Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Intervista - - TEST -

7.

Gratë më të mëdha në moshë kanë më shumë gjasa ta arrijnë orgazmën kur bëjnë seks me partnerin e tyre, sesa me dikë tjetër: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 8.

Masturbimi mund të... a. ...përmirësojë jetën seksuale b. ...jetë shenjë e problemeve seksuale c. ...shkaktojë dëmtime në organet gjenitale d. Të gjitha më sipër 9.

Shumica e grave nën të 60-tat mendojnë për seksin më rrallë se një herë në ditë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10.

Sa për qind e grave thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën me partnerin e tyre: a. 14% b. 29% c. 48% d. 74% 11.

Sa për qind e burrave thonë se e arrijnë gjith-

Sipas një studimi, një çift amerikan bën seks, mesatarisht, 66 herë në vit. Të rriturit nën 30 vjeç thonë se bëjnë seks 109 herë në vit, numër që zbret në 70 herë për 40 vjeçarët dhe 52 herë në javë, për njerëzit që janë në të 50tat.

Ekspertët thonë se pëlqimet seksuale të grave janë më të ndërlikuara sesa ato të burrave. Ndërkohë që burrat janë shumë të ngurtë dhe specifikë përsa i përket asaj që i eksiton, gratë nuk janë kaq të prera. Studiuesit thonë se gratë kanë më shumë tendencë ta quajnë veten biseksuale dhe tendencat e tyre seksuale janë më të ndryshueshme e mund të ndikohen më shumë nga faktorët shoqërorë dhe kulturorë.

Gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13-15 cm, ndërsa në gjendje të qetë, ai është afro 9 cm.

10% e burrave thonë se preferojnë seksin oral për të arritur orgazmën, ndërkohë që janë 18% e grave që e pohojnë një gjë të tillë. Burrat preferojnë më shumë penetrimin vaginal për të arritur orgazmën, ndërsa gratë, duan një shumëllojshmëri aktesh seksuale, që përfshijnë penetrimin, ose seksin oral.

Një studim i publikuar në Gazetën e Mjekësisë Seksu-

75% e burrave që janë në çift, thonë se e arrijnë gjithmonë orgazmën.

Shumica e grave kanë nevojë për stimulim të klitorisit për të arritur orgazmën. Për gratë që kanë probleme në arritjen e orgazmës, futja e stimulimit të klitorisit në aktivitetin seksual, mund të jetë e domosdoshme.

Ekzistenca apo jo e pikës G është kthyer në një pikë debati për specialistët. Bazuar në një libër të vitit 1982, pika G është një zonë në vaginë që ndodhet pas kockës pubike dhe është përgjegjës për orgazmën, bile edhe për ejakulimin e femrës. Megjithatë, disa ekspertë thonë se nuk ka një strukturë anatomike të veçantë ku supozohet të jetë pika G. Nëse pika G ekziston, ajo më mirë përshkruhet si një zonë erogjene, sesa si një pjesë e anatomisë së gruas.

Njerëzit që kanë pësuar më parë infarkt ose sëmundje zemre, duhet të konsultohen me doktorin e tyre përsa i përket aktivitetit seksual, por në përgjithësi, seksi është një formë e shëndetshme fizkulture për njerëzit e moshuar. Disa studiues kanë ndjekur 914 burra përgjatë 20 vjetëve dhe kanë zbuluar se ata që bëjnë seks dy ose më shumë herë në javë, mund të reduktojnë rrezikun për infarkt me 50%, në krahasim me ata që bëjnë më pak se një herë në muaj. Ata, gjithashtu, kanë zbuluar se shpeshtësia e seksit nuk ishte e lidhur me goditjet në tru.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.