thotë se dëshiron të ketë një lidhje me të dhe të dy puthen...

Laurito e pyet Hoze Luisin nëse mund ta thërrasë baba, por ai i thotë se babai i tij do të jetë gjithmonë Alehandroja. Atëherë, Laurito i përgjigjet se tani do të ketë dy baballarë, një që e shikon nga parajsa dhe një tjetër, që luan me të. Rozario e shikon me lot në sy...

Kur Viktori del, Pedroja arrin të futet në shtëpinë e Nadias dhe habitet kur kupton se ajo është e verbër. Pedro e vë në gjumë Viktorian me kloroform dhe Nadia shqetësohet kur, ndërsa kërkon të bijën nëpër shtëpi, kupton se aty ka hyrë një burrë. Ajo e prek me dorë në fytyrë dhe e njeh që ai është Pedroja. Ky i fundit e godet dhe ajo bie përtokë pa ndjenja. Ai e lidh Nadian, rrëmben Viktorian dhe ikën. Hoze Luisi i kërkon Ezekielit ta punësojë në polici, pasi do të hetojë në lidhje me Pedron...

Në shtëpinë e Gracielës po bëhet festa e fejesës së Monserratit dhe Dimitrio prezanton Monikën me të gjithë, kur bie zilja dhe Dimitrio shkon ta hapë. Ai shokohet kur shikon në derë Jozefinën. Kjo i thotë se nuk ka ardhur për të, por për të takuar Rozarion dhe Dimitrio i thotë se duhet të vijë një ditë tjetër atëhere. Monika del në derë dhe shkon ata të dy. Dimitrio e prezanton Monikën si të fejuarën e tij dhe i kërkon Jozefinës të largohet. Jozefina shkon në femrën Almonte, por atje e përzë Fabjola. Ajo shkon t’i kërkojë ndihmë Adolfos, por as ai nuk e ndihmon...

Alehandro dhe Viktori kthehen dhe e gjejnë Nadian të lidhur. Ajo u thotë se Pedroja ka rrëmbyer Viktorian...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.