Anjeza Shahini kundër RTSH-së apo kundër Elhaida Danit?

Intervista - - JAVA VIP -

Tërheqja e kompozitorit të këngës që do të na përfaqësonte në Eurovizion, u përfol shumë edhe nga vetë këngëtarët dhe njëra prej atyre që kanë reaguar ka qenë Anjeza Shahini, e cila e ka quajtur këtë tërheqje të këngës si një kapriçio aspak profesionale. Më tutje,Anjeza ka vazhduar: “Unë dua të jetë në Eurovizion ai që e meritonte dhe e ka merituar prej kohësh, Bojken Lako. Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriçio aspak profesionale e kujtdo për t’u tërhequr. Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite? Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me televizionin e shqiptarëve taksapagues? Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat. Vitin e ardhshëmletadërgojnëElhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një përfqasues dhe konkurrojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurse kanë bërë shumë shtete. Me siguri, do të kemi edhe rezultate shumë të mira”, ka përfundu- ar ajo. Pas reagimit të saj, kanë replikuar edhe disa kolegë, si DrenAbazi, i cili i ka kërkuar me çudi Anjezës që të qetësohet. Tani, nuk e morëm vesh, Anjeza e kishte me festivalin apo me këngëtaren që do të na përfaqësojë, duke qenë se vetë ishte për Bojken Lakon?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.