Kam probleme me zorrën e trashë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Vali, jam 28 vjeçe dhe kam probleme me zorrën e trashë. Kur dal jashtë, më duket se bashkë me jashtëqitjen del edhe një si lëng i bardhë. Para disa vitesh kam përdorur një ilaç që ma dhanë, por s’ka pasur ndikim pozitiv. Ju, çfarë më sugjeroni, a ka të bëjë ushqimi? Çfarë diete ushqimore ndiqet në këto raste dhe nga cilat ushqime duhet të heqësh dorë?

Dr. Valdete Malaj, gas- tro- hepatologe: - Në radhë të parë, ju duhet të verifikoni nëse ky lëng i bardhë për të cilin flisni, del nga zorra e trashë, pra, me jashtëqitjen apo nga ana gjinekologjike. Nëse është me jashtëqitjen, duhet të bëni disa analiza të jashtëqitjes, si feçe parazit, feçe fibra elastike dhe yndyrna, feçe candita. Përndryshe, duhet të bëni një vizitë gjinekologjike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.