A ia vlen t’i harxhoj paratë me një arkitekt?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Dua të bëj ca rregullime në shtëpi dhe të gjithë më thonë të marr arkitekt, por a ia vlen të marr arkitekt? Mua më duket thjesht harxhim lekësh, pavarësisht se kur mendoj për rregullimin e shtëpisë, më kap stresi... Mund të më ndihmoni, ju lutem? sistematike te dentisti parandalojnë prishjen e dhëmbëve? Edhe pse të jesh i ulur në atë karrige nuk është gjëja më e pëlqyeshme për të kaluar kohën, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetin e gojës. Po në të njëjtën mënyrë, arkitektët ose dizenjuesit e interierit, sjellin një gamë të gjerë njohurish dhe aftësish, në mënyrë që të gjitha aspektet e rimodelimit të shtëpisë suaj të shkojnë sa më mirë të jetë e mundur. Pra, pse duhet një arkitekt? Edhe projektet më të vogla, siç mund të jetë rimodelimi i një dhome të vetme, apo shembja e një muri, mbartin një tërësi problemesh të cilat, shpesh, vetëm një arkitekt me eksperiencë mund t’i zgjidhë. Në këtë mënyrë, ju mund të kurseni kohë dhe

Seldi Shehu, arkitekt

Adresa: Rruga e Kavajës, pranë Kishës Katolike, Tiranë. Cel. +355 682060611. E-mail: info@seldi shehu.al. Web: www.seldishehu.al

-

Përshëndetje! Do ta nisja përgjigjen time me këtë shprehje: “Hidhërimi i një cilësie të dobët, jeton më gjatë sesa kënaqësia e një çmimi të lirë, të harruar”. Pse e them këtë? Ja, për shembull, kush nuk e ka dëgjuar se vizitat para. Shumë zgjidhje strukturore ndikojnë në instalimin e sistemit mekanik, nevojiten njohuri rreth zgjedhjes së materialeve dhe teknologjive të reja, që mund të jenë më të mira dhe më të lira se ato për të cilat mund të keni dijeni ju. Me avancimin e teknologjisë, tregu servir teknika të reja për ndërtim dhe gjithashtu, kërkesa të reja dhe strikte të eficencës energjetike. Duke punësuar një arkitekt, ju do të siguroni një projekt i cili përmbush të gjitha kërkesat vetjake dhe ato të kodit të ndërtimit.

Detyrë bazë e një arkitekti është të interpretojë nevojat e klientit dhe të vijë me një plan profesional zgjidhjesh për çdo ndërtim ose interier. Në varësi të nevojave dhe buxhetit tuaj, arkitekti ju drejton përgjatë këtij procesi dhe koordinon çdo njeri të përfshirë në projekt. Nëse keni probleme me kontraktorët gjatë projektit tuaj, ju mund ta keni të vështirë të verifikoni se cili është problemi dhe cili ka përgjegjësinë, ose ku mbaron përgjegjësia e të parit dhe ku fillon e të dytit. Për këtë, “avokat” i juaji bëhet arkitekti. Ai, gjithashtu, përkthen nevojat e tua për hapësira funksionale, por gjithashtu, i bën ato të këndshme dhe të jetueshme. Ata janë gjithmonë të përditësuar përsa u përket trendeve më të reja, mund të specifikojnë në projekt instalimet hidraulike, elektrike, punimet e brendshme dhe informacione të tjera. Së fundmi, duhet nënvizuar se i gjithë qëllimi i marrjes së një arkitekti është që kostoja e shtuar për cilësinë e dizajnit, të plotësojë pritshmëritë tuaja dhe të jetë një investim që do t’i bëjë ballë kohës sa më të gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.