IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kujt t’i drejtohesh more Bashkim, të shikosh punën tënde dhe të mbrosh familjen tënde, se ne si vend këtu kemi ikur për lesh. I vënë për të tjerët dhe e hamë ne, kjo është gjithë çështja.

rildo.

- Nuk do ta pranoja këtë gjë, sepse do të hynte dembelizmi në gjak dhe hajde puno pastaj. Prindërit nuk do jetojnë gjithë jetën.

Liljana Frederik. Erjola Kurti. Manjola Perleka.

ko Miko.

Era Era.

Klajdi.

Albion Mulaj.

- Të gjithë gënjejnë.

Klea.

- Me këtë kohë të vështirë që ka ardhur në fakt do të zgjidhja vajzen me lekë, sepse është bërë shumë keq.

Ama-

- Njeriu s’po njeh dot origjinal, jo mo virtual. - Po. - Jo. - Po flisni për njohje serioze apo për flirt. Asgjë nuk është e prerë me thikë, edhe mund të funksionojë, edhe jo.

Mir-

Debora Emili.

- Shumë e vërtetë. - Jemi njohur edhe jemi ndarë pak edhe saktë.

- Si u besohet njohjeve në internet? Qoftë budalla ai apo ajo që gënjehen me anë të FB-s, e mira është të njihesh mirë me një person, pastaj vendos për jetën.

Koca Nikoll.

- Jeta është shumë e shkurtër që ta kaloja me një person që nuk sillet siç duhet, prandaj edhe do ndahesha me të. Besoj se jo vetëm unë, por çdo femër që ka një bashkëshort të tillë do ndahej. Kam parë që disa femrave u pëlqen dhuna dhe vazhdojnë të jetojnë me bashkëshortin e tyre. Kjo gjë, për mua, është absurde.

Teuta.

- Çdo person ka disa te drejta, por përpara se të filloni punë, janë ca deklarata që plotësojmë shikoni mirë se i bëjnë pronarët me hile dhe mund edhe të mos paguajnë, por edhe të heqin nga puna se ashtu u erdhi. Pra, unë mendoj se duhet t’i denoncojmë dhe të kërkojmë të drejtat tona kudo që të jemi, se mbi të gjitha, jemi njerëz dhe jo kafshë.

Elle.

Besi.

- Faji kryesor është ai i Bashkisë sepse ne paguajmë për trajtimin e rrugëve dhe mirëmbajtejen e mjedisit, por në vend që të bëjnë punë, ato para i fusin në llogaritë e tyre personale dhe mbërrijmë në momentin e përmbytjeve. Pastaj kërkojmë nga shteti pagesë dhe jo nga bashkia që asaj i takon të shpërblejë njerëzit për dëmtimet që pësuan.

Enkeleda.

- Përveç mënyrave që mund të zgjedhim ka të bëjë shumë dhe fati apo ndihma e të tjerëve, pra të gjithë kemi ëndrra dhe mundohemi t’i realizojmë. Kam parë shumë persona për të cilët, “vdekja e tjetrit është jeta e tyre”. Këtë mënyrë nuk mund ta zgjidhja kurrë, prandaj edhe nuk më ecën mbase.

- Si të na duket fitorja e tij? Brenda pak ditëve që ka marrë pushtetit më duket se ka ardhur Zoti dhe po na jep shpresë për një jetë më të mirë dhe më në fund populli është i kënaqur me mënyrën dhe rregullat që po vendos. Ky djalë qenka tamam djalë shtëpie dhe njeri i thjeshtë, ashtu siç kërkonte populli. Sigurisht që një person i tillë do rregullojë lidhjet midis dy vendeve dhe më në fund nuk do ndjejmë racizmin që ndjenim deri tani.

Elle.

- Besoj se jeta jo vetëm për mua por për të gjithë është çdo moment që ikën dhe nuk vjen më. Pastaj, kur nuk kisha ndihmën e prindërve dhe mbështetjen e tyre ashtu siç dëshiroja jeta është kot fare. Thonë se vetëm lind dhe vetëm mbijeton, por kur nuk ke një mbështetje apo një krah ku mund të marrësh pak frymë, më duket shumë e vështirë.

Përmet.

uarti Peshkopi.

Studentja.

Aldo.

Berti Pukë.

Edi

- Të them të drejtën, e dashur Viola, asnjë nga ëndrrat e mia nuk më është realizuar dhe nuk jam i vogël në moshë, kam kaluar te 40-tat dhe akoma s’kam krijuar familje. Mbase e kam fajin unë se nganjeherë i kemi gjërat para syve, por syri nuk i shikon. Sado që jam munduar kam dhënë edhe shpirtin dhe të them të drejtën, kam marrë vetëm padrejtësi.

Ed-

- I dashur Elton, duhet të dish se nga vende të vogla dhe të varfëra nuk vijnë konfliktet por gisht vënë shtetet e mëdha se kanë interesa nga këto vende. Sa është një rrogë këtu në Shqipëri? Shumë e vogël them unë dhe shtetet e tjera duan të na përdorin për një kafshatë buke, pra konflikti fillon kur e shikon se po të shtypin të drejtat e tua. Prandaj dhe Ballkani është vatër zjarri sepse janë të varfër.

- Çfarëdo që të ndodhë është në një moment të caktuar dhe duhet të kujtojmë se ky moment është, ikën e nuk kthehet më. Pra, unë mendoj se kur dikush të bën një të padrejtë, ti mund ta lësh pas dhe të vazhdosh jetën tënde duke e fshirë fare nga jeta jote, as ta falësh dhe as të hakmerresh.

- Po të kishim një ministri ashtu siç duhet nuk do loznin mjekët me ne si macja me miun. Përderisa nuk kemi shtet, mos prisni të testojmë jo vetëm doktorët, por as edhe një infermiere. Pastaj vetëm në spitalet private gjen zgjidhje, por duhet të kemi kuleta të shëndosha për të vajtur aty, përndryshe do vdesim si qentë rrugëve pa shpresë dhe pa ndihmë.

- Po tani në ditët e sotme s’bëhet fjalë more Bashkim, kemi apo nuk kemi demokraci? Po të mos shprehnim mendimet dhe opinionet tona, si do dilnin si speca gjithë këta deputetë që kanë dalë dhe bëjnë politikë? Rrogën që marrin ata, nuk e marrim ne njerëzit e thjeshtë për dy vjet duke punuar çdo ditë, pra, jemi të lirë dhe duhet të shprehim atë që ndjejmë e të kërkojmë të drejtat tona.

Shpresa.

- Po e pashë që edhe pse jam munduar ta ndihmoj dhe nuk ka bërë asgjë, patjetër që do ndahesha. Jeta është e imja dhe askush s’ka të drejtë ta nxijë atë. Nuk durohet jeta me borxhe se aty mbërrijnë ata që merren me bixhoz duke lypur sa andej-këtej.

ja.

Bmv.

- Do ishte një bombë shumë e rëndë që do më binte mbi kokë dhe derisa të merrja veten, nuk mund të bëja asgjë. Pasi të marr pak fuqi, më falni që po e lexoni këtë, por do ta ndaja, se jeta është mbi të gjitha ardhja e fëmijëve.

Flora.

Realist-

- E dashur Nisa, mos shiko se çfarë është tjetri, por shiko ndjenjat e tua në radhë të parë. Jeta nuk është listë supermarketi, këtë dua, këtë nuk e dua. Pra, askush nuk mund të të ndihmojë përveç ndjenjave të tua. Vetëm me të vërtetën do jesh e lumtur.

- Ashtu siç janë bërë tashmë universitetet kudo që të vesh duhet të kesh kuletë me shumë para. Shpesh herë mendoj për studentët që kanë mbaruar shkollat dhe akoma kërkojnë punë, dhe them a ja vlen të studiosh sot dhe të marrësh një diplomë se përderisa nuk mund të punosh mbi atë që ke studiuar besoj se është e kotë të kërkosh dhe të harxhosh kohën nëpër univrsitete. Mendoje mirë Daniela se kam 5 diploma dhe jam i papunë.

Sokratis Sarandë.

- Më vjen turp që një spitali të tillë me këta doktorë të tillë ka marrë emrin e një femre shumë të madhe dhe shumë të veçantë. Duke parë që nga emri direkt të shkon në mëndje dashuria dhe kujdesi që mund të gjesh te ky spital, por fatëkeqësisht ndodh krejt e kundërta dhe prandaj them që më vjen turp për emrin që i kanë vënë spitalit.

Flora.

- Po s’mund ta festojmë Vitin e Ri siç e festonim dikur, në qetësi me dashuri, iku koha e Xhaxhit, prandaj edhe krimet nuk kanë të ndaluar as natën e Vitit të Ri bëhen vrasje dhe krime. Ne nuk bëhemi njerëz, nuk kemi më cipë mbi fytyrë, prandaj kjo botë ka ardhur koha të përmbyset.

Studentja.

- Po kush e ka fajin, mo Gëzim, kush thua ti? Shteti që është hajduti dhe krimineli më i madh. Po të kishim shtet dhe zbatonim rregullat do ishim më mirë, por hajdutët më të mëdhenj janë ata që vishen me kustume dhe kravata, nga ata të kemi frikë. Elle.

- Po na bëjmë të rikthehemi të jetojmë me llamba vajguri si dikur, këta njerëz që vetëm njerëz nuk janë. Vetëm atëherë do shohin se të ardhurat e shtetit do bien në zero dhe do na ndihmojnë. E vetmja gjë e mirë që ka bërë Kryeministri i ri është që bëri Tiranën tamam një qytet dhe e pastroi atë kur ishte kryetar bashkie, se tani mbase nuk di si të merret me popullin që ta ketë në krah. Të shikojë kryeministrin grek që brenda 15 ditësh e ka gjithë popullin në krah të tij dhe nga ai të marrë mësim.

Elle.

- Patjetër që ka faj shumë të madh ish-kryeministri për këtë gjendje në të cilën ndodhemi, sepse po të kishte disiplinë në Ministri të Mjedisit, nuk do mbërrinim në këtë fazë që jemi tani. Jemi të detyruar të paguajmë energjinë sepse e kemi konsumuar, por jo ato gjoba të mëdha që na kanë vënë për vonesë pagimi. Kjo është shumë e padrejtë dhe shteti që është në fuqi duhet të ndihmojë popullin se dy vjet ngelën akoma dhe kemi prapë votime. S’do jenë më në pushtet

- Patjetër dhe me shumë siguri do thoja po. Kush është ai që i pëlqen të punojë? Pastaj bashkëshorti nuk ma kërkon që të më mbajë të mbyllur, por për të shijuar jetën më shumë. E them këtë sepse një biznesman nuk ka dhe aq shume kohë të lirë dhe atë kohë që ka dëshiron ta kalojë më bashkëshorten, ku është e keqja? Mos i fusni të gjithë biznesmenët në një thes se ka edhe çuna të mirë në këtë botë.

- Që nga dita që kam lindur e deri tani, nuk kam dëgjuar askënd se ç’do bëj me jetën time, sepse jeta një herë është dhe duhet ta jetoj ashtu siç më dëshiron zemra. Pra, në qoftë se bashkëshorti më kërkon një gjë të tillë, do mundohesha t’i ndërroja mendje, se dhe të jesh e burgosur gjithë jetës për një mashkull nuk është jetë kjo. Duhet të ndihem e dobishme dhe të nxjerr paratë e mia, të kem llogaritë e mia, se një ditë edhe burri po nuk solle para në shtëpi, do kthehet dhe të thotë: “Po unë të kam mbajtur gjithë jetës”. Për këtë fjalë nuk do ta doja jetën time, kështu që nuk do pranoja të më mbante burri.

Arditi.

Denisa.

Flora.

- Po kush është ai që nuk i ka ngelur të paktën një peng nga viti i kaluar? Besoj se jo vetëm nga viti i kaluar, por edhe nga vitet e mëparshme kanë patur pengje që nuk u janë realizuar. Nga viti që kaloi më ngeli peng një gjë e cila është jo dhe aq shumë e rëndësishme, por edhe gjëja më e vogël sot bën ndryshim. Nuk arrita të dobësohem dhe të humbas kilet që mora atëherë kur vajta për pushime. Mos qeshni se tulet nuk i do askush. Tani i jam futur palestrës dhe do bëj trup për verën dhe mbi të gjitha, për veten time.

Vagabondja.

- Nuk jam Zoti që të fal apo të gjykoj, nuk është puna e ime kjo, kështu që unë si person, thjesht do ta fshija nga lista e jetës sime dhe e shoqërisë sime dhe mbaroi ky muhabet. Kur tjetrin e fshin nga jeta jote, sigurisht që nuk hakmerresh ndaj tij apo saj.

Berti.

- Më vjen të qesh më këtë shtet se vetëm fjalë janë para votimeve dhe lesh me presh pastaj. Të mbushin me fjalë dhe me vepra asgjë, këta duan Xhaxhin t’ua tërheqë veshin derisa t’u këputet fare, se ndryshe nuk ndërrojnë avaz.

- Kush po e lufton? Populli po i lufton duke kërkuar të drejtat e tij se të gjithë në shtet dhe në Kuvendin Popullor janë hajdutë kapitalistë dhe terroristë me kravata. U mësuam tashmë se populli kurrë s’do ketë mundësi të marrë frymë i lirë dhe të ketë ndihmën e duhur. Po vjen koha t’u rikthehemi kooperativave dhe fermave që të fitojmë bukën e gojës.

Elle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.