ZIADA MALHANI:

Intervista - - SPEKTAKEL -

Ajo ka marrë kurorën e “Miss Tirana 2009” një spektakël bukurie që përzgjidhte mes bukurosheve të Tiranës. Sot, pas 6 vjetësh, Ziada Malhani është po aq e bukur sa atëherë, ndoshta edhe më shumë, është nënë e një vajzë 3 vjeçare dhe mësuese e kërcimeve latine në Gjermani, ku aktualisht jeton me bashkëshortin dhe vajzën. vonë njoha bashkëshortin tim të mrekullueshëm, i cili është gjerman dhe dy vite më pas u bëra njeriu më i lumtur në botë, me lindjen e vajzës sime, Angela, që sot është 3 vjeçe.

Fabjola Kuburi: - Ziada, emri nuk është i panjohur për ne dhe publikun, por një rifresikim kujtese, do të na bënte mirë…

Ziada Malhani: - Faleminderit për vlerësimin. Unë kam qenë pjesë e ekranit qëkur kam qenë 5 vjeçe dhe fillova të kërceja me zyshë Kozeta Bakiun dhe me profesor Llaqi Nakon. Ka qenë një jetë shumë e bukur, që e kujtoj me nostalgji. Në 2002 mora pjesë në Miss Shqipëria dhe fitova çmimin Miss Kinemaja. Në 2007 u largova nga Shqipëria për në Spanjë dhe në 2009-ën, u ktheva përsëri për të marrë pjesë në Miss Tirana, ku edhe fitova këtë titull.

- Pas Miss 2009, si ka rrjedhur jeta e Ziadës?

- Në Spanjë jam marrë me realizimin e fotografive për revista të ndryshme dhe kam qenë mësuese e kërcimit latin që është bërë tashmë trend, fitnessi e zumba. Më

- Ti jep mësime zumbe në Spanje. Si është jeta dhe mësimdhënia atje?

- Gjatë kohës që vajza ishte shumë e vogël dhe kishte nevojë për kujdesin tim, unë i ndërpreva të gjitha nagazhimet e mia për t’iu përkushtuar vajzës dhe familjes. Më pas, vazhdova përsëri kurset e zumbës për fëmijë dhe të rritur.

- U shkëpute nga bota e artit sepse krijove familje apo thjesht nuk doje më?

- Nga arti në Shqipëri u shkëputa kur u largova për në Spanjë, por në 2009 u ktheva përsëri për të qenë pjesë e spektaklit “Miss Tirana”. Kush nuk do të donte të merrej me art?! Ja që situ-

atat ndonjëherë, nuk ta lejojnë.

- Na e përshkruaj pak familjen tënde...

- Bashkëshorti im është i mrekullueshëm, është njeri shumë i dashur dhe shumë i përkushtuar ndaj meje dhe vajzës. Ne jemi princeshat e tij! (Buzëqesh)

- Çfarë pëlqeni më shumë te njëri-tjetri ju të dy?

- Kam përshtypjen se kemi gjetur gjysmat tona, ai gjysmën e tij me mua dhe unë, me të.

- Çfarë të dhuroi ai për Shën Valentin?

- Oh, ai është shumë romantik dhe për këtë Shën Valentin më dhuroi një udhëtim në Majami. Këtë, përveç qindra trëndafilave dhe tullumbaceve, puthjeve edhe shampanjës. Të dielën nisemi bashkë me vajzën dhe besoj se do t’ia kalojmë bukur.

- Besoj se e bën shpesh rrugën Spanjë-Shqipëri...

- Jeta mes Spanjës dhe Shqipërisë është një itinerar që ndiqet vazhdimisht, sepse prindërit e mi jetojnë në Tiranë dhe vijnë me vizitojnë shpesh në Spanjë, ashtu si edhe unë vij në Shqipëri. Spanja është si shtëpia ime e dytë pas Shqipërisë, më pëlqen shumë pasi është vend shumë i bukur dhe i ngrohtë. Prej një viti jetojmë në Gjermani ku unë merrem me kurset e zumbës, vajza në kopësht dhe bashkëshorti, me bizneset e tij. Kam një jetë të qetë e të lumtur. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë dhe Zoti ma dha.

- Çfarë të mungon nga Shqipëria?

- Më mungon pafajësia që karakterizonte atë periudhë dhe moshë, ka qenë gjithçka më e bukur, ose ndoshta më dukej mua. Më mungojnë shumë prindërit e mi, por shpresoj t’i marr së shpejti. Familja është gjithçka për mua; atë e kam të shenjtë.

- Kur një femër quhet e bukur?

- Kur bukurinë që ka në shpirt, e rrezaton edhe në fizik.

- Ti mendon se je një femër e bukur?

- Njeriu nuk mund të thotë për veten nëse është i bukur apo jo, por për aq kohë sa jam vlerësuar nga të tjerët me një kurorë Missi, mendoj se po. (Buzëqesh)

- Cilat janë pushimet më të bukura që ke bërë?

- Kemi udhëtuar shumë, sidomos kohët e fundit, bashkë me princeshën tonë, Angelën. Kemi qenë në Ishujt Seychelles, Mauritius, Maldive, Bahamas, në Itali, Majami, Las Vegas e Paris, ku ia kemi kaluar mrekullisht bukur. Tani po mendojmë të shkojmë edhe në Bora-Bora.

- Cili është lajmi më i bukur që ke marrë?

- Ah, sapo mora një lajm të mrekullueshëm, fitova shkollën këtu në Gjermani për mësuese shkolle ose kopshti. Janë tre vite shkollë dhe e di se do të jenë shumë të vështira sepse vajza është akoma e vogël, por jam shumë e lumtur sepse ëndrra ime më e madhe ka qenë të punoj me fëmijët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.