Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Buzëmbrëmje e heshtur

Silueta hijesh përçanin rrugën Pas hijesh njerëz e drita plot Ndër hapa unë kujtoj të shtunën E shtun’ e vjetshme. Dhjetor i ftohtë. Në këtë dritë, në buzëmbrëmje Një muzg antik mij’ra vjeçar Diku përballë kushtoj vëmendje Eh ç’sy... Sa kohë s’i kisha parë. Të pruri Zoti në udhën time Tek unë të solli përsëri Çdo gjë ndodh për një arsye Ky çast thërriste... dashuri. Çasti thërriste, por unë s’u ndjeva Si bronx gjithë trupi u bë statujë Ti më buzqeshe. Unë kokën ktheva S’doja të shihje sy-bronxët ujë... E kur statuja filloi të ikte Mes hapash vdekur ashtu rëndë-rëndë Dhe shpirti i hekurt filloi të fliste Thërriste rishtaz emrin tënd. Mbi bulevard rëndonin këmbët E zemra endej diku nën tokë Shpirti i ngrirë kërciste dhëmbët

E shtun’ e vjetshme. Dhjetor i ftohtë…

Palo-miq

Më deshën shumë dikur, më deshën miqtë, shokët, të njohur e të panjohur atëherë isha i “mirë”, ma njihnin peshën sot s’e di, janë larguar janë ftohur... S’u kurseva për ta, kur më kërkuan borxhe as kur më kërkuan ndere e denarë më dëgjonin me durimin e një hoxhe më vinin pas avazit, nga pas si manarë! Sot që s’mundem, s’kam t’u jap asgjë ata në fantazma janë kthyer, të padukshëm s’i njoh më, as në fytyrë e as në zë “miqtë” dhe “shokët” e mi të dikurshëm! Ata s’kanë qenë kurrë të tillë siç janë hequr shpirt e zemër interesi ua ka grirë qindra miq të tjerë pranë më janë gjendur ndaj ju, palo-miq fallco, jeni me brirë!

Skënder Laze Trebeshina

...Ti ik...!

Ik ti, më mirë ik...! Mos pyet për mua kam vdekur a jam gjallë. Ato të lotëve tanë çdo pikë Të dy, kësaj jete t’ia bëjmë hallall... Ik ti, më mirë ik... Shpëto prej hijesh që nuk kapen. Dhe merrja diellit dritë një çikë. Përpara se qiejt prej rrufesh të hapen. Ik ti, më mirë ik! Përpara se udhët të kthehen në lumë. E nëse fshihen yjet, jo mos u mërzit.. Një natë, për ty, do të ndrijnë më shumë...

Angjelina Lina Ndoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.