Zbulova se babai im ishte vrasës...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Gjithsesi, unë vazhdova të shkoja në burg dhe ta takoja....

Në atë kohë, një tjetër ngjarje la mbresa tek unë.

Një ditë, teksa po kthehesha nga shkolla, një grua plakë u afrua drejt meje. Ajo më përshëndeti dhe më kërkoi që ta dëgjoja. Ishte mamaja e gruas së tim eti. Ndonëse e mendoja shumë atë takim, kur e pata përballë atë grua, u frikësova. Nuk e dija çfarë më priste, çfarë kërkonte ajo prej meje.

U ulëm në një bordurë aty afër. Më tha se kishte dashur të takonte mamanë time, por ajo nuk kishte pranuar, kështu që kishte ardhur tek unë. As vetë nuk e dinte përse. Vajza që kishte vrarë im atë, kishte qenë fëmija i saj i vetëm. Burrin e kishte humbur prej vitesh dhe ajo ishte fare e vetme në botë. Ndoshta prandaj dhe donte të na takonte. Ajo e kishte kuptuar se ne nuk kishim të bënim me krimin e tim eti... Qëndrova me të. Mamasë sime i tregova për takimin shumë ditë më pas. Ajo u kthye më vonë në shkollën time, ndonëse vetëm tre herë të tjera. Më pas, nuk e pashë më. Vite më vonë mora vesh se kishte vdekur.

Unë mbarova gjimnazin dhe më pas vendosa të nxirrja diçka pozitive nga kjo dramë e jetës sime. U regjistrova në Juridik, për të mësuar më shumë mbi ligjet. Nëse kishte diçka të mirë që ma kishte mësuar im atë, ndonëse jo drejtpërdrejt, ishte dëshira për të mbrojtur më të dobtit.

Tani e kam mbaruar universitetin dhe punoj si avokate. Ndonjëherë shkoj ta takoj tim atë. Marrëdhënia ime me të është qetësuar. Tani nuk frikësohem apo pështjellohem kur e shoh. Kam pranuar atë që ka bërë dhe kaq. Ai është babai im biologjik. E takoj sepse është vetëm, por nuk do t’ia fal asnjëherë atë që ka bërë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.