Facebook-u dhe “like” e tij, na nxjerrin zbuluar

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Facebook-u dhe “pëlqimet” e tij bëjnë të mundur të kuptohet personaliteti juaj më mirë sesa të pyesnim familjarët dhe miqtë. Në këtë përfundim ka dalë një studim britanik, i publikuar të hënën në SHBA. Kështu, disa programe informatike të specializuara mund të përcaktojnë tiparet e vërteta të karakterit dhe vetëm bashkëshorti/ja mund të konkurrojnë një kompjuter të tillë, shpjegojnë studiuesit e Universitetit të Kembrixhit, në Britaninë e Madhe dhe ata të Stendfordit, SHBA.

Për këtë studim, një kompjuter ka qenë më i zoti të parashikojë personalitetin e një personi sesa kolegët e punës, apo pjesëtarët e familjes, duke analizuar vetëm dhjetë “like”. Duke marrë parasysh se një përdorues mesatar në Facebook ka afro 227 “like”, studiuesit mendojnë se kjo shërben për të kuptuar karakterin e kujtdo. Ky studim është bazuar në punimet e mëparshme të Universitetit të Kembrixhit. Për këtë studim të ri, autorët zgjodhën një grup prej 86 220 vullnetarësh në Facebook, që plotësuan një pyetësor në lidhje me tiparet e personalitetit të tyre dhe lejuan studiuesit të përdornin “pëlqimet” e tyre. Rezultatet jepnin të dhëna mbi pesë tipare të karakterit. Bëhet fjalë për të qenit mendjehapur (kuriozitet dhe imagjinatë), i shkathët (tendencë për të kërkuar shoqërinë e të tjerëve), i ndërgjegjshëm (vetëdisiplinë, re- spektim i detyrimeve), i këndshëm (tendencë për të kuptuar tjetrin e për të bashkëpunuar) dhe impulsiv (zemërak dhe me paqëndrueshmëri emocionale).

Nëpërmjet “pëlqimeve”, studiuesit kanë mundur të lexojnë tiparet e personalitetit, si për shembull, fakti që të pëlqen Salvador Dali apo meditimi, tregon, sipas tyre, se je mendjehapur. Autorët gjithashtu kanë mundur të krahasojnë këto rezultate duke pyetur një shok të 17 662 pjesëmarrësve dhe dy të afërm të 14 410 të tjerëve. “Në të ardhmen, kompjuterët do të jenë të aftë të përcaktojnë tiparet tona psikologjike dhe të reagojnë në funksion të kësaj, gjë që duhet t’i hapë rrugën lindjes së makinave të pajisura me njëinteligjencesocio-emocionale”, thotëYouyou, një studiuese e Universitetit të Kembrixhit, një nga autoret e studimit.

Me zhvillimin e teknologjive, rezultatet e këtyre studimeve mund të ngjallin shqetësime në lidhje me mbrojtjen e jetës private, thonë gjithashtu autorët e tij. Megjithatë, “aftësia për të gjykuar personalitetin është një përbërës thelbësor i jetës në shoqëri, qoftë për të marrë vendime në jetën e përditshme, qoftë vendime afatgjata, si marrjen e dikujt në punë, martesën, apo zgjedhjen e presidentit. Analiza e rezultateve të këtij studimi mund të jetë shumë e dobishme për të ndihmuar personat të marrin vendime”, përfundojnë studiuesit.

holla (jo e domosdoshme)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.