Do ta marr dot certifikatën e pronësisë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje avokat! Jam Arbeni nga Tirana. Në vitin 2000 kam blerë një shtëpi me dokumente të rregullta, me kontratë shitblerjeje te noteri dhe e kam regjistruar pronën në hipotekën e Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, unë kam patur vërtetimin hipotekor dhe jo certifikatë pronësie. Në vitin 2014, kjo zonë është hedhur në sistem dhe unë kam shkuar për të aplikuar në hipotekë për të marrë certifikatë pronësie. Pas 6 muajve nga afati i aplikimit, më ka ardhur një shkresë ku më kërkoheshin një sërë dokumentesh të tjera, të cilat ndodheshin në arkivin e shtetit. Këto dokumente unë i kam gjetur, po tani si të veproj? A e përfitoj certifikatën e pronësisë?

I nderuar zoti Arben, fillimisht ju falënderoj shumë që shqetësimin tuaj e shprehni në rubrikën tonë! Lidhur me problemin që ju keni, dua t’ju informoj që të gjitha zonat e Tiranës, janë në proces për t’u hedhur në sistemin elektronik, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë më vonesa

-

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania

për qytetarët.

- Kjo bëhet për të shkurtuar kohën e transferimit të pronave, për të minimizuar përplasjet, mbivendosjet dhe çdo problem që mund të ketë për pronat e paluajtshme. Natyrisht që çdo proces do edhe kohën e tij. Për të bërë regjistrimin në sistem duhen një sërë dokumentesh, në mënyrë që të plotësohet dosja e pronës që ju keni, në mënyrë të detajuar, që nga origjina e saj. Përsa i përket përgjigjes që do të merrnit lidhur me përpunimin e të dhënave, brenda 30 ditëve, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të dërgonte shkresën me dokumentet përkatëse.

- Ju duhet të aplikoni sërish në sportelin ku keni aplikuar herën e parë dhe të depozitoni dokumentacionin që ju kanë kërkuar, së bashku me shkresën e parë që ju ka ardhur. Pas aplikimit, duhet të prisni sërish përgjigjen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nëse prapë nuk merrni përgjigje brenda afatit 30 ditor, atëherë duhet t’i drejtoheni Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për problemin tuaj. Pas shkresës suaj, nëse prapë nuk gjeni zgjidhje ose përgjigje se për çfarë arsyeje ka ngecur praktika juaj, atëherë duhet t’i drejtoheni me ankim administrative Drejtorisë Qendrore të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministrit të Drejtësisë. Pas ankimit administrativ, atëherë rruga e fundit është t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes që keni me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

- Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në këtë fushë. Jeni i mirëpritur pranë zyrës sonë!

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.