Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Provimi i fundit

Një profesoreshë në universitet, ndërsa u jepte studentëve informacionet e fundit mbi testin final që do të bënin të nesërmen, u thotë se nuk do të pranonte asnjë justifikim për mungesat, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm. Një student shakaxhi, që ishte ulur në fund të auditorit, pyet me cinizëm:

- Mes këtyre rasteve të jashtëzakonshme, përfshihet për shembull lodhja ekstreme, pasi ke bërë seks gjithë natën?

Të gjithë nisin të qeshin, ndërsa profesoresha, përgjigjet me qetësi:

- Jo, në këtë rast, mungesa nuk është e justifikueshme... Përderisa provimi do të jetë në formë testi, ju mund të shkruani me dorën tjetër... ose mund të përgjigjeni në këmbë, nëse e keni të pamundur të uleni...

Të jetosh me një grua

- Është shumë e vështirë të jetosh me një grua... - Pse? - Sepse vitin e parë pas martesë, flet burri dhe gruaja dëgjon. Vitin e dytë, flet gruaja dhe burri dëgjon. Vitin e tretë, flasin të dy dhe i dëgjojnë komshinjtë.

Piloti

Ndërsa udhëtojnë me avion, pasagjerët dëgjojnë zërin e pilotit:

- Zonja dhe zotërinj... Jam piloti i avionit. Jemi në 8000 metra lartësi dhe mendoj se mund të mbërrijmë në orën... O Zot, mos!

Heshtje. Pas disa minutash, dëgjohet sërish zëri i pilotit: - Zonja dhe zotërinj, të më falni për pak më parë, por ndërsa po flisja, stjuardesa më derdhi padashje mbi pantallona një filxhan kafeje të nxehtë, që më përvëloi. Vetëm ta shihni se si janë bërë pantallonat e mia përpara...

Një pasagjer, tashmë i qetësuar, i thotë atij që ka pranë: - Në fakt, të vijë e të shohë ai se si janë bërë pantallonat e mia mbrapa...

Pritja

- Mami, po a nuk do ta presim babin për të ngrënë drekën?

- Eh, mor bir... të kisha pritur tët atë unë, ti as që do të kishe lindur...

Në hotel

Një burrë, ndërsa është në udhëtim pune, akomodohet në një nga hotelet më luksoze të qytetit. Në mbrëmje, në bar, njihet me një vajzë të bukur dhe të dy vendosin ta kalojnë natën së bashku. Para se të ngjitet në dhomë, ai e paraqet vajzën te recepsionisti si gruan e vet. Të nesërmen, para se të ikë, kërkon faturën dhe shastiset, kur shikon në të të shënuar: 800 mijë lek!

- Duhet të keni bërë ndonjë gabim, - i thotë recepsionistit, - unë kam qëndruar këtu vetëm një natë!

- Ju, po, i përgjigjet ai, - ama gruaja juaj ka një muaj që vjen!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.