12 katastrofat që kërcënojnë njerëzimin

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Fundi i botës, varet shumë nga njeriu. Kjo nuk është një nga teoritë e zakonshme katastrofike, por një analizë e kohëve të fundit, e kryer nga Universiteti i Oksfordit, që ka marrë në studim 12 rreziqet kryesore që duhet të përballojë njerëzimi. Jetës në Tokë mund t’i japin fund disa faktorë të ndryshëm, që shkojnë që nga luftërat bërthamore e deri tek asteroidi që vjen nga hapësira, por ato që i frikësojnë më shumë shkencëtarët janë katastrofat e shkaktuara nga njeriu. Objektivi i vërtetë i kësaj analize nuk është të krijohen alarme të kota dhe të vlerësohet ndikimi i rreziqeve. Qëllimi i saj thelbësor është të inkurajohet bashkëpunimi global dhe të përdoret ky kategorizim i ri i rreziqeve si mjet rinovimi.

12 katastrofat që kërcënojnë njerëzimin janë klasifikuar në 4 kategori: 1. Rreziqet aktuale, ato që kërcënojnë aktualisht njerëzimin për shkak të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. 2. Sfidat e jashtme, ato jashtë kontrollit të njeriut, por ndikimi i të cilave mund të ndryshohet nga njeriu. 3. Rreziqet në lindje, që mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve aktuale. 4. Rreziqet e politikës globale, pra, kërcënimet që vijnë nga mosqeverisja e mirë.

1. Rreziqet aktuale.

Ato janë 5, gati sa gjysma e gjithë rreziqeve në përgjithësi. Në këtë kategori bëjnë pjesë ndryshimet klimaterike, katastrofat ekologjike, luftërat bërthamore, epidemitë dhe kolapsi i sistemit botëror. Ngrohja globale mund të jetë shumë më serioze sesa vlerësohet. Aktualisht, flitet për të menaxhuar një shtim global të temperaturave me afro 2 gradë celsius, në krahasim më 4 gradë që thuhej, pasojat e së cilës do të ishin me të vërtetë të rënda. Nga kjo varet edhe lëshimi i metanit nga akujt ose zhdukja e pyllit amazonian. Ndikimi i ngrohjes globale është më i madh në vendet e varfra, deri në atë pikë sa i bën të pabanueshme ato. Pjesërisht të lidhura me këtë janë edhe katastrofat ekologjike, me problemet me ekosistemin dhe ekologjinë. Nëse këto shkojnë në ekstrem, mund të shkaktojnë zhdukjen e gjithë gjallesave. Njerëzit janë pjesë e ekosistemit global dhe varen

prej tij...

2. Rreziqet e jashtme.

Rreziqet që vijnë nga faktorët e jashtëm, si asteroidet, shpërthimi i një supervullkani. Në këtë rast, njeriu nuk është fajtor, por mund të bëjë diçka, duke punuar për të pakësuar dëmet dhe duke studiuar zgjidhje parandaluese.

3. Rreziqet në lindje.

Nuk mund të mungonin faktorë të tillë, si: Biologjia sintetike, nanoteknologjitë, inteligjenca artificiale dhe të tjerë, të klasifikuar si “të pasigurtë”. Edhe në këtë rast, kërcënimi vjen nga vetë njeriu.

4. Rreziku i politikës globale.

Në fund, shkencëtarët i shqetëson edhe qeverisja në nivelin botëror. Dështimi i politikave është i lidhur me viktimat e shkaktuara, sidomos nëse në të ardhmen, keqqeverisja do të shkaktojë një kolaps të sistemit botëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.