Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Portofoli dhe hajduti - Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur kisha në dorë një portofol. Aty kisha shumë para. Duke ecur rrugës, një person që m’i pa, u mundua të m’i vidhte, por unë s’i lëshoja nga dora kurrsesi. Më pas, ai iku. Pres një parashikim nga ana juaj, ju lutem. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

- Portofoli ka lidhje me sekretet, dëshirat dhe mendimet që nuk i ndani me askënd. Është dikush afër jush, që dëshiron të dijë më shumë për ju dhe po mundohet t’ju “blejë”, në njëfarë mënyre. Kjo do t’ju bëjë që të ndiheni paksa i kërcënuar këto kohë, por nuk do t’ia arrijë qëllimit, prandaj mos u shqetësoni, vetëm vazhdoni të ecni përpara në jetën tuaj.

Beba të vegjël - Shoh shpesh në ëndërr bebusha, sikur i mbaj në krahë, ndonjëherë sikur e kam bebin tim. Unë, në fakt, jam e martuar dhe nuk kam fëmijë. A mund të ma shpjegoni çfarë do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit.

- Përgjithësisht, fëmijët e vegjël janë shenjë e mirë. Ata përfaqësojnë energji pozitive, kapacitet për të eksperimentuar gjëra të reja, projekte të reja, të cilat duhen vënë në jetë. Në rastin tuaj, përveç këtyre që ju thashë më sipër, ëndrra tregon edhe dëshirën tuaj për të pasur fëmijë. Mendohuni pak më shumë dhe vëreni në jetë këtë dëshirë tuajën. Sa më shpejt, aq më mirë.

Shoqja që nuk jeton - Para 3 vjetësh kam parë një ëndërr që më ka ngelur në mendje, por nuk kam ditur ku të gjej një shpjegim. Unë jam 24 vjeçe. Në moshën 15 vjeçare më ka vdekur shoqja e klasës, nga kanceri. Në ëndrrën që pashë, ishte darkë dhe të gjithë shokët e shoqet e klasës sime, erdhën të më merrnin në shtëpi se më thanë që do të bënim festë në një disko. Ikëm të gjithë me makina, por përpara diskos ishte kjo shoqja ime që ka vdekur dhe një shoqe tjetër. Këtë e takova, por shoqen që nuk jeton më, u mërzita kur e pashë që kishte ardhur, sepse e dija që nuk jetonte dhe nuk doja që të ngjallej. Ajo kishte veshur një bluzë timen rozë. U futëm brenda diskos, ku ishte komplet errësirë. Unë dola jashtë dhe pashë shumë errësirë. Isha vetëm, në errësirë, me këtë shoqen e vdekur. Vrapoja që të mos rrija me të, por ajo më ndiqte, më kapi për

krahu dhe më mori në errësirën e saj. U zgjova duke qarë dhe nuk e mblidhja dot veten. Kjo ëndërr më është bërë fiksim dhe sot e kësaj dite, kam frikë se mos më zë ndonjë sëmundje. Ju lutem, ma shpjegoni, çfarë do të thotë? - E dashur lexuese, nuk duhet të shqetësoheni kaq shumë, aq më tepër që bëhet fjalë për një ëndërr që e keni parë para shumë vitesh. Asaj ëndrre tashmë i ka mbaruar parashikimi. Në atë kohë, ju e keni përjetuar jo mirë vdekjen e shoqes dhe është normale që dëshpërimi, dhimbja e humbjes së saj dhe frika nga sëmundjet, ju kanë përndjekur. Për këtë arsye keni parë një ëndërr të tillë. Mos kini frikë aspak; asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë, përkundrazi, ju keni jetë të gjatë dhe të mirë. Mos e mendoni më dhe hiqeni këtë fiksim të kotë nga koka.

Babai që nuk jeton më - Kam parë në ëndërr sikur babai im më kërkoi para dhe unë ia dhashë. Babai im ka katër vite që nuk jeton. Mos vallë është keq t’i japësh diçka njeriut që nuk jeton më? Më tregoni ju lutem çfarë do të thotë kjo, se jam i shqetësuar...

- Mos u shqetësoni, babai ju ka ardhur në ëndërr për t’ju kërkuar të kujdeseni më shumë për veten tuaj dhe gjithçka e keni në dorë ju. Nëse jeni pa qejf tani nga ana shëndetësore, kur shikon një familjar që nuk jeton më, do të thotë që jeni në shërim e sipër. Ndësa pjesa tjetër tregon që duhet t’i jepni kurajo vetes tuaj për të ecur përpara, sidomos në atë fushë ku ju e ndjeni veten më të dobët.

Gjarpër i gjatë,

me ngjyra - Kam parë në ëndërr një gjarpër të gjatë dhe me shumë ngjyra, që e kisha kapur dhe vëllai im përpiqej t’i këpuste kokën me një thikë, jo atje ku mbaron koka, por në mes. Desha të di, çfarë do të thotë kjo ëndërr?

- Ëndrra juaj shpreh një lloj frike që keni ndaj vëllait tuaj. Mund të ketë të bëjë me jetën tuaj personale të cilën ju nuk e jetoni siç duhet dhe arsyeja është vëllai juaj, nga i cili keni shumë frikë se mos ju gjykon. Ëndrra mund të paraqesë edhe frikën tuaj ndaj meshkujve. Pra, ka dy kuptime, që në thelb tregojnë një lloj frike të brendshme që e keni tashmë prej kohësh. Nëse është vëllai ai nga i cili keni frikë, bëni mirë të jeni më e hapur me të dhe të flisni si dy shokë bashkë. Nëse janë meshkujt, duhet të punoni pak me veten tuaj dhe ta lini veten më të lirshme, në mënyrë që ta jetoni jetën me të mirat dhe të këqiat e saj, ndryshe nuk do të rriteni asnjëherë.

Monedha floriri - Kam parë në ëndërr sikur unë bashkë me familjen time ishim në një pallat mbretëror që ngjante edhe me një tempull. Pamë dy dyer të mrekullueshme. Unë mora një shkop dhe i godita dyert, që u hapën dhe doli një lumë me monedha floriri. Kisha një çantë me vete dhe fillova ta mbushja me monedha që shndrisnin. Nuk më kujtohet nëse familjarët morën monedha. Pastaj, më doli gjumi. Theksoj që kam parë edhe më parë ëndrra sikur jetonin në pallat, kishim shërbyes etj. Ç’kuptim ka ëndrra?

- Duke qenë se e keni parë shpesh këtë ëndërr, do të thotë se në të ardhmen do të merrni lajme shumë të mira. Edhe mbledhja e monedhave, edhe tempulli dhe dyert janë shanset që do t’ju jepen në jetë dhe do të arrini atë çfarë dëshironi. Për këtë do të gëzoheni jo vetëm ju, por edhe familja juaj.

M’u thye ekrani i

celularit - Kam parë në ëndërr sikur më thyhej ekrani i telefonit, e rregullova dhe dhashë 180 mijë lekë të vjetra. Pas pak ditësh, pashë sikur m’u thye sërish. A ka ndonjë kuptim?

- Telefoni në ëndërr ka shumë kuptime. Në rastin konkret, tregon se një komunikim të mirë që keni pasur kohët e fundit, e keni prishur për çështje të cilat i dini vetëm ju. Jeni munduar të rirregulloni marrëdhënien, por përsëri nuk keni arritur atë komunikim që kishit më parë. Se kush është dhe për çfarë bëhet fjalë, duhet ta mendoheni dhe ta gjeni vetë përgjigjen.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.