Redaktime

Intervista - - MUZIKË -

Mia Buci: - Claydee, përshëndetje! Mund të më thuash ku je dhe çfarë po bën tani?

Claydee Lupa: - Përshëndetje Mia! (Buzëqesh) Dje doli videoklipi i këngës së re me Faydee “Vvho” dhe ndjej se duhet të çlodhem nja dy ditë. (Buzëqesh)

- Ti nuk e ke mohuar asnjëherë faktin që je shqiptar, madje krenohesh me këtë. Të është bërë ndonjëherë pengesë kjo, në një vend si Greqia?

- Çdo gjë ka vështirësitë e veta.

- Për të qenë e sinqertë, edhe pse ftesa për intervistë ishte në anglisht, më bëri përshtypje kërkesa jote, që pyetjet të t’i dërgoja në shqip, edhe pse je larguar që në moshën 4 vjeçare prej këtu. Më pëlqeu, u ndjeva e prekur... Sa je në kontakt me gjuhën shqipe atje?

- Prindërit na kanë folur gjithmonë shqip, edhe mua, edhe vëllait, por kohët e fundit e flas më shumë edhe në shtëpi, edhe me shokët shqiptarë që janë më të shumtit për mua. Nuk e di, por më pëlqen shumë, shumë… Është gjuhë shumë e bukur!

- Kënga “Who”, në bashkëpunim me Faydee është suksesi i radhës që vjen menjëherë pas “Because of you”. Si u realizua ky duet?

- Thjesht, më ra në dorë faqja e tij dhe thashë: “Hop, ky emër përshtatet me emrin tim!”. U futa të dëgjoja këngët e tij dhe kuptova se stili i muzikës që këndon, përshtatet me stilin e muzikës sime. Duke dashur të bashkëpunoj me artistë të huaj, mendova se duhet ta realizoja një bashkëpunim edhe me këtë këngëtar. Vura kolegët e mi të komunikonin me Faydee dhe ai bashkë me kompaninë e tij, as që e menduan dy herë. Menjëherë, dhanë OK-in.

- Në këngë, një pjesë e tekstit thotë: “Kush do të të puthë ty si unë, kush do të

Është një emër që na bën të ndihemi kre narë, pasi muzika e tij është e njohur në të gjithë botën. Këngëtar, kompozitor, producent, Dj… Claydee ka realizuar shumë këngë hite që të mbeten në mëndje: “Hey ma” apo “Mamacita buena” që u shndërrua në hitin e verës 2012, madje kryesoi toplistat e chart-eve muzikore ndërkombëtare. Shumë hite mbajnë firmën e tij, siç është “Last Summer” e kënduar nga Nicko. Claydee sapo ka publikuar edhe klipin e tij më të ri “Kush”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Faydee. Teksa kontaktova me Claydee-n, ajo që më bëri përshtypje ishte se dëshironte që intervistën ta realuzonim në shqip dhe jo në anglisht, edhe pse ka pak vështirësi në të folur duke qenë se është larguar nga Shqipëria që në moshën 4 vjeçare. Gjithsesi, Claydee edhe gjatë intervistës nuk lë pa përmendur se ka gjak shqiptari dhe ndihet mjaft krenar për këtë. Me një mirësjellje që e karakterizon, ai në këtë bisedë na tregon për bashkëpunimin me Faydeen, me Ermal Mamaqin, për marrëdhënien me femrat… madje na thotë edhe diçka që deri tani nuk e dinit për të dhe që do ta mësoni, tani... të prekë ty si unë?”. Ti, cilën nga këto të dyja bën më mirë?

- (Qesh) Po kjo nuk është pyetje për mua... Duhet të pyesim femrën, që të përgjigjet.

- Flitet gjithashtu për një bashkëpunim të radhës me Ermal Mamaqin...

- Me Ermalin vendosa që këngën ta bëj në shqip dhe në anglisht. Mendoj të ketë pak humor brenda, se kështu do t’i përshtatet edhe Ermalit. Besoj se do të jetë një bashkëpunim i bukur.

- E ndjek muzikën e kolegëve shqiptarë?

- E ndjek sepse më dërgojnë shokët gjithmonë këngë të tyre. E dinë që më pëlqejnë. Më dërgojnë duke filluar nga tallava, popullore etj. (Buzëqesh)

- Nëse do të kishte një Grammy edhe në Greqi, edhe në Shqipëri...

- Kuptoj që duhet të zgjedh. Unë nuk mund t’i ndaj këto të dyja. Di vetëm një gjë, që kam gjak shqiptari. Këtë nuk e ndryshon asgjë.

- Muzikën e shijon më shumë në radio apo në televizor?

- Më shumë në radio, sidomos në makinë. Edhe këngën time, kur e mbaroj, për herë të parë do ta dëgjoj nga makina ime, përpara se ta dorëzoj. Më ka qëlluar të kuptoj se duhej të bëja ndonjë ndryshim të vogël.

- Ke bërë ndonjëherë diçka që njerëzit nuk e kanë pritur prej teje?

- Ndoshta, por nuk ma kanë thënë.

- Në cilin prej klipeve ka qenë më e mira që ke mundur të bëje?

- Meqë “Mamacita bue- na” vajti 40.000.000 shikime, them se ajo ka qenë deri tani. - Cilët janë elementët që të sigurojnë suksesin në muzikë?

- Mendoj se dëshira, vull- neti dhe mosdorëzimi. Sado pengesa të dalin përpara, është ajo që të çon drejt suksesit.

- Si i ke marrëdhëniet me gjumin?

- Nuk kam marrëdhënie te mira. Fle pak orë dhe gjumi më mungon shumë. Orët… varet. Edhe me katër orë gjumë, kam vazhduar punën.

- Cila është cilësia jote më e mirë? - Durimi. - Për çfarë je ankuar më shumë këto kohë? - Nuk ankohem. - Në ç’rast gënjen Klajdi? Kujt ia ke thënë gënjeshtrën e fundit?

- Gënjeva qenin, kur i thashë: “Do të të nxjerr një xhiro” dhe nuk e mbajta fjalën. (Qesh)

- Ke bërë femra të qajnë apo të kanë bërë ato ty?

- Edhe i kam bërë, edhe më kanë bërë.

- Mendon se anglishtja është gjuha e duhur me të cilën këngët tingëllojnë bukur?

- Jo, nuk mendoj se është ajo. Muzika ia shton më shumë bukurinë gjuhës, çfarëdo gjuhe të jetë ajo. Mjafton të jetë muzikë e bukur.

- Ndjenja më e mirë në botë është dashuria. Po ajo më e keqe? - Urrejtja. - Si sillet Klajdi kur është i dashuruar?

- Besoj se jam shumë i rregullt dhe sillem shumë mirë me femrën, por siç dihet, çdo gjë nuk është vetëm në dorën tonë.

- Preferon seksin apo dashurinë?

- Preferoj dashurinë, sigurisht.

- Cili është qëllimi yt në jetë?

- Njëherë për njëherë, është të arrij të udhëtoj gjithë botën, nëpërmjet muzikës sime.

- Ke qenë më shumë me fat si artist apo si person?

- Besoj se ndjehem me fat për të dyja, deri në këto momente.

- Nëse do të ktheheshe pas në kohë, çfarë do të bëje ndryshe? - Absolutisht asgjë. - Cili ka qenë albumi i fundit që ke blerë nga një këngëtar? - Majkëll Xhekson. - Ka patur ndonjë këngë që e ke bërë dhe që do të doje të mos e kishe bërë? - Jo. - Cila është ajo gjë që nuk e kontrollon dot te vetja?

- Që, kur kam nerva, më bien shpejt dhe që nuk mbaj inat. Do të doja të më zgjasnin pak. - Nëse do të bëje një këngë që nuk do të fliste për dashurinë, për çfarë do të ishte ajo? - Për nënat. - Kalojmë pak te femrat... Çfarë të bën ta kthesh kokën për të parë një femër?

- Mënyra se si ajo ecën.

- E ke një të dashur në krah, aktualisht? - Gjithmonë e kam. - I ulur në divan me të dashurën, duke ngrënë pop-corn... Çfarë filmi do të doje të shihje? - “Aventurat”. - Do ta anulloje një koncert të rëndësishëm për të qëndruar me vajzën që do?

- Jo, sepse mendoj se vajza që meriton të jetë në krahun tim, duhet të jetë ajo që s’do të më ndalonte ta bëja.

- Cila është ajo anë e jotja që publiku nuk e njeh?

- Që më pëlqen shumë futbolli dhe e luaj.

- Çfarë bën për t’u relaksuar? - Meditim transhendental. - Çfarë ke mësuar deri tani nga eksperiencat që ke përjetuar në jetë?

- Që s’kam parë asgjë akoma. Kam shumë gjëra për të mësuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.