UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Nuk u habita se ta njoh zemrën, e nderuar Fitnete Sula. Bashkë me Kadri Morinën dhe kolegët e tyre, dhuruat secili nga 10 mijë dollarë për përmbytjen. Mbeç kaq fisnike, e dashur Fitnete! Urime!

- Të uroj fort ty, i respektuari Enver Ferizaj për kontributin që jep KASh-i, në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Po, mua më tërheq fort edhe gazeta “Agro Biznesi”. Për nder, shumë cilësore. Të uroj suksese ty dhe stafit, i dashur Enver! Të fala edhe vëllait që e dua fort! Urime.

- E kam thënë edhe më parë: Detajet më të bukura gazetareske, përjetimin e emocioneve të thella, i kam mundësuar jashtë Tirane: Kështu, sot urimi për këtë javë, je ti, e nderuara Enkela Zusi, drejtore e fabrikës së përpunimit të peshkut “Inkus”, në Lezhë. Ti, nënë e tre fëmijëve, bashkëshortja e mikut tim Alban Zusi, kishe mbaruar... dy fakultete “bombë”: Matematikën dhe Ekonomikun. U mrekullova! Pa le mjediset e fabrikes dhe ato 100 gra e vajza, si yje, që paketojnë peshk për Itali. Ç’të them? Po them se këtë gazetarin plak, e mrekullove. Puthi fort fëmijët e Albanin dhe lumturi për të gjithë punonjësit e fabrikës!

- Libri yt “Vjosa dhe deti”, më ngrohu shumë, i dashur Fejzi Duraj. Sidomos poezia për Sizifin, ku unë, sikur pashë jetën time... Të shkruash poezi në moshen 65-70 vjeç, kjo është ç‘është. Të uroj ty dhe gruan

që ju takoj aq shpesh andej nga Liqeni i Tiranës, ku bëni fizkulturë. Urime nga zemra!

- ... dhe pas transferimit të Lorelës, së bukur, aty, te dyqani i AMC-së, ku mbush kartat, më paska ardhur një vajzë, që të kujton stinën e blerimit. Dhe vërtet, Pranvera quhet. Lus Zotin që atë mirësjelljen e jashtme, ta kesh të buruar nga shpirti dhe edukata familjare. Të uroj gjithë të mirat, unë klienti i rregullt ty dhe policit që më pyet për karamelet, të cilat, unë nuk i harroj, për këdo që takoj!

- Ti i dashur Ilir Spahiu, ndërsa më flet për të qëndruarit me këmbë në tokë dhe shpirtin praktik, je ndërkohë, një romantik i pandreqshëm. Me zemrën e madhe, i çiltër, i fortë, siç të kam njohur qëkur vija në lagjen tënde dhe i bija telefonit për Anidën, që më pas e kemi shoqe të ngushtë. Të falenderoj për komplimentet që më bëre, si basketbollist, që kam qenë. Puthi fort fëmijët. I kam folur edhe mbesës tënde dhe dobësisë time, Erisa Xhixhos për ty. Të përqafoj, mik i vjetër!

- Të pashë me ato tutat sportive, Hygerta dhe ndjeva se sporti të ka hyrë në gjak. Fakti që e drejton aq bukur “Rubrikën sportive” në TVSH, do të thotë se mite nuk ka. Të pazëvendësueshëm nuk ka! Të uroj të jesh edhe një nënë po aq e mirë, se ç‘je gazetare dhe ish-Miss, Hygerta Sako.

- Të uroj fort, ty, i dashur deputeti Mark Frroku, për suksese edhe në drejtimin e ekipit “Terbuni”, të Pukës. Të atij qyteti njerëzish të mrekullueshëm, në fshatrat e të cilit (Gojan dhe Tuç) kam punuar si arsimtar. Uroj që edhe telefonin ta ngresh, kur në ekran del numri 0692102637. Të përqafoj fort.

- I dashur profesor Dhori Kule! Si rektor i Universitetit të Tiranës, të uroj fort për marrëveshjen me Universitetin kinez të Tanxhinit. Kina është Kina! Të uroj fort për vizionet që ke, ty dhe stafin. Veçmas, atë të Ekonomikut!

- I dashur Mustafa Taçi! Të uroj të mos sëmuresh asnjëherë, ti njeri afro 80 vjeçar me trupin si fidan pylli! Uroj Rezartin për Akademinë e shokut. Uroj Anilen, për vizionet që ka. E ndjek fort AS-në. Të përqafoj, mik i mrekullueshëm.

- Atë ditë që kisha datëlindjen (14/01/2015) nëna jote, Mira (e ftuara ime) tentoi që të flisnim bashkë, po për atë Zot, isha shumë i hallakatur, që të dilte sa më mirë banketi. Gjithsesi dihet që ti je dobësia ime. E pashë edhe intervisten tek “Intervista”. Të uroj dhe përqafoj fort. Puthe Arborin dhe Vinin!

- Përjashtimisht Enio Civicit dhe ndonjë tjetri, trajtimi i problemeve ekonomike dhe socio-ekonomike, është bërë domen i gazetarëve. “Portofoli” yt, është gjithnjë i hapur për ide dhe njerëz të rinj. Të uroj fort mikja ime Teuta Shanku. Gjithnjë, suksese!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.